Protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e n...
Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte në...

I cilësuar si ushtar i klanit të Copjave, Altin Ndoci u arratis mesditën e 13 janarit 2026 nga Spitali i Durrësit. I riu nuk është një emër i pa njohur për drejtësinë shqiptare.
Gazetari i njohur Elton Qyno i ftuar në studion e “Kafe Shqeto’ tregon si SPAK gaboi për Altin Ndocin në lidhje me ngritjen e akuzave për 4 vrasje dhe akuzat për të cilat Altin Ndoci vijonte të mbahej në burg.
Ndoci u arratis mesditën e 13 janarit nga spitali i Durrësit ku kishte shkuar për vizitë, ndërsa është në gjykim për 5 vrasje dhe për grabitjen në Rinas.
Qyno tregon dhe ‘armiqësinë’ mes Altin Ndocit dhe Nuredin Dumanit.
Pjesë nga intervista e Elton Qynos në studion e 'Kafe Shqeto' në Syri TV
Altin Ndoci faktikisht është arrestuar qysh në ngjarjen e vitit 2020 kur sapo u hap ajo periudha e lëvizjes së lirë pas pandemisë. Në prill të vitit 2020, ka ndodhur një vrasje në zonën e Durrësit, Besmir Haxhia dhe Viktor Haxhia, dy vëllezër, dhe pikërisht nga hetimet që ka kryer prokuroria e Durrësit në atë periudhë, u rezultua që një nga personat pjesëmarrës në këtë vrasje siç ishte Klevis Alla, u arrestua dhe më pas u pendua.
Nga pendesa e këtij rrodhën disa urdhra arreste të tjera, mes të cilëve ishte dhe urdhëri i arrestit për Altin Ndoci. Altin Ndoci është arrestuar në këtë periudhë dhe gjatë kësaj faze janë shtuar dhe dy vrasje të tjera siç ishte Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, vrasje të cilat kishin ndodhur në muajin shkurt të vitit 2020. Pra, më përpara se ngjarja tjetër e vrasjes së dy vëllezërve.
Duke qenë se ai ka mohuar këto katër vrasjet dhe më pas çështja kaloi në SPAK, SPAK-u këmbënguli pikërisht tek dëshmia e Klevis Allës, duke pretenduar që Altin Doci, Talo Çela dhe Klevis Alla ishin tre autorët që kishin bërë këto katër vrasje. Ndërkohë që, në vitin 2022, plagoset Nuredin Dumani, arrestohet në qytetin e Fierit dhe më pas bie në dorën e Altin Dumanit, i cili i merr deklarimin këtij Nuredin Dumani.
Ai bie në dorën e Altin Dumanit dhe pasi merr deklarimin e Nuredinit, Nuredini jep një version tjetër nga ajo që kishte dhënë Klevis Alla, dhe, por kjo ndodh vetëm dy vite pasi ishte arrestuar Altin Doci dhe më pas hetimet vijojnë të kryhen me intensitet të lartë, me qëllimin për të provuar pjesëmarrjen e Altin Docit por edhe të Talo Çelës në këto katër vrasje.
Në fund, duke qenë se nuk përputheshin të gjitha provat dhe faktet e administruara në dosje, vetë Altin Dumani shkon me një kërkesë në Gjykatën e Posaçme ku kërkon pushimin e çështjes.
Për Altin Docin dhe për Talo Çelën, sepse nga hetimet e kryera dhe nga verifikimet e bëra dhe përplasjeve të dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë, Klevis Alla por dhe Nuredin Dumani, rezultoi që autorët e vrasjes së Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë dhe dy vëllezërve Haxhia i kishte kryer Henrik Hoxha, Klevis Alla, Nuredin Dumani dhe Elio Bitri.
Pra, dy personat e tjerë ishin produkt i shtimit të dëshmisë së Klevis Allës, si pasojë e mësimit të Klevisit nga Nuredin Dumani për të thënë në polici dhe në prokurori dy emra të kundërshtarëve të tij, siç ishin, siç ai i quante Altin Docin dhe Talo Çelën.
