AKTUALITET

Personat me aftësi të kufizuara ende pa bonusin e fundvitit

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2025, 18:33

Personat me aftësi të kufizuara ende pa bonusin e fundvitit

Në fund të nëntorit të këtij viti, Këshilli i Ministrave miratoi shpërblimet e fundvitit për pensionistët dhe kategoritë e tjera përfituese, me rastin e festave të fundvitit 2025. Ndër këto kategori përfshiheshin edhe personat me aftësi të kufizuara, të cilëve u ishte premtuar një shpërblim simbolik për festat.

Megjithatë, ndërsa viti po i afrohet fundit dhe kanë mbetur edhe 8 ditë deri në ndërrimin e viteve, bonusi i fundvitit për personat me aftësi të kufizuara ende nuk është shpërndarë. Qytetarë të shumtë i janë drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar këtë situatë, duke theksuar se institucionet përgjegjëse nuk po japin asnjë zgjidhje.

Një prind, babai i një djali 34-vjeçar me aftësi të kufizuara, tregon se djali i tij u paraqit për të tërhequr bonusin e premtuar nga qeveria, por iu tha se shpërndarja do të bëhej në muajin janar. “Njerëzit janë në vështirësi ekonomike. Këta po tallen me të varfrit. Me një pagesë prej 87 mijë lekësh të vjetra, kjo kategori duhet të përballojë festat e Vitit të Ri,” shprehet ai.

Po ashtu, disa gra nga Vora bëjnë me dije se nuk e kanë marrë bonusin e invaliditetit. Ato tregojnë se, pasi janë interesuar pranë bashkisë, u është thënë se nuk ka fonde të mjaftueshme. Sipas tyre, edhe vitin e kaluar bonusi nuk është shpërndarë.

Këto raste kërkojnë një reagim serioz nga institucionet kompetente, të cilat duhet të marrin masa të menjëhershme për shpërndarjen e bonusit për personat me aftësi të kufizuara, përpara përfundimit të vitit.

Denoncimi i parë:

Problemi është bonusi që ju takon kategorisë së invalidëve, kam djalin 34-vjeç dhe sot shkoji të tërhiqte lekët pranë postës që ndodhet tek Stacioni i Trenit dhe i thanë që bonusi do jepet në muajin Janar. Ndërkohë që edhe bonusin e pranverës nuk jua dhanë kësaji kategorie. Nuk e kuptoji çfarë bëhet kështu, kryeministri dhe Ministri i Financave çierren duke u mburrur se po i japin bonus kësaj kategorie që ka shumë nevojë për këtë bonus dhe në anën tjetër punonjëset e postës thonë që bonusin do ta merrni në Janar. A nuk kanë nevojë dhe këta njerëz të festojnë e gëzojnë festat e fund vitit si e gjithë bota? Përse nuk ndahet bonusi por e lenë për në muajin Janar? Kush mban përgjegjësi për mos ndarjen e këtij bonusi? Sigurimet shoqërore, Bashkia apo ku ta di unë! Ju lutem publikojeni se ndoshta duke u bërë publike nga ju na ndihmoni ti marrim. Turp turp! Njerëzit janë hallexhinj, këta tallen me fukarain me një pagë prej 87 mijë lekë të vjetra do bëjnë vitin e ri kjo kategori. Ju lutem anonim. Faleminderit dhe respekte pa fund për ju, ju ndjek gjithmonë sepse jeni ju që ngrini zërin për ne dhe vetëm tek ju gjejmë zgjidhje. Respekte!"

Denoncimi i dytë:

“Përshëndetje, a mundeni ta bëni një postim në lidhje me bashkinë e Vorës, sepse për shpërblimet që kanë premtuar nga ana e kryeministrit që do të marrin dhe invalidët nuk janë shpërndarë. Ku i çon bashkia e Vorës? Përse bashkia e Vorës i ka ndarë invalidët që i trajton bashkia nuk marrin shpërblime, thonë s’ka fonde. Invalidët edhe në 2024 nuk kemi marrë shpërblim, edhe për 2025 as që bëhet fjalë të marrin invalidët që trajtohen nga bashkia. Ku i çon shpërblimet ai kryetari i bashkisë Vorës, se jemi zonja që nuk marrim shpërblim. Le të hapë sytë zoti Rama cilin kryetar ka vënë në krye të Vorës, çfarë hajduti është Blerim Shera."

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve