''Osman Stafa u mor nga policia''/ Berisha dënon rrëmbimin e gazetarit: Kërkoj lirimin e menjëhershëm…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një lajm të denoncuar në media, ku gazetari Osman Stafa ësht...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një lajm të denoncuar në media, ku gazetari Osman Stafa ësht...
Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Për herë të parë ata ecën në këmbë mbrëmje...
Protestuesit nisën marshimin masiv me ngjyra kuqezi në rrugët e kryeqytetit, pas dy orëve tubim para Kryeministrisë. Turma e madhe e ...
Kupa e Botës 2026 po dëshmon shkëlqimin e yjeve të reja të futbollit botëror. Lamine Yamal, supertalenti i Barcelonës, ka ...
Nga Lutfi Dervishi Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë:“Kur dolën nga burgu, Ma...
Ka përfunduar pjesa e fjalimeve dhe tubimit përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 22-të t&e...
Një protestuese deklaroi nga protesta kundër Ramës se qytetarët janë lodhur nga padrejtësitë dhe nga premtimet boshe. Ajo ...
Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën përpara mijëra qytetarëve, duke përcjellë një mesazh të for...
Edhe shqiptarët e Gjenovës në Itali kanë dalë në protestë këtë të diel për të kërkuar dor&eum...
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele pranë fshatit Humelicë në Gjirokastër. Sipas i...

Dy ditë më parë, policia e shtetit doli me këtë komunikatë, ku fliste për zbulimin e një ambjenti ku ushtrohej Call Center.
Se çfarë ka ndodhur atë ditë, dhe si rrodhën ngjarjet, do ju a tregojmë tani, hap pas hapi, me detaje.
Sepse ne ishim aty, dhe hymë të parët në brendësi të strukturës ku kryhej ky aktivitet kriminal.
Zanafilla e kësaj historie nis tre muaj më parë, kur pas denoncimeve tona të vazhdueshme, pronarët e call centerave mashtrues, ndërruan strategji, duke mos u ndjerë më të sigurtë në kullat e qendrës së Tiranës.
Për këtë të fundit nuk mund të vihet bast, sepse ne provuam, jo vetëm të afrohemi, por edhe të hyjmë brenda ambientit të një vile që ishte shndërruar në call center mashtrues.
Është e mërkurë 16 Prill 2026, dhe jemi drejtuar për në bërzhitë, atje ku në një resort mes gjelbërimit, është instaluar një call center mashtrues, me rreth 150 punonjës.
Në realitet, pas një informacioni nga brenda, kishim më shumë se një muaj që e mbanim në vëzhgim, duke dokumentuar hyrje daljet, dhe punën që bëhej çdo ditë, me qëllim të vetëm mashtrimin e shtetasve të huaj, me investime fiktive online.
Dhe kamuflimi i këtij aktiviteti, ishte turizmi dentar në Shqipëri.
Pasi kemi vëzhguar për ditë me radhë, duke zbuluar të vërtetën, dhe për më tepër kur kemi kuptuar se levizjet e fundit në policinë e shtetit po preknin personat që nuk lëvizën asnjë gisht pas denoncimeve tona të vazhdueshme, vendosëm që ishte momenti i duhur për të ndërhyrë...Për më tepër kur kuptojmë që personat që kujdesen për sigurinë për momentin nuk ndodhen në vendin e punës.
Ndaj në këtë situatë, Piranjat vendosin të hyjnë në këtë ambjent.
Ndërsa ne jemi përballur me grupin e parë, dikush me shpejtësi fik dritat, mesa duket me qëllim që t’i japë kohë kolegëve për tu larguar...
Punonjësit janë të gjithë në panik dhe tërësisht të hutuar, aq sa nuk dine se nga duhet të dalin.
Ata të shpërndarë në çdo cep të vilës, nuk dinë më se nga të ikin, ndërkohë që parkingu jashtë është në kaos total.
Ndërkohë nga brenda vilës, punonjës të tjerë vazhdojnë të dalin, dikush duke vrapura, dikush duke mbuluar fytyrën.
