AKTUALITET

"Porto Romanon na e jepni ne"/ Email i SHBA-së për Edi Ramën, a do ta pranojë kryeministri?

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Mars 2026, 14:07
"Porto Romanon na e jepni ne"/ Email i SHBA-së për Edi

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga afati përfundimtar për shpalljen e ofertës për portin e ri të Durrësit në Porto Romano, në adresën elektronike të kryeministrit Edi Rama ka mbërritur një mesazh që e këshillon të bëjë një hap pas.

Emaili është dërguar nga Grant Van Cleve, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.

Për nga temat që trajton, për nga interesat që merr në konsideratë dhe për nga mënyra si ndërton argumentin, mesazhi shkon përtej opinionit të një sipërmarrësi. Ai prek zhvillimet infrastrukturore dhe ekonomike rajonale, duke vënë theksin tek siguria dhe tek logjistika strategjike e NATO-s.

Për nga përmbajtja, mesazhi duket qartë se është konceptuar në qarqe strategjike në Uashington dhe lë të kuptohet për një oferte që drejtues të vendeve të vogla s’mund ta refuzojnë.

Projekti për portin e ri në Porto Romano lindi si një nevojë pas projektit të “Durrës Marina”, ku biznesmeni arab Muhamed Alabbar u soll nga Dubai për të ndërtuar një kompleks kullash dhe një marina luksoze, që parashikon zhvendosjen dhe prishjen e portit ekzistues.

Por në panoramën që skicon Grant Van Cleve, ndërtimi i një porti të ri nuk është një vendim që merret me një të rënë të lapsit, si pjesë e një pazari momental. Në emailin që ndodhet në postën elektronike të kryeministrit Rama dhe që botohet ekskluzivisht nga Lapsi.al amerikanët e shtrojnë çështjen në një tjetër nivel strategjik, duke e titulluar mesazhin: “Porto Romano – Një vendim që merret një herë në shekull për pozicionin strategjik të Shqipërisë në Evropë. Dominimi strategjik i lidhshmërisë së Shqipërisë”.

Emaili është dërguar jo vetëm për kryeministrin Edi Rama, por edhe për ministrin e ri të Energjisë Enea Karakaçi, për ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, si dhe për drejtorin e portit ekzistues të Durrësit Liburn Aliu, siç shihet edhe në dokumentin më lart.

“Një port i vogël në Durrës do të dështonte Korridorin 8”

Skica më lart është përfshirë në email për të treguar kapacitetet e kufizuara të Portit të ri në Porto Romano. Pjesa e parë e mesazhit të publikuar, përqendrohet pikërisht në rëndësinë strategjike që ka porti i ri i Durrësit për të gjithë rajonin.

Van Cleve e përshkruan ndërtimin e portit të ri si “një mundësi historike për të riformësuar gjeometrinë logjistike të Ballkanit”, që do t’i jepte Shqipërisë mundësinë “të zhvendosë gravitetin ekonomik të rajonit dhe duke arritur dominim strategjik në lidhshmëri përmes ndërtimit të korridoreve me kapacitet të lartë të ankoruara në Porto Romano”.

Pikërisht duke nënvizuar rëndësinë e momentit ku ndodhet vendi, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë shton: “Vendimi i planifikuar për datën 9 mars lidhur me Porto Romanon përfaqëson një moment strategjik kombëtar që do të formësojë pozicionin gjeopolitik dhe ekonomik të Shqipërisë në Evropën Juglindore për dekada”.

Në fakt, shifrat që shoqërojnë emailin nuk lënë shumë hapësirë për interpretim. Sipas dokumentit, projekti aktual për Porto Romanon parashikon një port shumë të vogël në krahasim me kapacitetet e porteve të tjera të rajonit.

Në email thuhet: Projekti aktual i Porto Romanos është jashtëzakonisht i vogël, 400 metra mur kalate dhe 38 hektarë sipërfaqe portuale”. Për krahasim, porti i Pireut ka një kalatë me gjatësi 24 mijë metra, Selaniku, 6600 metra ndërsa Durrësi 2400 metra.

Por cili është qëllimi i këtij emaili?

Çfarë i kërkohet në thelb qeverisë shqiptare për një projekt që në pamje të parë duket si një marrëveshje tashmë e mbyllur?

Në thelb, SHBA kërkon të mbrojë projektin e Korridorit 8, një korridor me rëndësi strategjike për transportin dhe lëvizjen në rajon. Sipas argumentit të paraqitur në email, një port me kapacitete të kufizuara në Durrës do ta rrezikonte seriozisht të gjithë këtë projekt.

Në mesazh thuhet: “Portet ndërtohen një herë në shekull dhe gabimet strategjike të bëra në ndërtimin e tyre mund të ndikojnë fatin e një vendi për një shekull. Nëse Porto Romano ndërtohet në shkallën e kufizuar aktuale, Korridori 8 do të dështojë strukturalisht, dhe flukset e mallrave në Evropën Juglindore do të vazhdojnë të kapen nga Pireu dhe Selaniku, duke e lënë Shqipërinë jashtë sistemit kryesor logjistik të Mesdheut për shekullin e ardhshëm”.

Sipas analizës së Van Cleve, një port i vogël në Porto Romano do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për të gjithë arkitekturën e transportit në rajon. Një projekt i reduktuar do të sillte ankorimin e shumë pak anijeve dhe, për pasojë, Korridori 8 do të humbiste funksionin e tij real.

Në email theksohet qartë: “Korridoret e transportit ndjekin portet, jo e kundërta”.

Më tej sqarohet: “Një port i vogël nuk mund të gjenerojë volumet e mallrave të nevojshme për të mbështetur një korridor të madh logjistik lindje–perëndim si Korridori 8. Korridori 8 nuk do të ndjekë një port të vogël. Nëse Porto Romano mbetet i vogël, ngarkesat rajonale do të vazhdojnë të kalojnë përmes Pireut dhe Selanikut”.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?