Pra, ishte një intrigue, një shpikje që këta kishin bërë, një dizinformim që këta kishin bërë në prokurori, e pranuar vetë dhe nga Nuredini por edhe nga Klevisi, që të godisnin jo vetëm me grykën e automatikut në rrugët e Durrësit apo të Tiranës apo të Elbasanit, por të godisnin edhe me shtetin pikërisht dy kundërshtarët e tij, Talo Çelën dhe Altin Ndocin. Por gjatë kësaj kohe kur ka qenë në burg, Altin Ndoci i ka mohuar, të gjitha akuzat.
Por gjatë kësaj faze vjen një dëshmi e dytë e Nuredin Dumanit dhe akuzon për një episod tjetër Altin Docin, siç është vrasja e Andi Zylyfit në Peqin dhe plagosja e mikut të Andit, Ardi Uruçit.
Pikërisht, duke qenë se nuk kishin dot mundësi dhe prova për ta mbajtur në burg për katër vrasjet, i shtuan një vrasje të pestë. Pra u pushuan katër të parat dhe u shtua vrasja e Andi Zylyfit dhe gjatë kësaj kohe, pas shtimit të masës së sigurisë për Andi Zylyfin, shtohet dhe një masë tjetër sigurie ndaj Altin Ndocit, në korrik të vitit 2024, duke i shtuar dhe katër vrasje të tjera dhe aktualisht, në fazën që ne po flasim, ai ndodhet në në dy gjykime, pra te ‘Plumbi i Artë’ por edhe tek rasti ku akuzohet për pesë vrasje.
Ka zyrtarisht pesë akuza për vrasje, siç është vrasja e Endrit Alibejt në Elbasan, vrasja e Arben Dylgjerit, vrasja e turkut Erdal Duranay, vrasja e Klevin Bahos në qytetin e Peqinit dhe plagosja e Sandër Bahos.
Vrasja e Andi Zylyfit, plagosja e Ardi Uruçit, sigurimi i kushteve për të kryer vrasjen e Arjan Alibejt dhe sigurimi i kushteve për të kryer vrasjen e Spahiut, përfshirë këtu pastaj edhe akuzat që rrjedhin pas tyre, si kryerja e grupeve, kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar dhe derivati i organizatës kriminale, mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, dhënie ndihmë personit në kërkim Talo Çela dhe dy vjedhje të bujshme, siç ishte vjedhja e Rinasit në, edhe për vjedhjen, po, edhe për vjedhjen e Rinasit ka akuzë dhe sot në këtë fazë ndodhet në gjykim në Gjykatën e Posaçme. Dhe vjedhje me armë ndaj një exchange-i të mbetur në tentativë të ndodhur në qytetin e Fierit, Mynevella Muçi.
Duke qenë se në dy faza, në fazën e parë për katër vrasjet SPAK-u dështoi, prandaj thashë që në një farë mënyre babai i tij kishte një të drejtë.
Ishte një dështim totalisht i SPAK-ut në katër vrasjet e para që i futi, sepse pretendohej që ky është autori dhe nga ana tjetër u faktua me katërcipërisht që ai nuk ishte autori dhe e mbajtën kot në burg për të paktën dy vite.
Dhe pas asaj faze, u shtuan edhe pesë vrasje të tjera duke u mbështetur në bisedat që ky individ ka bërë me anëtarë të tjerë të botës së krimit në aplikacionin Sky, por duke u mbështetur edhe te dëshmia e Nuredin Dumanit.
Por faktikisht, edhe te pjesa që e dëgjova babain, ka një farë të drejte, sepse Nuredin Dumani është, një nga njerëzit që ka dashur ta vrasë me doemos pikërisht Altin Ndocin.
Dhe duke qenë se nuk ia arriti dot këtë gjë për ta vrarë në fazën kur ai ishte i lirë dhe të dy ishin të lirë, atëherë u mundua ta vriste me shtet.
Dhe faktikisht ai me shtet e ka sulmuar duke deklaruar në shumë episode kriminale pikërisht emrin e Altin Ndocit.
Sigurisht që dhe Altin Ndoci ka kusuret e veta. Ndoci tw dalw nw gjykatw e t’i provojë. Por është një fakt që mes Altin Ndocit edhe Nuredin Dumanit ka pasur një përplasje të hershme, për shkak se Nuredini e ka akuzuar gjithmonë Altin Ndocin se ka dashur me i vrarë vëllain, Dashnor Dumanin. Dhe kjo tentativë vrasjeje ka ndodhur për shkak të një borxhi prej 5000 eurosh. Dhe e dini kur është mobilizuar për të vrarë Ndocin? Është mobilizuar pikërisht ditën që ka qenë varrimi i dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj në qytetin e Durrësit. Sepse ata e dinin që dy vëllezërit ishin shokë të Altin Ndocit.