Në momentet kur të gjithë po ikin nga sytë këmbët, një objekt i zemëruar, vjën thuajse me vrap drejt nesh, duke ulëritur dhe duke kërkuar të na heqë kameran nga duart.
Këtu duhet të sqarojmë njëherë e mirë diçka... Jo ky objekt që as vetë se di se çfarë kërkon, por as të tjerë përpara e pas tij, nuk mund të na pengojnë të bëjmë punën tonë, në shërbim të qytetarëve dhe të vërtetës, pavarësisht tentativave të tilla të dëshpëruara.
Ndërkohë që arratia masive e mashtruesve grupe grupe vazhdon...
Jo vetëm hajdutë, por edhe arrogantë dhe gojë pisët...
Si psh ky objekti tjetër që në dalje të vilës shpalos arsenalin e fjalorit të shtëpisë dhe familjes së tij.
Për të gjithë ata që nga tastiera do të nisin justifikimin e këtyre individëve dhe sjelljes së tyre arrogante, duhet të sqarojmë, që këta të rinj e të reja, pjesë e call centerave mashtrues, janë me vetëdije të plotë bashkëpunëtor në vjedhje.
Ata zgjohen çdo ditë më idenë se kë do të mashtrojnë dhe kujt do t’i zhvasin paratë e kursyera, dhe kjo bëhet një lloj mënyre e të jetuarit. Mjafton të shihen veshjet dhe mjetet e tyre luksoze për të kuptuar se cili është projekti i tyre afatgjatë.
Struktura është e ndarë në 15 ambiente zyrash, në të cilat operonin rreth 100 persona, mes operatorëve dhe konsulentëve financiarë, të gjithë tashmë të larguar në panik...
Por me sa duket dikush ka kërkuar të marrë masat që asnjë material të mos ngelej në dorën tonë, dhe ka ndërhyrë në sistem nëpërmjet një programi që komandon kompjuterin nga distanca...
Siç thamë më herët, call centeri mashtrues ishte kamufluar me shërbime për turizmin mjekësor, dhe për ta fshehur sa më mirë këtë aktivitet, ishin vendosur tabela reklamuese të këtij aktiviteti fantazëm.
Gjithashtu punonjësit, ishin të gjithë të pajisur me kontrata individuale pune, të firmosura nga punëdhënësi Franc Korteshi.
Ndërkohë në territorin e vilës ka mbërritur patrulla e parë e policisë, dhe pak minuta më vonë mbërrijnë edhe agjentët e krimit ekonomik.
Puna jonë është mbyllur këtu, duke e lënë gjithçka në dorë të organeve ligjzbatuese, të cilët shpresojmë që në ndryshim nga eksperiencat e mëparshmë që kemi patur me ta, të bëjnë me përgjegjshmëri punën e tyre.
Dhe në fund një thirrje për drejtorin e ri të policisë së shtetit: Zoti Hitaj, shpresojmë që situatën me call centerat mashtrues, ta merrni me të njëjtën energji dhe seriozitet siç keni marrë protestat e opozitës./Piranjat News
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Ka dokumente që flasin më shumë se çdo analizë historike. Një i tillë është edhe ky shkresë zyrtare e dat&eu...
Në historinë shqiptare, si në shumë histori të popujve që kanë kaluar përmes dhunës kolektive, ekziston një te...
Kjo e hënë pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje të dobëta shiu që do të përfshijnë...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka publikuar pamjet apokaliptike nga landfilli i Bushatit, duke e cilësuar si nj...
Dy të paraburgosur në IEVP Reç kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve, duke kund&e...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë ditën e sotme në venddepozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit, duke...
Babai i 19-vjeçares Myrto, e cila humbi jetën në mënyrë të mistershme, ka folur i tronditur për mediat greke për vaj...
Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të Fier-Sheganit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kok...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka publikuar një video nga zona e Darsisë, ku në mënyrë ironike e quan “Portat e Darsisë...
Një aksident automobilistik është regjistruar në zonën e Qafë Gjashtë, në hyrje të qytetit, ku janë për...