AKTUALITET

"Policia e çakorduar!"/ Ish- drejtori Gledis Nano: E papranueshme që policia të ndjekë njerëzit me shkop gome...

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Tetor 2026, 22:44
"Policia e çakorduar!"/ Ish- drejtori Gledis Nano: E

Ish- drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, ka folur për menaxhimin e protestës nga ana e policisë. 

Nano shfaqi disa kritika, lidhur me shmangien e protokollit në disa raste, ndërkohë që tha se Policia është shfaqur "e çakorduar". 

Gedis Nano: E kam ndjekur situatën, dua të them se është një situatë pak e komplikuar. Menaxhimi i turmave kërkon angazhim dhe profesionalizëm. Nuk jam dakord me ushtrimin e dhunës, pasi nuk justifikon kërkesat e protestuesve, por duhet të përmend pjesën apo detyrat që ka Policia e Shtetit për menaxhimin e protestave.

Kam parë disa video, nuk dua të jem i prerë, të dal në vendim, pasi duhen parë në kompleksitet, kam vënë re që forcat e policisë kanë patur një lloj çakordimi, apo nuk  kanë qenë aq të organizuar në situatë të tilla. Edhe situata të bën që ndoshta të gabosh në terren, por ne pretendojmë të kemi polici sipas standardeve të BE, e cila është trajnuar nga kolegë të ndryshëm ndërkombëtarë. Nuk mund të pranojmë raste të tilla që kemi parë. 

Klodiana Lala: Sot në një nga bankat e nivelit të dytë u ndërhy dhe u desh të vinte policia 10 minuta me vonesë, edhe pse ishin 30 metra nga vendi i ngjarjes. Ditën e djeshme ishte te Katedralja policia, u desh 15 minuta të ndërhynte. Ose po zbaton një skenar ose ka paaftësi. Ju si ish drejtues policia si e keni parë?  Tani ishte shtet-rrethim përshembull, por kjo nuk ndodhi dje.  Ngjante si polici që përdoret nga politika, për ti dhënë shkak Ramës të thotë që këta janë vandalët. 

Gledis Nano: Nuk duhet të përgjithësojmë protestën e studentëve me protestuesit e dhunshëm. Është e papranueshme që shkatërrohen biznese, që ndoshta ato familje që i kanë krijuar kanë vuajtur dhe kanë investimet atyre.  Shumë më kanë telefonuar dhe më pyesin çfarë të bëjmë.  Policia duhe të zbatojë një standard të caktuar. 

Klodiana Lala: Policia është përdorur si mish për top. Ju jeni një nga të hedhurit në rrugë sepse nuk i pëlqyet kryeministrit. Duhet të thoni që kemi polici të shkatërruar. 

Gledis Nano: Në videot që kam parë, nuk e pranoj dot që policia të prishë protokollin. Po kemi një "riot unit", që janë FNSH, të dedikuara dhe trajnuara, që menaxhojnë aktivitete nga ato kulturore te protestat e dhunshme. Nuk e pranoj dot që një grup punonjësish policie të prishin protokollin dhe të ndjekin njerëz me shkop në dorë, nuk të lënë shije të mirë profesionale.  

Nuk mund të përgjithësojmë dot të gjithë punën e policisë së shtetit. Këta persona duhen analizuar, disa edhe janë pezulluar. Pse nuk ndërhyn policia? Në kushtet që jam sot nuk e them dot nëse është versioni një apo dy. A ka detyrim policia të marrë informacion para se te ndodhin këto aktivitete? A e kishte? Nuk e di. 

Andi Tela: Po jua vini fajin drejtuesve. Ju po të ishit drejtor, si do të silleshit? 

Gledis Nano: Nuk bëra asnjë fajtor drejtues policie, por thashë nëse ka raste specifike ku policia ka treguar mungesë profesionalizmi, shpërdorim detyre, këta punonjës policie duhet të mbajnë përgjegjësi. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje