AKTUALITET

Pishina, muri dhe fasada e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës pa leje. Sulaj: Jam me certefikatë pronësie!

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2025, 22:27

Pishina, muri dhe fasada  e nënkryetarit të Bashkisë së

Një skandal ka dalë në dritë për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, lidhur me një objekt banimi që ai ka në pronësi në zonën e Mjull Bathores.

Pishina, muri dhe fasada  e nënkryetarit të Bashkisë së

Planvendosja e miratuar

Sipas dokumenteve thuhet se banesa është ndërtuar duke devijuar nga kushtet e lejes së miratuar dhe jashtë kufijve të pronës së regjistruar në kadastër.

Objekti ndodhet në rrugën “Ramazan Bregu”, Mjull Bathore, njësia strukturore FA/2 Tiranë në pronësi të Blendi Sulajt dhe me zhvillues po Blendi Sulajn dhe subjekt ndërtues shoqëria “Ndërtim Projektim Alliu Sh.P.K.”

Sipas dokumenteve, detajet në lidhje me devijimet nga leja e ndërtimit janë bërë në pjesët e renditura si më poshtë.

Devijimi 1

Në zonën jugore të truallit, muri rrethues është ndërtuar përtej kufijve të pronës së regjistruar në kadastër. Si rrjedhojë, ky devijim sjell ndërtim pa leje, shkelje të kufijve të pronës, mospërputhje me koordinatat e kufirit kadastral dhe cenim të distancave të detyrueshme sipas lejes së miratuar.

Devijimi 2

Pishina e jashtme është e ndërtuar pjesërisht jashtë pronës. Pishina e realizuar në pjesën jugore është ndërtuar pjesërisht jashtë kufijve ligjorë të truallit, duke krijuar shkelje të sipërfaqes private të palëve të tjera dhe uzurpim të saj. Njëkohësisht pishina nuk është realizuar sipas projektit të miratuar. Ndërtimi i saj konsiston në ndërtim pa leje dhe jashtë kufirit të pronës, nuk përputhet me planin e pishinës dhe sistemimit të miratuar.

Devijimi 3

Muri rrethues në pjesën perëndimore shkelje të trupit të rrugës të miratuar nga Bashkia e Tiranës

Sipas dokumenteve, nënvizohet se në pjesën perëndimore, muri rrethues ka shkelur hapësirën publike të rrugës sipas planit të miratuar pranë Drejtorisë së GIS-Kadastrës, Bashkia Tiranë, duke rezultuar në ndërtim pa leje jashtë kushteve të miratuara të lejes së ndërtimit dhe duke uzurpuar hapësirën publike. Gjithashtu, në lejen e miratuar janë parashikuar portat e aksesit në murin rrethues sipas plan-sistemimit të miratuar, por të cilat nuk janë respektuar.

Në këtë rast kemi ndërtim pa leje, shkelje të vijës së ndërtimit dhe shkelje të distancave të miratuara nga trupi i rrugës në lejen e miratuar dhe zënie e shfrytëzim të hapësirave të parashikuara për qarkullim publik.

Pishina, muri dhe fasada  e nënkryetarit të Bashkisë së 

Pishina, muri dhe fasada  e nënkryetarit të Bashkisë së


Devijimi 4

Muri rrethues nuk ka respektuar formën e miratuar dhe ka ndryshime në lartësi dhe material.Muri perimetral është realizuar si mur i lartë dhe i mbyllur (me bllok/muraturë), ndërkohë që leja e miratuar parashikon: kangjella metalike, lartësi të reduktuar,  transparencë vizuale. Ky ndryshim përbën devijim të dukshëm nga leja e ndërtimit.

Pishina, muri dhe fasada  e nënkryetarit të Bashkisë së

Pishina, muri dhe fasada  e nënkryetarit të Bashkisë së

Plani i sistemimit ka shkelje të lejes së miratuar

Elementët e sistemimit (shëtitore, shkallë, rampa, gjelbërim, ndarje në nivelet e terrenit) nuk përputhen me planin e miratuar, duke sjellë ndërtim pa leje, ndryshim të kuotave të terrenit, modifikim të formës së oborrit dhe hapësirave funksionale.

Kati përdhe, ndërtim jashtë lejes

Pishina, muri dhe fasada  e nënkryetarit të Bashkisë së

Pishina, muri dhe fasada  e nënkryetarit të Bashkisë së

Në katin përdhe janë realizuar punime, të cilat nuk figurojnë në projektin e miratuar, pasi një pjesë e sipërfaqes së tij është lënë e zbuluar dhe nuk është sipas projektit të miratuar.

Edhe këtu kemi të bëjmë me ndërtim pa leje, devijim nga projekti i miratuar dhe ndryshim të formës, funksionit dhe organizimit të objektit jashtë lejes së miratuar.

Ndryshime në fasadë

Pishina, muri dhe fasada  e nënkryetarit të Bashkisë së

Fasadat e objektit kanë ndryshuar nga projekti i miratuar, përfshirë modifikimin e hapjeve të dritareve dhe ndryshimin e plotë të fasadave të katit përdhe, ndryshim të rifiniturave, materiale fasadë, ndryshim të ngjyrës.

Pishina, muri dhe fasada  e nënkryetarit të Bashkisë së

Të gjitha këto fakte tregojnë shkeljet e kryera nga Blendi Sulaj, i cili ka ndërtuar objektin e tij duke shkelur kufirin e lejes së ndërtimit duke abuzuar dhe duke zaptuar hapësirat publike.

Pas fakteve që kanë mbërritur, readaksia raporton kanë pyetur edhe zotin Blendi Sulaj. Në reagimin, zoti Sulaj u shpreh se: “Unë s’kam asnjë koment për këtë. Kam marrë certifikatë pronësie, leje ndërtimi dhe të gjitha që kur u ndërtua në vitin 2019. Për çfarëdolloj rasti dhe çfarëdolloj gjëje që të kenë të gjithë njerëzit të futen dhe të bëjnë kontrollet për mua, të vijnë, t’i shikojnë e t’i bëjnë në çfarëdolloj momenti. Jam i qetë për këtë gjë.

Pra, unë kam certifikatë pronësie, kam rreshtat e objekteve e të gjitha të tjerat. Në të gjitha rastet kushdo që të ketë nevojë për verifikim në lidhje me mua të vijnë ta bëjnë kur të jetë. Unë vij nga fusha e biznesit, nuk kam marrë ndonjë leje ndërtimi në emër të kompanisë. Ajo që thoni ju është 150 metra ndërtim, të vijnë t’i vënë metrin dhe nëse ka një metër më shumë se kaq të vijnë të bëjnë çfarë të duan, kushdo. Jam shumë i kujdesshëm në këto gjëra. Është bërë që në vitin 2019, ka mbaruar në vitin 2021, kështu që janë 5 vite më parë”.

Ndërkohë që zoti Sulaj pretendon se nuk ka bërë shkelje ne kemi këtë raport që tregon shkeljet që janë kryer të cilat i kemi renditur më lart.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë