Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Policia greke ka arrestuar 6 persona, si autorë të dyshuar për tentativën e vrasjes së Yannis Lalas që ndodhi në maj 2025 në Nea Liosia.
Media greke shkruan se 4 prej tyre janë shqiptarë, dhe konsiderohen si ‘autorët kryesorë’ dhe dy grekë me një rol dytësor. Midis të arrestuarve është një grua, e cila dyshohet se ka pasur rol dytësor.
Figura qendrore e organizatës duket të jetë një person me precedent të rëndë kriminal për vrasje. Ai njihej me nofkën "Demos" dhe fillimisht u rekrutua në grupin e Vasilis Stefanakos, ndërsa më vonë u shoqërua me grupin e një krimineli tjetër të njohur që është në burg. Për këtë arsye, burime policore vlerësojnë se atentati ndaj Lalës mund të lidhet edhe me këtë të fundit, megjithëse deri më tani nuk janë ngritur akuza zyrtare në këtë drejtim.
“Demos” është 45-vjeçari nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Dhimitër Meçi, i njohur shkurt si Dhimo. Bëhet fjalë për një person të konsideruar në Greqi si vrasës me pagesë, i arrestuar disa herë për ngjarje të ndryshme dhe shpesh i liruar në rrethana të dyshimta.
Gjatë operacionit të sotëm, policia greke sekuestroi 4 Kallashnikovë, 3 pistoleta, dhjetra fishekë dhe sasi kokaine.
Kush është Dhimo Meci
Dhimo Meci, 45 vjeç nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, rezulton i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale.
Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian jashtë një qendre prostitutash në qendër të Athinës. I burgosur në burgun rural të Kasandrës, atij i’u dha një leje 9 ditore gjatë së cilës u përfshi në grabitjen e një agjencie Pro-Po në Glifadha, duke vjedhur 65.000 euro. Sipas tij, kjo me sa duket ndodhi sepse ish-shefi i agjencisë, i cili u vra disa muaj më parë, i kishte borxh para. Ai u lirua me kusht disa muaj më vonë përpara se të arrestohej përsëri për shkelje të lirimit me kusht. Ai u arrestua për disa krime gjatë karrierës së tij, duke përfshirë vjedhje, grabitje, shkaktim lëndimesh trupore, përdorim dhe posedim armësh dhe për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.
Pas lirimit të tij në vitin 2011, ai u përfshi si ndihmës në një bandë të përfshirë në krime në Glifadha, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos. Dyqanet nën mbrojtjen e bandës duhej të paguanin 100 deri në 150 euro çdo dy javë. Meçi dyshohet gjithashtu se është vrasësi i Panagiotis Stivas në shtator 2006, Ali Saeed dhe Giorgos Shabbat në mars 2008 si dhe "Pitsilas", i cili besohet të ketë qenë një ish-bashkëpunëtor i Meçit, në maj 2014.
Pas vrasjeve, ai iku në Shqipëri për t'u fshehur për një kohë, ndërsa dyshohet se është paguar 200,000 euro për vrasje. Ai u arrestua në Sepolia në dhjetor 2014 në shoqërinë e Klodian Lekocajt alias Klod Cara, kreu i një bande kriminale të përfshirë në disa vrasje me pagesë. Atij i’u gjetën dy pistoleta ndërkohë rezultonte i përfshirë edhe në një tentativë vrasje në Halkidiki në korrik 2014.
Në vitin 2018, teksa ndodhej i burgosur në Koridhalo, u identifikua se i autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012. Bëhet fjalë për vrajsen e 29-vjecarit shqiptar Artin Kato në 2012 në Peristeri të Athinës. Viktima jetonte në Holandë dhe u thirr në takimin kurth nga Meci, i cili komunikonte me të në Facebook me emër fals femre “Anastasia”. Dyshohet se mes tyre kishte konflikte personale. Nuk dihet se si Meci ka fituar sërish lirinë pas gjithë ketyre akuzave të rënda.
Si i shpëtoi atentatit të parë biznesmeni
Ata akuzohen për ngjarjen e 16 majit 2025, kur nga një motorr u hap zjarr ndaj automjetit tip “Mercedes-Benz” të blinduar të 41-vjecarit grek Jani Lala. Ndaj tij u qëllua rreth 40 herë, por makina e blindur i shpëtoi. Ngjarja u shënua në Ano Liosia të Athinës, ku Lala u ndoq nga dy atentatorët. Lala, një emër i njohur në qarqet mafioze greke, ishte arrestuar por liruar për vrasjen e gazetarit grek Jorgo Karaivaz dhe boksierit Hari Kontogiorgi. Madje ai së fundmi konsiderohej si krahu i djathtë i kriminelit famëkeq ukrainas, “Etnik”, i cili jeton në Dubai dhe konsiderohet përgjegjës për shumë ngjarje kriminale, përfshirë vrasje, në Greqi. Jani Lala, u vra një muaj më parë në Arahova të Greqisë, ngjarje e zbuluar tashmë nga policia greke.

Vijojnë ndryshimet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në juglindje. Sipas informacioneve, shefi i Komisariatit t&eum...
Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Elis Halili ka dhënë dorëheqjen. Halili ka mbajtur më herët detyrën e kryet...
Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jozefina Topalli, reagoi ashpër ndaj vijimit të procesit për Avokatin e Popu...
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, ë...
Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, trupi i pajetë i sht...
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar, Graeme Biggar, priti k&eum...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar denoncimin e një qytetareje që tregon gjendjen dramatike në shërbimin onkologjik të QSUT-së. S...
Kuvendi i Shqipërisë hap gjatë ditës së nesërme garën për zëvendësimin e Elsa Toskës si anëtare n&eu...
Media amerikane “The Street” ka përfshirë Air Albania në analizën e krizës që ka prekur aviacionin europian, duke th...
Protesta e thirrur këtë të martë, më 9 dhjetor, në mbështetje të Erjon Bobës, adoleshentit që humbi jetë...