Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Kroacia dhe Sllovenia kanë kthyer mbrapsht perimet shqiptare për shkak të sasisë së lartë të pesticideve. Stavri Gjini dhe Nikollë Mihali fermerë në zonën e Lushnjes shprehen se problemi kryesor është mungesa e kontrollit të pesticideve që shiten në farmaci bujqësore dhe pikat e imputeve bujqësore.
Stavri Gjini: “Ne kemi shumë vite që punojmë me sera. Fillimisht tregun e kishim brenda vendit, por më pas me rritjen e prodhimeve dhe sipërfaqeve, eksporti u bë i domosdoshëm. Na duheshin këshilla, përqindjet e përdorimit të plehrave, ndihma teknike. Me kohë eksporti ka ecur mirë, drejt Europës, Bullgarisë, Rumanisë, Gjermanisë e më tej. Kujdesi për prodhimin fillon që nga fara, vendi ku mbillet dhe tregu ku shitet. Por jo gjithmonë arrihen të gjitha. Shpesh faji nuk është vetëm i fermerit. Edhe farmacitë bujqësore kanë përgjegjësi, pasi fusin preparate pa kontroll. Një shishe mund të testohet, por jo e gjithë sasia. Nëse përdoren preparate të pasigurta, dëmtohet i gjithë zinxhiri. Prandaj ne kemi nevojë për ndihmën e specialistëve, qoftë për farat, qoftë për pesticidet.”
Nikoll Mihali: “Ne jemi fermerë prej 20 vitesh. Problemi është se specialistët e bujqësisë nuk na ndihmojnë si duhet. Agronomët merren vetëm me prodhimin e kontraktuar, ndërsa ne fermerët e lirë mbetemi pa mbështetje. Shpesh blejmë preparate, disa janë edhe të skaduara. Nuk ka kush të na japë recetë të saktë siç bën një mjek për ilaçet. Ne duam të punojmë dhe kemi eksperiencë, por mbetemi të pambrojtur. Është e domosdoshme që specialistët të vijnë pranë nesh, të bëjnë grafikun e këshillimit dhe të na tregojnë cilat preparate janë të lejuara dhe cilat jo.”
Ndërsa Marsel Sema, i cili ka një magazinat më të mëdha të tregtimit të imputeve shprehet se çdo pesticid bujqësor shoqërohet me këshilla teknike, por sipas tij problemi kryesor është mosrespektimi i karencës, pra kohës që duhet pritur nga trajtimi kimik deri në vjeljen e prodhimit. Udhëzimet janë që fruti të vilet pas 14 deri në 21 ditësh nga trajtimi me pesticide por jo gjithmonë zbatohet nga fermerët.
Marsel Sema: “Shpesh fermerët nuk respektojnë karencën. Spërkatin sot, pas pesë ditësh vjelin prodhimin dhe kjo ndikon shumë te konsumatori. Çdo preparat ka kohën e vet, disa nuk lënë mbetje fare, disa kanë karencë të shkurtër, disa të gjatë por duhet respektuar. Ne importojmë kryesisht nga vendet e BE-së, sidomos Spanja, dhe çdo produkt shoqërohet me analizë dhe certifikatë fitosanitare. Fermerëve u japim asistencë falas dhe i ndjekim edhe në terren, duke i këshilluar të mos tejkalojnë dozat dhe të respektojnë karencën. Nëse i zbatojnë këto, produktet janë të pastra”.
Eksperti i bujqësisë Ardit Bali u shpreh për Report TV se faji është i institucioneve në varësi të Ministrisë së Bujqësisë. Sipas tij agronomët duhet të jenë çdo ditë në terren për të këshilluar dhe kontrolluar fermerët. Gjithashtu është domosdoshmëri krijimi i laboratorëve që certifikojnë cilësinë e produktit.
Ardit Bali: “Këshillimi i specialistëve nuk funksionon si duhet. Nuk ka ndihmë të vazhdueshme për fermerët në lidhje me përdorimin e dozave dhe respektimin e karencës. Është domosdoshmëri ngritja e laboratorëve shtetërorë për certifikimin e produkteve, që të mos përsëriten kthimet nga tregjet e huaja. Karenca është koha që duhet të kalojë pas trajtimit me pesticide para se të vilet prodhimi. Fatkeqësisht, shumë fermerë nuk kanë informacion dhe institucionet nuk bëjnë sa duhet. Kështu, në Shqipëri produktet dalin ‘të pastra’, por jashtë vendit bllokohen. Laboratorët privatë ekzistojnë, por shteti duhet të ketë laboratorë funksionalë pranë drejtorive të bujqësisë dhe inspektoriateve.”
Në përfundim, nga të gjithë faktorët – fermerë, tregtarë dhe ekspertë – ngrihen dy probleme kryesore: Moszbatimi i karences, mungesa e kontrollit dhe mbështetjes së specialistëve të bujqësisë si dhe nevoja urgjente për ngritjen e laboratorëve te licensuar per analizat e produkteve bujqesore.
Pasditen e së shtunës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ekipi i xhirimit të emisionit investigativ “Piranjat” ...
Kanë dalë pamjet e aksidentit në Bologna të Italisë ku humbi jetën një 18-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Va...
Kroçera me 3,626 pasagjerë, “Voyager of the Seas”, ka mbërritur për herë të parë në portin e Sarandë...
Familjarët e Besnik Koçiut kanë bërë përgjegjës institucionet shtetërore për vdekjen e 51-vjeçarit n&eum...
30,7 për qind e grave janë jashtë forcave të punës, kundrejt vetëm 17,7 për qind të burrave. Gratë kanë gjit...
Me lot në sy, i shkatërruar nga humbja e dy vajzave, që u shuan në lule të rinisë në një aksident automobilistik, Riza...
Nuk ka asnjë të dhënë të përafërt se sa është numri i makinave të braktisura në parkingjet apo ambiente...
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bolonjë, ku humbi jetën 18-vjeçari shqiptar Valjero Maksuti. I riu,...
Isli Dhimaku, vetëm 7 vjeç, po përballet me sëmundjen e rëndë të leuçemisë. Ai nuk është i vetë...
52-vjeçari, Besnik Koçiu, i arrestuar më 12 korrik 2025 për dyshime mbi një plagosje me armë sportive, ndërroi jetë ...