
ELBASAN- Një 35-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike. Gjithashtu në pranga janë vënë edhe nëntë persona që ndodheshin në lokal duke organizuar lojëra fati. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me çipsa, 8 pako letra bixhozi, 11 aparate celulare, lëndë narkotike, 2 grirëse të kësaj lënde dhe shuma parash lekë, euro dhe paund.
Njoftimi:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, angazhim maksimal për goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre. Finalizohet operacioni policor i koduar “Texas Poker “. Kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari. Gjithashtu, vihen në pranga 9 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë në lokal, duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin.
Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me çipsa, 8 pako letra bixhozi, 11 aparate celulare, lëndë narkotike, 2 grirëse të kësaj lënde, suma parash (lekë, euro dhe paund), të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Texas Poker”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: B. S., 35 vjeç, banues në Elbasan (administrator i lokalit) për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; P. O., F. Q., K. I., R. P., P. S., E. D., dhe I. R., për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”; Ç. Xh., dhe A. B., për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë këta shtetas, duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal që e kishte marrë me qira shtetasi B. S., në fshatin Labinot fushë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me çipsa, 8 pako letra bixhozi, 11 aparate celulare, lëndë narkotike, 2 grirëse të kësaj lënde, shuma parash në lekë, euro dhe paund të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
E.D
AKTUALITET
26 Tetor10:46
Nuk deklaroi mbi 11 mijë euro që kishte me vete, procedohet 55 vjeçarja në Kakavijë, sekuestrohet shuma e parave
KAKAVIJË- Një 55 vjeçare, që po udhëtonte drejt Greqisë, është proceduar penalisht në pikën kufitare t&eum...
e. d
AKTUALITET
26 Tetor10:20
Nga vjedhja tek drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, arrestohen shtatë persona në Tiranë
foto ilustruese
TIRANË- Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. M&eum...
M.B.
AKTUALITET
26 Tetor10:10
"Shtrëngim për dhënie pasurie", ekstradohet nga Shqipëria në Itali një i dënuar me mbi 6 vjet burgim
TIRANA- Një italian i dënuar me mbi 6 vjet burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie është ekstraduar nga Shq...
M.B.
AKTUALITET
26 Tetor10:10
"Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve", ekstradohet nga Austria 26-vjeçari shqiptar i dënuar
TIRANA- Një 26-vjeçar shqiptar me inicialet N. A., është ekstraduar nga Austria. Mësohet se i riu ishte dënuar në vi...
M.B.
AKTUALITET
26 Tetor09:28
Aksident në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, automjeti përplas për vdekje këmbësorin
FIER- Një aksident është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë&rd...
M.B.
AKTUALITET
26 Tetor08:47
E diela e fundit e tetorit sjell ndryshimin e orës, nesër akrepat do të kthehen 60 minuta pas
TIRANA- Këtë të dielë akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas. Të dielën e fundit të muajit tetor, akrepa...
M.B
AKTUALITET
26 Tetor07:43
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave...
Ian Thomson
AKTUALITET
25 Tetor21:27
"Bandat shqiptare në Britaninë e Madhe respektojnë kodin e kanunit!" Shkrimtari anglez: Shqipëria jeton prej kohësh nën hijen e Italisë
TIRANA- Shqiptarët e kanë prejardhjen nga popujt më të lashtë evropianë, ilirët. Vendi u krijua vetëm pas vitit 1912 m...
E.D
AKTUALITET
25 Tetor20:54
EMRI/ Magazina e drogës në Korçë, zbardhet identiteti i "kokës" organizative të punës
KORÇË- Sadriano Duçi është personi i cili u shpall në kërkim nga policia pasi përshtati magazinën&n...