AKTUALITET

Projektligji i deputetit të PD-së: Zyrtarët e dënuar për korrupsion të kthejnë paratë

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2025, 18:00

Projektligji i deputetit të PD-së: Zyrtarët e dënuar

Një projektligj, i cili synon të parandalojë korrupsionin në administratën publike, është depozituar në Kuvend nga deputeti demokrat Bujar Leskaj. Ai synon që dëmet financiare, të shkaktuara institucioneve publike nga punonjësit e tyre, të paguhen nga vetë ata. Në projektligj janë të parashikuara të gjitha llojet e përgjegjësive, nga ato personale deri te rastet kur të punësuarit në administratën publike firmosin në shkelje të ligjeve nën urdhrat e shefave të tyre. Çdo punonjës i shtetit, që me dashje apo nga pakujdesia i shkakton një dëm ekonomik institucionit ku punon, duhet ta shpërblejë atë.

Ky është qëllimi i projektligjit të dorëzuar në Kuvend si propozim i deputetit të Partisë Demokratike, Bujar Leskaj. Ajo që synohet me këtë projektligj është që punonjësit e nivelit të mesëm dhe të lartë në institucionet shtetërore, kur bëjnë veprime në shkelje të ligjit dhe për pasojë sjellin kosto financiare, të paguajnë dëmin nga të ardhurat e tyre personale.

Llojet e përgjegjësisë financiare janë: e plotë, e kufizuar dhe e përbashkët. Shkeljet e përmendura në projektligj përfshijnë veprimet në shkelje të ligjeve, akteve nënligjore, nxjerrjen e akteve administrative në kundërshtim me ligjin dhe mungesën e ndershmërisë së punonjësit publik. Sipas llojit të përgjegjësisë dhe vërtetimit të shkeljes së ligjit, me dashje, nga pakujdesia apo nga mungesa e profesionalizmit, është përcaktuar edhe masa e shpërblimit.

Në rastin e përgjegjësisë së plotë, punonjësi publik është i detyruar të shlyejë dëmin financiar të plotë. Kur 50 për qind e të ardhurave të punonjësit të kapur në shkelje të ligjit nuk e mundëson shlyerjen e dëmit për një periudhë 10-vjeçare, kjo zbatohet deri në këtë nivel. Kur përgjegjësia është e përbashkët, secili prej punonjësve publikë do të paguajë nga xhepi i tij vetëm për dëmin e shkaktuar nga ai vetë. Po ashtu, projektligji parashikon që në rastet e shkeljes së ligjit pa dashje, por që sjell dëm ekonomik, zyrtari publik i detyrohet shtetit 7 paga mujore bruto dhe jo më shumë se 25 për qind e dëmit financiar të shkaktuar. Këta zyrtarë publik janë po aq përgjegjës edhe për veprimet në shkelje të ligjit të vartësve të tyre, ku detyrimi është një pagë mujore.

Nga përgjegjësia financiare përjashtohen ata që kanë qenë nën kërcënim për jetën. Në këtë rast, projektligji u vjen në ndihmë punonjësve që, nën kërcënimin e drejtuesve të tyre, janë të detyruar të firmosin në shkelje të ligjeve. Ky propozim vjen edhe si shqetësim i vazhdueshëm i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili vlerëson se dëmet ekonomike të shkaktuara nga shkeljet ligjore të punonjësve publikë janë të larta; për shembull, për vitin 2019 llogaritej në vlerën e 28 miliardë e 312 milionë lekëve.

Projektligji shërben gjithashtu si mbrojtje për punonjësit publikë në rastet kur drejtuesit i urdhërojnë të firmosin në shkelje të ligjit, si dhe si një mënyrë për të parandaluar korrupsionin në administratën publike.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?