Merr fund dilema, Harry Kane fiton Topin e Artë
Harry Kane shpallet fitues i Topit të Artë 2026, duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Bayern Munic...
Harry Kane shpallet fitues i Topit të Artë 2026, duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Bayern Munic...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Ndërkohë që banorët e Durrësit që preken nga projekti TID protestojnë prej kohësh pasi autoritetet do të vlerësojnë pronat e tre me çmim qesharak, kryeministri Edi Rama i quan keqinterpretim dhe keqinformim me atë çfarë po ndodh rreth projektit.
Banorët, Rama u thotë se pronat e tyre është pjesë e thesarit të trashëgimisë kombëtare dhe pjesë e trashëgimisë botërore. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama i takoi banorët pak kohë më parë, takim që u shoqërua me debate të ashpra.
Reagimi në podcastin e tij:
Projekti i rijetëzimit të zemrës historike të Durrësit po shoqërohet me keqinterpretime dhe keqinformime që nuk kanë të sosur, ndërkohë që realizimi i tij është me natyrë strategjike për të ardhmen e qytetit të vjetër mesdhetar dhe të Shqipërisë Europiane si një destinacion i rëndësishëm turistik në Mesdhe.
Zona Arkeologjike A ku do të marrë jetë projekti, nuk është një hapësirë e zakonshme urbane dhe çdo debat pronash mbi atë zonë nuk duhet të dalë nga korniza e faktit themelor: Ajo zonë është pronë e thesarit të trashëgimisë sonë kombëtare dhe pjesë e trashëgimisë botërore. Amfiteatri Romak, Forumi Bizantin, Termat Romake janë monumente të qytetërimit europian, jo thjesht monumente të regjistrit tonë kombëtar të trashëgimisë. Objektivi për hyrjen e kësaj zone në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s e çon këtë projekt përtej dimensionit kombëtar. E bën një detyrim ndërkombëtar.
Ky projekt nuk ka lindur sot as ka marrë formë në errësirë, po është mbështetur mbi një program të kahershëm të kësaj qeverie për atë zonë, si edhe një Plan të Menaxhimit të Integruar, hartuar nga Ministria e Kulturës dhe hedhur në konsultim publik në vitin 2022. Ligji për Trashëgiminë Kulturore e detyron shtetin të ndërhyjë kundër degradimit apo ndërtimeve informale në zonat e trashëgimisë kulturore. Pikërisht këtë ne po bëjmë.
Historia ndërkombëtare tregon se asnjë vend nuk ka zbuluar, nuk ka konservuar dhe nxjerrë në pah trashëgimi të këtyre përmasave pa ndërmarrë shpronësime. Në Romë, mijëra e mijëra prona u shpronësuan për hapjen e Forumeve Imperiale. Në Athinë, u realizuan shpronësime masive për zonën përreth Akropolit dhe krijimin e parkut arkeologjik.
Ne do të bëjmë pikërisht këtë, me ndjeshmëri e me drejtësi ndaj banorëve, po me vendosmëri ndaj interesit kombëtar.
Ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe fshihte të ardhurat e përfituara, arrestohet administratorja e ...
Forcat e Posaçme “Shqiponja” pranë Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, pas ...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Stan-Karbunarë. Mësohet se një motoç...
Policia e Kavajës, ka vënë në pranga autorin e vrasjes së 48-vjeçarit Alket Isufi në Kavajë. Pas disa orësh k&eu...
Në shtator 2018, “Air Albania” kreu fluturimin e parë (inaugurues) në linjën Tiranë – Stamboll. Fluturimi ishte pjes&...
Këtë të diel moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të p...
Përfundon me sukses operacioni i kërkim-shpëtimit për nxjerrjen nga uji të 22-vjeçarit Xhuljani Kaloti. I riu ndodhet në gj...
Përkeqësohet ndjeshëm situata në segmentin rrugor te “Arrat e Gurrës”. Gjatë orëve të fundit, rrëshq...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas bllokimit të segmentit rrugor Librazhd-Prrenjas, që ka paralizuar mijëra njer&...
Policia e Elbasanit njofton se aksi Librazhd-Prrenjas është i bllokuar totalisht për të gjitha mjetet, përfshirë ambulancat, zja...