E ka treguar dhe vetë Nuredini. Në momentin kur ata përgatiten për të bërë vrasjen, ishte Altini që do shkonte te varrimi. Dhe qëllimi ka qenë që kur të ktheheshe nga varrimi i dy vëllezërve do ekzekutonin dhe Altin Ndocin.
Gazetari : E ekspozon pak SPAK-un kjo edhe si të përfshirë në lojra dhe intriga kriminale?
Elton Qyno: Wshtë fakt tashmë që SPAK-u vetë i preu urdhër-arrestet dhe vetë pastaj i tërhoqi. Sepse e kuptoi që kishte futur në një qorrsokak pikërisht nga intriga që bënte Klevis Alla me Nuredin Dumanin. Vijmë në një moment kur SPAK-u pasi humbi disfatën e parë, sigurisht që erdhi në një moment të dytë, ku nga katër i shtoi pesë. Pra, e kishte më të lehtë, ia bëri akoma dhe më të rëndë. Prandaj dhe Altin Ndoci nuk besoj se ka ikur vetëm për çështje. Për çështje arratisje si qëllim në vetvete, por ka ikur edhe për çështje prestigji, imazhi
Për padrejtësinë që i është bërë. Ka ndodhur edhe në rastin e kur u shpërthye burgu i, i Drenovës në Korçë, dhe një nga personat që u arratis në atë kohë ishte dhe Fran Marashi, bashkë me Admir Tafilin.
Dhe një nga bisedat që kam bërë me Fran Marashin kur ka dalë në gjyq në Gjykatën e Korçës në atë periudhë se e ndoqi Prokuroria e Korçës si masë, sepse ata e shpërthyen në darkë dhe të nesërmen në mëngjes u arrestuan në Përrenjas.
Pra ishte një arratisje më shumë për revoltë sesa ishte një arratisje për të ikur një herë e mirë. Dhe më tha që unë kam ikur vetëm me qëllimin për të rihapur çështjen gjyqësore, sepse jam dënuar në mungesë për masakrën e Urës Vajgurore, jam dënuar pa u dëgjuar dhe jam dënuar pa bërë as edhe një krim.
Dhe në një kohë kur unë në atë kohë në ‘97 unë kam qenë fëmijë. Nuk kam marrë pjesë me banda të armatosura siç më kanë dënuar me burgim të përjetshëm në Prokurorinë e Beratit. Pra është dhe një formë si të thuash proteste, një formë largimi për padrejtësinë që që që të bëhet dhe në këtë rast është individi tipik për të treguar dhe një mesazh që unë, unë kam ikur sepse jam në burg në mënyrë të padrejtë.
Ish deputeti i PD-së, sot avokat, Asllan Dogjani i ftuar sot në studion e “Kafe Shqeto’ në Syri TV ka denoncuar skemën korrupt...
Zgjerohet harta e kërkimeve për gjetjen dhe arrestimin e Altin Ndocit, i cili u arratis dje nga spitali i Durrësit. Policia ka zhvilluar kontro...
Një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Lezhë. Sipas policisë dyshohet se i riu ka konsumu...
Të tjera detaje janë bërë publike nga arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrës mesditën e të martës (13 janar). P...
Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Paqes në Venezuelë, Diosdado Cabello, njoftoi sekuestrimin e një ngarkese ma...
Një kryeinfermier i spitalit infektiv të Durrësit është arrestuar nga policia, lidhur me arratisjen e Altin Ndocit. Gazetari Elton Q...
Tre persona, të dënuar edhe më parë për të njëjtin krim, janë arrestuar në kryeqytet pasi akuzohen për nj&eu...
Një 45- vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa ishte duke punuar tokën në Levan të Fierit. ...
Gjyqi kundër kriminelit shqiptar të drogës, Franc Çopja, i njohur me emrin Franc Gergely, që po zhvillohej në ndërtes&eum...
Tetë persona janë vënë në pranga në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, ngjarje e ndodhur një ...