AKTUALITET

Përdhunoi 13-vjeçaren, Denis Havalja i lutet shtetit britanik: Mos më ekstradoni në Shqipëri

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 09:35

Përdhunoi 13-vjeçaren, Denis Havalja i lutet shtetit britanik:

Një 37-vjeçar me origjinë shqiptare do të ekstradohet nga Britania në Shqipëri pasi është dënuar për përdhunimin e një të miture në Bulqizë, ngjarje e ndodhur më 29 shkurt 2016.

Ministria e Drejtësisë ka fituar betejën ligjore në Royal Courts of Justice, duke siguruar dritën jeshile për ekstradimin e Denis Havaljas i cili kundërshtonte ekstradimin drejt Shqipërisë dhe vendimin e kishte çuar në apel.

37-vjeçari është dënuar në mungesë në vitin 2017 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat me 5 vite burg për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare dhe vendimi është konfirmuar një vit më pas nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Sipas vendimit të Gjykatës së Matit, viktima kishte deklaruar se teksa po shkonte në shkollë, një automjet tip “Range Rover” ishte ndalur pranë saj dhe drejtuesi e kishte marrë me forcë brenda.

Për t’iu shmangur drejtësisë shqiptare, Havalja u largua drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku përdorte identitetin Dashamir Havalja. në vitin 2015 ai ishte dënuar me 18 muaj burg për shpërndarje droge dhe më pas ishte dëbuar nga vendi.

Ai ishte rikthyer sërish në Angli dhe më 13 prill 2023 është dënuar me 6 muaj burg për goditje ndaj një punonjësi të shërbimeve të emergjencës. Pas përfundimit të dënimit, u transferua në një qendër dëbimi, ku u konstatua se ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Më 6 dhjetor 2024, Westminster Magistrates' Court miratoi ekstradimin e tij, por Havalja e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë.

Në apel, mbrojtja argumentoi se gjatë qëndrimit në burg në Mbretërinë e Bashkuar, që prej majit 2025, ai kishte ndjekur trajtim të rregullt për shëndetin mendor dhe ishte diagnostikuar me çrregullim të përzier ankthi dhe depresioni.

Gjykatësja Justice Eady rrëzoi apelin, duke vulosur përfundimisht ekstradimin e tij në Shqipëri.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?