Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

Në Durrës, kur një marinar nuk kthehet në shtëpi në darkë, zakonisht ka dy arsye: ose është ende në det, ose është ulur për të pirë një birrë. Por jo në rastin që do t’ju tregojmë, ku gjërat kanë marrë një kthesë tragjike.
Arben Byku, 55 vjeç nga Durrësi, zhduket papritur më 28 qershor të 2025-ës.
“Babai ka punuar si peshkatar prej 30 vitesh. Gjatë gjithë kësaj kohe unë dhe familja ime nuk kemi kontakt me babain, për shkak se nuk ka valë në det të hapur. Ditën e 28 qershorit, babi im zbret në portin e Durrësit dhe takon mamanë time diku nga dreka dhe i thotë që në darkë do të kthehet në shtëpi, pasi të mbarojë detyrimet që ka në port, në peshkarexhë. Mirëpo atë mbrëmje, babai nuk u kthye, duke na alarmuar”, – tregon Klinsman, djali i Arbenit.
Sa më shumë kalonin orët, aq më shumë shtohej meraku i familjarëve. Me të gdhirë e nesërmja, ata i drejtohen Komisariatit të Policisë së Plazhit të Durrësit.
“Shefi, Kujtim Lleshi, na siguroi që do të koordinohej çdo ditë me policinë e Durrësit, me stafin e tij që është në terren, me morgun e Durrësit, por edhe me spitalin e Durrësit, por deri më tani nuk kishin asnjë informacion”, – shton ai.
Praktikisht, një person i zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, ndaj familjarët detyrohen që kërkimet t’i shpërndajnë edhe jashtë Durrësit – konkretisht te spitali “Nënë Tereza” dhe morgu i Tiranës.
“Te morgu i Tiranës duhej një procedurë shumë e veçantë që të identifikosh një trup. Unë dhe familja ime duhet të kishim një firmë nga komisariati i Policisë së Plazhit të Durrësit dhe një OPGJ që caktohej nga i njëjti komisariat. Ndërkohë, kur unë i kërkoja zotit Lleshi një firmë dhe një OPGJ për të shkuar në morgun e Tiranës dhe për të hequr dyshimet tona të fundit që babai nuk ishte atje, zoti Lleshi na siguronte që kishte kërkuar atje dhe nuk ekziston asnjë person me emrin Arben Byku.”
Shefi ishte i sigurt që trupi i Arbenit nuk ndodhej në morgun e Tiranës, pasi – sipas tij – këtë e kishte konfirmuar vetë. Por në këtë histori, e vetmja gjë e sigurt është se ai ka gënjyer.
“Pasi hyra te dhoma ku mbaheshin trupat e pajetë, personi që punonte aty më tregoi tre trupa të paidentifikuar. Njëri prej tyre ishte babai im i ndjerë, i cili ndodhej aty prej javësh, i hapur, i paidentifikuar dhe pa shenja jete, i ardhur nga Spitali Ushtarak në Tiranë, pasi ishte aksidentuar te Ura e Dajlanit.”
Imagjinoni që 55-vjeçari ka kaluar ditët e fundit të jetës pa patur pranë njerëzit më të dashur, ndërkohë djali, vajza dhe gruaja janë privuar nga mundësia për t’i dhënë përqafimin e fundit. Ndërkohë, Arjan Qesja, oficeri i policisë gjyqësore në komisariatin e Durrësit, tregohet i qartë në lidhje me procedurat që duhej të ishin ndjekur.
“Budallëku më i madh i këtyre të plazhit është pse nuk pyesin, o vëlla. Sepse është një komunikatë, mo burrë, që i thotë sallës: ‘akoma i paidentifikuar’. Siç ia nis unë sallës, i shkon drejtorit, e shohin të gjithë atë, edhe ai i plazhit. I shkon emaili. Nuk kanë kontrolluar hiç. Mua, shefin e qarkullimit, shefin e policisë rrugore, si nuk na kanë kontaktuar një herë ato të plazhit? Të na kishin thënë që është bërë një kallëzim, unë nuk jam aq budalla, se është jetë njeriu. Do t’i thosha: hajde këtu, kush e ka bërë kallëzimin? Ku e ke emrin? Numër telefoni. Direkt në celular unë do t’u thosha: ka ndodhur një aksident, hip me mua në makinë, po e kishim gjetur në sekondë. Ore, s’na ka thënë njeri gjë, fare more, zero.”
“Personi i parë që unë ballafaqova ishte zoti Kujtim Lleshi, personi te i cili kemi bërë denoncimin për humbjen e babit. Ndërkohë babai im dergjej atje dhe zoti Lleshi thotë që nuk i kishte shkuar mendja”, – sqaron Klinsmani.
Nga gjithë sa dëgjuam, mësuam disa të vërteta të hidhura për metodat aspak profesionale me të cilat operohet në disa sektorë të uniformave blu.
A duhet të mbajë dikush përgjegjësi për këtë skandal që ka tronditur një familje të tërë?/piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Prishtina shtrihet në mes të përroit të vegjël Prishtinës, Vellushës dhe Matiqanit, që rrjedhin nga kodrinat xehetarie...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojn&e...
Një aksident u regjistrua rreth një orë më par në hyrje të tunelit të Pogradecit. Policia tha se ngjarja ndodhi kur një...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrethrrotullimin e Skelës në Vlorë, ku një automjet tip BMW ka përplasur n...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, ku është përfshirë Denisa Braci, bashkëshortja e TikTok-erit të njohur “Kozak...
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Lushnjës. Sipas r...
Gjatë 8 kontrolleve të njëkohshme në Bruksel, Policia Federale Gjyqësore (FGP) e Perëndim-Vlaanderen të mërkurën ar...
Rreth një muaj më parë, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit shembi me eksploziv disa vila pa leje në zonën e Farkës, n&eum...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë, ku kan&e...
Policia Federale arrestoi të enjten (11 dhjetor) Manuel Augusto Blacker Miller, 80 vjeç, ish-Ministër i Punëve të Jashtme të...