AKTUALITET

Policia e Shtetit bën bilancin për nëntorin: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2025, 17:10

Policia e Shtetit bën bilancin për nëntorin: 115 operacione, 602

etit ka bërë bilancin për muajin që lamë pas, duke evidentuar një sërë operacionesh, arrestimesh dhe goditjesh të rëndësishme ndaj veprimtarive kriminale në të gjithë vendin. Sipas njoftimit zyrtar, puna operacionale, hetimore dhe bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë kanë qenë kyçe në rezultatet e arritura.

Gjatë muajit nëntor, forcat e rendit finalizuan 115 operacione policore, mes tyre 13 operacione ndërkombëtare për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim, kryesisht për përfshirje në organizata kriminale. Në total, 602 shtetas u arrestuan për vepra të ndryshme penale. Operacionet e Policisë çuan në sekuestrimin e sasive të konsiderueshme armësh, lëndësh plasëse dhe drogash: 5.6 kg lëndë shpërthyese, 29 granata, mijëra kapsolla detonatore, 41 armë zjarri, rreth 7000 fishekë, si dhe rreth 7 kg kokainë, 85 kg kanabis, 1516 bimë narkotike dhe 300 fara kanabisi. Gjithashtu, u bllokuan 12 milionë euro pasuri, 120 000 euro cash me burim kriminal, si dhe mjete, pajisje e dokumente të falsifikuara.

Një nga aksionet më të rëndësishme ishte operacioni i koduar “Oroshi”, i zhvilluar nga RENEA, Antiterrori dhe Policia e Shkodrës e Pukës, ku pas 12 orësh rrethim u arrestuan dy shtetas që kishin kërcënuar me armë efektivët e Policisë. Po ashtu, në Vlorë u zbardh brenda pak orësh vrasja e 36-vjeçarit në Gjorm, me arrestimin e autorit të shumëkërkuar 32-vjeçar.

Tre megaoperacionet “Labirinti”, “Cleaning 3” dhe “Andromeda” çuan në prangosjen e 53 anëtarëve të grupeve kriminale të trafikut të narkotikëve në Tiranë, Durrës e Gjirokastër. Ndërkohë, në Tiranë dhe Tropojë u goditën tentativa për trafik droge dhe lëndësh plasëse drejt Kosovës, si edhe raste të trafikimit të automjeteve të vjedhura nga vendet e BE-së. Si rezultat i kontrolleve të terrenit dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia zbuloi 8 ambiente të mbyllura të përdorura për kultivimin e kanabisit me llamba, 5 banesa ku ushtrohej prostitucion, si dhe 9 lokale të përshtatura për kumar të paligjshëm. Në fushën e krimeve ekonomike u goditën 42 raste, ndërsa strukturat e krimit kibernetik finalizuan 12 procedime për pornografi me të mitur, mashtrime financiare dhe vjedhje llogarish.

Po gjatë nëntorit, u zbardhën 8 ngjarje kriminale të rënda dhe u finalizuan 17 operacione kundër vjedhjeve në banesa e biznese. Policia dokumentoi dhe ndaloi gjithashtu 5 raste të trafikimit të emigrantëve drejt BE-së dhe 4 raste të gjuetisë së paligjshme, në kundërshtim me moratoriumin në fuqi. Operacioni kombëtar “Hapësira publike” solli goditjen e 164 rasteve të aktiviteteve informale në ambiente publike dhe procedimin e 98 drejtuesve të mjeteve për parkime të gabuara që pengonin qarkullimin.

Në aspektin e sigurisë rrugore, u arrestuan 220 drejtues mjetesh, u pezulluan 316 leje drejtimi dhe u vendosën mbi 113 000 masa administrative. Pikat kufitare evidentuan 47 raste të kalimit të paligjshëm, 11 tentativa me dokumente false, 10 raste kontrabande dhe 5 raste trafiku narkotikësh.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan