Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten se kishte sekuestruar disa shoqëri tregtare, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi si dhe automjete dhe llogari bankare në pronësinë e shtetasit spanjoll Alvaro Castillos – i akuzuar për ngritjen e një skeme ndërkombëtare mashtrimi me vlerë 30 milionë euro nga Spanja deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit, pronat e sekuestruara në Shqipëri dyshohet se janë produkt i veprës penale të pastrimit të parave.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë megjithatë se masat e sekuestros së Prokurorisë së Tiranës nuk kanë ndonjë vlerë praktike, pasi të njëjtat prona ishin sekuestruar më parë nga Prokuroria e Posaçme.
Sipas dokumenteve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompanitë në pronësi të Casillos dhe të afërmve të tij, Wingwort, Wortend dhe Wortnova sikurse dhe pronat e tjera janë vendosur nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK, që prej 16 tetorit të vitit 2025.
I pyetur nga BIRN për këtë mbivendosje të sekuestrimeve, prokurori Ndini Tavani i Prokurorisë së Tiranës tha se masa e sekuestros ishte vendosur mbi bazën e një procedimi penal për veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të filluar pas një informacioni të përcjellë nga Policia e Shtetit.
Tavani sqaroi gjithashtu se ishte në dijeni të sekuestrimeve të kryera më parë nga SPAK, por këta të fundit nuk po hetonin sipas tij shtetasit spanjollë, por “i kishin kryer sekuestrimet mbi bazën e një letër-porosie të autoriteteve spanjolle”.
“Në kushtet kur hetimi ynë ka filluar kohë përpara se SPAK të kryente sekuestrimin si dhe për faktin që nuk ka një hetim paralel nga ata, kam vijuar hetimin dhe kam ndjekur procedurat përkatëse, duke konkluduar me kërkesën për sekuestrim,” tha prokurori Tavani, duke shtuar se po e kryente detyrën sipas kërkesave ligjore.
Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës, Alvaro Castillo, babai i tij, Domingo Iriarte dhe partnerja Mihaela Manole akuzohen se kanë krijuar një skemë mashtrimi përmes krijimit të kompanive në Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara, Republikën Domenikane si dhe në Estoni. Sipas organit të akuzës, vlera e përfituar përmes kësaj skeme përllogaritet se arrin shumën 30 milionë euro.
Në vitin 2024, ata kanë regjistruar tre kompani në Shqipëri me objekt fushën e turizmit apo investimet në pasuri të patundshme, të cilat janë përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me kompani të regjistruara në Bullgari, Sllovaki apo Malajzi.
Sipas prokurorisë, këto shoqëri kanë blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë shtetasit spanjollë. Po ashtu, rezultojnë me status “pezulluar”, ç’ka sipas organit të akuzës, rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë.
Domingo Iarte është nën hetim në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri financiare të tjera të tij. Megjithatë, në qendër të skemës dyshohet se qëndronte djali i tij, Alvaro Castillo, i arrestuar në Spanjë dhe i njohur në rrjetet e koduara si ‘Luis’ apo ‘Cryptospain’.
“Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare”, citohet në njoftim dhe shtohet se ky rrjet kriminal kishte ngritur kompani fiktive në disa shtete për të fshehur qarkullimin e parave. /Birn/
Disa të burgosur që akuzoheshin për komplot për vrasjen e ish-presidentit Maduro janë liruar, ndërsa mësohet edhe identitet...
SPAK dhe BKH po kryejnë kontroll në kullë “Alban Tower” një objekt në afërsi të rrugës “Myslym Shyri&r...
Ish-drejtori i përgjithshëm i burgut Agim Ismaili, i cili është një nga tre të akuzuarit e SPAK për hakerimin e kompjuter&eum...
Altin Meçaj ka akuzuar publikisht një efektiv policie nga Fieri, Fredi Lamaj, se e ka dhunuar, duke pretenduar se shkak i ngjarjes ka qenë nj&e...
Një konflikt i vazhdueshëm mes disa të rinjve në Tropojë ka përfunduar në dhunë fizike. Sipas të dhënave, dy...
Hakeri Arnold Rrokaj ka pasur akses në materialet e SPAK për gati një muaj, zbulohet në dosjen e SPAK dërguar në GJKKO ndaj ish ...
Mësohet se Kolegji kompetent, i mbledhur ditën e sotme, ka pranuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion ...
Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht lidhur me ndalimin e ish-drejtorit të IEVP Durrës, të shkarkuar pas arratisjes spektakolare t&eum...
DIBËR- Dy prej të plagosurve në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan ndodhen në gjendje të rën...
Altin Meçaj ka akuzuar publikisht një efektiv policie nga Fier, Fredi Lamaj, se e ka dhunuar pasi i ka shkruar motrës së tij në rrj...