Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

TIRANË- Rako Plaku, i njohur ndryshe edhe si Ledi është 36-vjeçari shqiptar që u vetëdorëzua në komisariatin e policisë numër 2 në Tiranë. Policia bëri me dije një ditë më parë, përmes një njoftimi zyrtar se 36-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane pasi akuzohej për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë procedurat për ekstradimin e tij,”.
Kush është Rako (Ledi) Plaku?
Plaku ishte pjesë e grupit të Ergys Dashit, të riut nga Durrësi që u ekzekutua në Ekuador në janar të vitit 2022, teksa konsumonte një darkë në Guayaquil. Ai u vu në pranga bashkë me 15 persona të tjerë në prill të vitit 2022, në kuadër të një operacioni që u organizua në vendin fqinj. Një prej anëtarëve, Stivi Filolli, u arrestua në Tiranë.
Por, nuk dihet se në cilat kushtet është liruar Plaku dhe arsyet që e shtynë të vetëdorëzohej një ditë më parë.
Hetimet investigative të antimafias italiane u shtrinë në Shqipëri, Itali, Ekuador, Slloveni, Polonia, Gjermani, e Zvicër. Grupi kriminal i drejtuar nga Dashi menaxhonte drogën që mbërrinte në Europë e një kapital financiar që garantonte strehimin e korrierëve të drogës si dhe makinat luksoze për transportimin e saj.
Makinat modifikoheshin në Slloveni, ndërsa banesat merreshin me qira nga persona të tretë, e përdoreshin si për strehimin e korrierëve dhe për magazinimin e lëndës narkotike. Kokaina mbërrinte nga Amerika e Jugut përmes rrugës detare në portet europiane. Në total u sekuestrua drogë me vlerë rreth 4.5 milionë euro.
Ekzekutimi ka ndodhur 22 janar në orën 19:00, kur një nga autorët ka hyrë brenda lokalit me synimin për të ekzekutuar Ergys Dashin, ndërsa tjetri e priste jashtë me motor për ta larguar. Autori mbante një buqetë me lule në duar, për t'u ruajtur nga kamerat e sigurisë së barit, dhe teksa i është afruar me vrap tavolinës ku ndodhej Dashi ka nxjerrë armë dhe ka qëlluar për vdekje durrsakun, ndërkohë që miku në tavolinë me Dashin ka tentuar të qëllojë autorin me karrige, por është zmbrapsur pasi autori vijonte të qëllonte me armë edhe teksa largohej me vrap jashtë lokalit. Në momentin e ekzekutimit, ka pasur edhe klientë të tjerë në lokal, të cilët kanë mbetur të tmerruar nga breshëria e armës. Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 gëzhoja. Sipas mediave në Ekuador, dyshohet se Dashi është i përfshirë në trafikun e kokainës dhe se prishja e pazareve të drogës të jetë shkak i ekzekutimit të tij nga bandat rivale.
Njoftimi i policisë për dorëzimin e Plakut:
Më datë 24.04.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është vetëdorëzuar shtetasi R.(L). P., 36 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij, urdhër arrestin për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë procedurat për ekstradimin e tij. /dosja.al
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë ndihmua...
Pas vrasjes së Ardian Nikulajt në lokalin “Coral” në Shëngjin u përfol mundësia që atentati mund të ishte ...
Në komisariatin e policisë Nr.4 në Tiranë është paraqitur shtetasi Naim Lika banues në Gurrë e Madhe, Burrel. Bë...
Edmond dhe Eduard Trushi, binjakët shqiptarë, 38 vjeçarë, mësohet se janë autorë për disa vjedhje të ndodhura m...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin ku mbeti i vrarë biznesmeni dhe politikani Ardian Nikulaj. Një shtetas anglez ...
Vajza e biznesmenit të njohur në Lezhë, Ardian Nikulaj, që u ekzekutua ditë më parë brenda biznesit të tij në Sh&...
Imami i xhamisë te “Rruga e Kavajës”, Ahmed Kalaja e ka quajtur një linjë albanofobe dhe islamofobe ndalimin e hyrjes së ...
Porosia për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt, ka dyshime të forta se erdhi nga Britani e Madhe. Ky rezultat ka dalë nga policia e Lezh&eum...
Euro ka zbritur për herë të parë poshtë kufirit të 112 Lekëve në kursin e këmbimit me Lekun, duke shë...
Katër muajit e parë të këtij viti u tronditën nga 13 ngjarje kriminale, shumica prej tyre ende pa autor. Më 27 janar, një ...