I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
ATHINË- Primatët e Kishave Orthodhokse të botës po luten për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Primatët e Kishave Orthodhokse më këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepeshkopit i kanë dërguar atij letra ndërsa Anastas luten për shërimin e tij.
Patriarku Ekumenik Tërëshenjtëria e tij, Vartholome në letrën e tij drejtuar kryepeshkopit shkruan se lutet për një shërim të shpejtë dhe të plotë të Janullatos. Edhe Patriarku i Jeruzalemit Theofil në letrën e Tij ndër të tjera shkruan për shërim të shpejtë dhe rikthimin e plotë të shëndetit për kryepeshkopin për të vazhduar, me forcë të patundur, shërbesën e shenjtë kryepriftërore për të mirën e Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe të të gjithë orthodhoksëve.
Janullatos u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes, 3 janar dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos” ndodhet në gjendje kritike për jetën. Shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, 4 janar ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.
Para shtrimit në spital në "Evangelismos", 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.
Primatët e Kishave Orthodhokse të botës luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas. Në këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepiskopit Anastas, Primatët e Kishave Orthodhokse në mbarë botën, Episkopë, klerikë, besimtarë të shumtë kanë dërguar letra ku luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.
Patriarku Ekumenik Tërëshenjtëria e Tij z. Vartholome në letrën e Tij drejtuar Kryepiskopit Anastas ndër të tjera shkruan:
"Në këto rrethana, Ju përshëndesim vëllazërisht dhe lutemi për një shërim të shpejtë dhe të plotë, që të mund të vazhdoni me veprat tuaja të dashura për Perëndinë, duke lavdëruar dhe falënderuar Atë që "i shëron të gjitha sëmundjet tona" (Psalmi 102:3). Duke Ju përqafuar, fort i dashur dhe i shtrenjtë Fortlumturi, me puthje vëllazërore, mbetemi me dashuri dhe respekt të veçantë në Krishtin".
8 janar 2025
Më Krishtin, vëlla i dashur i Fortlumturisë tuaj të respektuar,
Vartholomeu i Konstantinopojës
Edhe Patriarku i Jeruzalemit z. Theofil në letrën e Tij ndër të tjera shkruan:
"Prandaj, i lutemi Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, që u lind në shpellë dhe u vendos në grazhd, t’Ju japë shërim të shpejtë dhe rikthimin e plotë të shëndetit për të vazhduar, me forcë të patundur, shërbesën Tuaj të shenjtë kryepriftërore, baritore dhe misionare, të vlefshme dhe të dashur nga Perëndia, për të mirën e Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe të të gjithë orthodhoksëve të bekuar.
Ju përqafojmë me puthje të shenjtë nga Shpella Perëndipritëse dhe e Shenjtë".
Në Qytetin e Shenjtë të Jerusalemit, më 22 dhjetor 2024
Më Krishtin, vëlla i dashur i Fortlumturisë tuaj të Perëndimbrojtur,
† Theofili III
Patriarku i Jerusalemit
Edhe Patriarkët e Rumanisë dhe Bullgarisë dërguan letra ku luten për shërimin e Kryepiskopit Anastas.
Patriarku i Kishës së Rumanisë z. Daniel shkruan:
"Fortlumturi, vëlla dhe bashkëmeshëtar, Në këto momente sprove, i drejtojmë mendimet tona te ju Fortlumturi dhe i lutemi Zotit tonë Jisu Krisht, Mjekut të shpirtrave dhe trupave tona, që të ndihmojë mjekët t’ju lehtësojnë dhimbjen dhe t’ju rikthejnë shëndetin.
Kisha Orthodhokse Rumune lutet së bashku me klerin dhe besimtarët e Kishës vëllazërore Orthodhokse të Shqipërisë për shërimin e plotë të Fortlumturisë suaj".
Me dashuri vëllazërore në Zotin Jisu Krisht,
† DANIELI
Patriarku i Kishës Orthodhokse Rumune.
Në të kremten e Shën Joan Pagëzorit 7 Janar 2025 Patriarku i Bullgarisë z. Daniel lutet për shëndetin e Fortlumturisë së Tij z. Anastas me fjalët:
"Lutemi nxehtësisht para Zotit për shërimin tuaj të shpejtë me hirin e Tij hyjnor, i cili «në dobësi përmbushet» (2 Kor. 12, 9). Perëndia i gjithëmëshirshëm, përmes ndërmjetimeve të Nënës së Tij të papërlyer, Ju dhuroftë shëndet të patundur dhe forcë, që të kapërceni me sukses këtë provë dhe të vazhdoni t'i shërbeni Kishës së shenjtë edhe në të ardhmen, si shembull për të gjithë ne, ashtu si keni bërë deri tani". Duke kërkuar bekimet e shenjta të lutjeve Tuaja, mbetemi me dashuri të sinqertë në Krishtin, vëlla dhe bashkëmeshues,
† Danieli
Patriarku i Bullgarisë.
Lutje të shumta për Kryepiskopin Anastas janë bërë gjatë këtyre ditëve nga shumë Hierarkë, priftërinj, besimtarë nga e gjithë bota orthodhokse dhe jo vetëm.
Foto TIRANË- Raporti i kredive me probleme ra përsëri në nëntor të vitit të kaluar, duke arritur një nivel të ...
safet bajri TIRANË- Safet Bajri i njohur si i "i forti i Shkodrës", ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Posa&cc...
kryepeshkopi GREQI- Kryepeshkopi Anastas Janullatos i është nënshtruar një operacioni urgjent paditen e sotme, pas përkeqësi...
VLORË- Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për autorët e atentatit ndaj Ines Harullahut dhe Ervis Matodashajt në...
TIRANË- Emisioni 'Lufta e Nuseve' do të rikthehet ditën e sotme në ekranin e Top Channel. Tri nuse të vërteta pranojn&...
FIER- Policia e Fierit ka shpallur në kërkim 29-vjeçaren, Melisa Beluli, për për plagosjen e bashkëshortit të saj, nd&eum...
FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Fier, ku një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarr...
spitali i Fierit FIER- Rastet e virozave respiratore janë rritur ndjeshëm, teksa është dyfishuar numri i vizitave ditore në Spital...
Baraldo Bregu ANGLI- Një 31-vjeçar shqiptar është dënua në Angli me 2 vite e 7 muaj burg, pasi akuzohet për trafik dro...
TIRANA- Dritan Rexhepi është njohur sot me masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme. Rexhepi u...