AKTUALITET

‘Plumbi më hyri në gojë’/ Shqiptarët terrorizojnë Belgjikën pas sherrit për kokainën

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Janar 2026, 20:36
‘Plumbi më hyri në gojë’/ Shqiptarët

Gjashtëmbëdhjetë plumba në mes të ditës nën hijen e rrugës Meir në Anversë të Belgjikës. Tre të plagosur rëndë. Dhe dymbëdhjetë blloqe kokainë që zhduken pa gjurmë në stacionin e metrosë. Ajo që nisi si një “shit-blerje” e zakonshme droge prej 264,000 eurosh, shpërtheu më 16 tetor 2024 në një shkëmbim zjarri në zemër të qytetit. Tani gjashtë persona janë në gjyq për tentativë vrasjeje. “Kanë qenë aq të sjellshëm sa të qëllonin njëri-tjetrin,” tha atëherë kryebashkiaku De Wever. Por çfarë rrezikojnë të dyshuarit?

Nga Patrick Lefelon, PZC

Shit-blerja e zakonshme e drogës duhej të ishte kjo: 12 blloqe kokainë me çmim 22,000 euro për bllok (= 1 kg). Kështu e përshkruan Arsen D. momentin kur më 16 tetor 2024 takohet me disa shqiptarë. Ai parkon makinën në parkingun Opera në orën 15:04 dhe shkon me një çantë sportive me drogën në një apartament në Jezusstraat, një rrugicë pranë Meir. Miku i tij nga Brukseli, Salvatore P., i shoqëron.

Por papritmas lagjja e zënë me dyqane tronditet nga plumbat. Krismat vijnë nga një apartament mbi një lokal në Jezusstraat.

Katër minuta më vonë, në orën 15:08, Arsen D. dhe Salvatore P. dalin jashtë. Një mik i pret në parkingun Opera në fund të Jezusstraat dhe njofton shërbimet e emergjencës. Arsen D. ka plagë nga plumbi në bark, këmbë dhe krah. Edhe Salvatore P. është qëlluar dhe ka mbetur i plagosur në krahë dhe këmbë.

Policia gjen në apartament shqiptarin Eno G. të plagosur rëndë. Një plumb i ka kaluar përmes faqes dhe ka dalë nga ana tjetër e gojës së tij. Të dyja mushkëritë i janë dëmtuar nga plumbat. Në tarracë gjendet i fshehur shqiptari tjetër, Fabio X., i paprekur. Aty gjendet edhe një bllok kokainë.

Policia federale arreston pesë të dyshuar. I gjashti, Niko M., zhduket menjëherë pas të shtënave. Në kamerat e sigurisë shihet duke zbritur në stacionin e metrosë në Groenplaats me një çantë sportive, ndoshta me blloqet e kokainës.

Gjithsej janë qëlluar gjashtëmbëdhjetë plumba. Se kush ka qëlluar i pari dhe kush ka qëlluar kë, kjo nuk mund të dihet.

Sot u zhvillua gjyqi. Pesë të dyshuar ishin prezentë. Niko M. mungonte. Prokurori e akuzon shumicën e të dyshuarve për trafik droge dhe tentativë vrasjeje.

Prokurori tha: “Janë qëlluar gjashtëmbëdhjetë herë. Nuk mund të përcaktoj se kush ka hapur zjarr i pari dhe kush ka qëlluar kë. Të dyshuarit ishin shumë afër njëri-tjetrit dhe të gjithëve u janë gjetur shenja baruti”.

Për gjashtë të përfshirët, prokurori kërkoi dënime nga 4 deri në 7 vjet. Dënimi më i ulët ishte për Fabio X., që pretendoi se vetëm kishte organizuar vendin e takimit. Edhe Ardak G. rrezikon vetëm 4 vjet burg, sepse mbërriti vetëm pas të shtënave për të ndihmuar shokët e tij të plagosur.

Avokatët e grupit shqiptar dhe atij nga Brukseli nuk kontestojnë akuzat për drogën. Të gjithë ishin aty për një arsye: shitjen e 12 blloqeve të kokainës. Si u bë kaq e dhunshme shit-blerja, kjo ishte çështje tjetër. Avokati Koen Vaneecke tha se shqiptarët nuk kishin ndërmend të përplaseshin me grupin nga Brukseli.

“Nëse do bësh një përplasje, nuk takohesh mesditën në një apartament ku je regjistruar vetë,” tha avokati Vaneecke, që mbron Fabio X.

Edhe shqiptari tjetër, Eno G., mohoi kategorikisht se kishte qëlluar. Megjithatë, policia gjeti një pistoletë FN Browning 7.65 nën vithet e tij, por pa gjurmë ADN-je. Eno G., që kishte plumba në mushkëri dhe gojë, ishte i lumtur që jeton akoma: “Falë ndërhyrjes së policisë dhe shërbimeve emergjente, mbijetova. Zjarrfikësit më ulën me shkallë”.

Shqiptari i tretë, Niko M., nuk u paraqit në gjyq.

Grupi nga Brukseli me Salvatore P. dhe Arsen D. tha se shqiptarët nuk kishin ndërmend të paguanin për drogën.

“Duhet të kesh guxim të thuash se nuk ishte përplasje,” tha avokatja Julie Crowet për shqiptarët. Klienti i saj, Salvatore P., nuk pa asnjëherë para nga shqiptarët. Ai është gjallë falë shokut të tij Arsen D., që fatmirësisht kishte marrë një pistoletë me vete.

Avokatët Len Augustijns dhe Axelle Windey, që mbrojtën Arsen D., argumentuan: “Nuk është tentativë vrasjeje, por vetëmbrojtje. Arsen D. qëlloi vetëm pasi shqiptarët kishin hapur zjarr. Gjuajti në panik dhe jo me qëllim. Fakti që plagosi edhe mikun e tij, Salvatore P., e tregon këtë. Ai ndali së qëlluari kur pa mundësinë të ikte jashtë. Vetëm u mbrojt”.

Në fund, Ardak G. tha se nuk kishte lidhje me shit-blerjen dhe kishte shkuar në adresën e gabuar.

Pothuajse të gjithë të dyshuarit kërkuan dënim me pezullim ose dënim ku pjesa efektive ishte e kufizuar nga paraburgimi.

Gjykata do japë vendimin më 2 mars.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan