Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

Pas më shumë se dy vitesh e 4 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit për lojërat e fatit, qeveria ka plotësuar kuadrin ligjor që i hap rrugën nisjes së procedurave për licencimin e basteve sportive online në Shqipëri.
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) ka konfirmuar për Report TV se janë miratuar të gjitha aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin e ligjit, duke përfshirë edhe dy VKM-të e miratuara në fund të qershorit, që rregullojnë procedurat për pezullimin ose revokimin e licencave, si dhe administrimin e fondit të posaçëm të krijuar nga aktiviteti i basteve.
Megjithëse kuadri ligjor tashmë është i plotë, ende nuk është bërë publik afati se kur do të hapet gara për kompanitë që do të aplikojnë për licencë. Sipas AMLF-së, procedura do të nisë vetëm pasi Komisioni i Licencave të marrë vendimin për hapjen e konkurrimit dhe të përcaktojë numrin e licencave që do të jepen. Ligji parashikon deri në 10 licenca për operatorët që do të ofrojnë baste sportive online.
Një nga elementët kryesorë të sistemit të ri është se bastet do të lejohen vetëm në platforma online dhe çdo përdorues do të identifikohet me kartë identiteti. Sistemi do të regjistrojë çdo veprim të lojtarëve dhe do të përdorë algoritme të posaçme për llogaritjen e fitimeve, me synimin për të garantuar transparencë dhe kontroll më të madh.
Ligji vendos edhe kritere të forta për kompanitë që synojnë të licencohen. Në ligjin e miratuar në shkurt të 2024-ës në nenin 22 të tij janë vendosur edhe kushtet që duhen plotësuar për të aplikuar për licencë, ndër të cilat janë:
-kompania duhet të ketë kapital themeltar 40 milionë lekë.
-subjekti aplikues ose të paktën njëri prej aksionarëve të tij duhet të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet. Nëse përvojën në fushën e lojërave të fatit e ofron njëri prej aksionarëve të subjektit aplikues, ai duhet të zotërojë jo më pak se 30 për qind të aksioneve në shoqëri.
-subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2 miliardë lekë xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit
Rihapja e basteve sportive online vjen gati shtatë vite pas mbylljes së pikave fizike të basteve në vend, në kuadër të aksionit të njohur si “Fundi i Marrëzisë”, i cili hyri në fuqi më 1 janar 2019 dhe çoi në mbylljen e mbi 4 mijë pikave të basteve në të gjithë Shqipërinë./Report Tv
Mali Olimp, maja më e lartë e Greqisë dhe simbol i mitologjisë së lashtë, është shumë pranë përfshirjes n...
Homazhet në nderim të gazetarit Enrik Mehmeti po zhvillohen në Teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës. Familjarë, t...
Drejtoresha e Postës në qendër të skandalit me 3 milionë euro, rezulton me tre funksione publike; familjarë të bashkësho...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Rrëshen-Skuraj, në vendin e quajtur Fang, ku dy automjete jan&eum...
Gazetari Enrik Mehmeti, është përcjellë këtë të diel për në banesën e fundit, një ditë pasi humbi je...
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor, po zhvillohen...
Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Bëhet fjalë për një atentat tjetër që n...
Pesë turistë gjermanë u shpëtuan pasditen e djeshme nga forcat e Njësisë Delta, pasi humbën orientimin në zonën e p...
Mbajtën të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Ta...
Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin e Rrugës së Kombit, në afërsi të Rubikut. Sipas informacioneve ...