
Në video-përgjimin e Safet Gjicit në zyrë bie në sy që kamera e fshehtë lëviz në një moment, kur aty afrohet Alma K. gruaja që kryen seks oral me Gjicin. Fillimisht u mendua se ajo kishte filmuar me një çantë, por në dosjen e Prokurorisë së Posaçme thuhet se mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese.
Gjici ruhej dhe tregohej mjaft i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij. Ai i kishte kërkuar 40-vjeçares Alma K., që çelësat e makinës dhe celularin t’i linte në sekretari.
Ish-kryebashkiaku do të dalë ditën e sotme para GJKKOS-së. Seanca është parashikuar të mbahet në orën 13:00, ndërsa ai akuzohet për ‘korrupsion pasiv’. Ndërsa, 40-vjeçara, e cila është në masën “arrest shtëpie” akuzohet për korrupsion aktiv.
Duke qenë se është nënë e një fëmije të mitur, Alma K. u shpreh e shqetësuar për bullizimin e fëmijës së saj pas publikimit të videos.
“Jam vërtetë e traumatizuar. Pasojat janë shumë të mëdha. Fëmija im po bullizohet, ndërsa unë vetë jam e pambrojtur, e rrezikuar dhe e braktisur totalisht nga shteti. Kam folur para SPAK-ut, kam dhënë dëshminë time dhe tani është organi i akuzës që po bën verifikimet dhe procedurat e tij ligjore. Unë nuk mund të flas dhe nuk mund të shprehem më shumë sesa kaq. Apeli im është një dhe i vetëm: jam e braktisur, e pambrojtur nga shteti, fëmija im po bullizohet dhe unë jam e rrezikuar” është shprehur ajo.
Lexo edhe: Seks me paratë tona/ Pse u arrestua Safet Gjici nga SPAK
Në fakt, ka një anë të historisë që ende nuk është zbuluar ende. Gjici pretendon se kurthin ia ngriti opozita, por kundërshtarët e tij për Bashkinë e Kukësit e kanë mohuar këtë. Alma K. ende nuk e ka sqaruar, se përse e filmoi Safet Gjicin në zyrë. Vërtet e dogji kryebashkiakun, por në anën tjetër dëmtoi veten.
Gjici është arrestuar për korrupsion pasiv, pasi filmimet treguan se në këmbim të seksit ai premtoi financimin e një projekti për qentë e rrugës.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Qershor11:30
“Zhduket” nga Saranda shtetasja amerikane: Si nisën hetimet për mashtrim dhe dokumenti fals i CIA-s që iu zbulua në banesë
Prokuroria e Sarandës ka lëshuar një urdhër ndalimi për amerikanen Kelly Grigg, e cila u arrestua në 23 shkurt të një ...
AKTUALITET
26 Qershor11:27
Shkodër - VOA: Policia po dëshmon mungesë efektivteti në luftën ndaj kanabisit
Pas një hetimi disa mujor, për kultivimin e bimëve narkotike në Qarkun e Shkodrës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashk...
AKTUALITET
26 Qershor11:23
U përfshi në aksident dhe tentoi arratisjen, arrestohet polici i komisariatit Pogradec
Një 46-vjeçar, me detyrë specialist për hetimin e krimit në Pogradec ka përfunduar në prangat e policisë.
Ai nj&eum...
AKTUALITET
26 Qershor11:21
Kanosën konkurrentët, procedohet administratori dhe dy shoferë të linjës Tiranë-Bulqizë
Adminstratori dhe 2 shoferë furgonësh të linjës së transportit qytetar janë proceduar penalisht pasi kanë kanosur shofer&eu...
AKTUALITET
26 Qershor11:20
U arrestua për korrupsion, Safet Gjici del sot para gjykatës, rrezikon deri në 7 vite burg
TIRANË- Ish-kryebashkiaku socialist i Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK...
AKTUALITET
26 Qershor11:19
Lefter Alla kërkon lirimin! Shtyhet sërish seanca në GJKKO, avokati: S'përballon dot burgun
TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua në GJKKO seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla. Gjatë seanc&eum...
AKTUALITET
25 Qershor19:42
Babë e bir dhunojnë me sende të forta 54-vjeçarin në Delvinë
Babë e bir Bledi dhe Enis Ali, janë proceduar penalisht pasi dhunuan me sende të forta shtetasin Kristo Dhima 54-vjeç banues në Gji...
AKTUALITET
25 Qershor18:00
"Shkrihet" Fan Noli/ Universiteti i Korçës bashkohet me atë të Tiranës! Ja shkaku!
Dhimitër Bello, rektori i universitetit Fan Noli të Korçës, në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se...
AKTUALITET
25 Qershor13:00
Grabitja e pikës valutore, nis verifikimi për 2 punonjëset
Policia ka nisur verifikimet për dy punonjëset e pikës së këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë...
AKTUALITET
25 Qershor11:00
EMRAT/ Degjeneron sherri mes dy të rinjve, njëri prej tyre nxjerr armën, por.... Ja çfarë ndodhi mbrëmë në Kamëz
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku dy personat B. P., 27 vjeç dhe Sh. P., 20 vjeç rreth or&e...