U plagos në atentat në Sarandë, 73-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës
Është nisur me helikopter drejt Tiranës Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, që u plagos sot në 20 shtator në atentatin në...
Është nisur me helikopter drejt Tiranës Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, që u plagos sot në 20 shtator në atentatin në...
Një atentat me armë zjarri tronditi mëngjesin e sotëm qendrën e Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ...
Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në Sarandë. Mësohet se 44-vjeçari Artan Myrtaj, i cili u vra në ...
Policia ka reaguar zyrtarisht pas atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku një person u vra me armë zjarri dhe...
Pamje të rënda nga vendi i atentatit në qendër të Sarandës, ku u vra me armë zjarri Artan Myrtaj. Mësohet se nën...
Artan Myrtaj është 44-vjeçari që u ekzekutua ditën e sotme me armë zjarri në qendër të Sarandës. Ai njihej...
Artan Myrtaj, 42 vjeç, është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë. Sipas të dhënave paraprake, My...
42-vjeçari Artan Myrtaj është identifikuar si personi që ka humbur jetën sot në qendër të Sarandës, pranë ...
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së v...
Një vrasje me armë zjarri raportohet të jetë shënuar paraditen e kësaj të diele në Sarandë. Sipas informacioneve...
Në cilësinë e përfaqësuesit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike:
---------------------------------------------------------------------
Rreth ndryshimeve te Kodit te Procedures Penale
(9 sygjerime konkrete + 1 sygjerim te pergjithshem)
Shënimet në vijim u ula ti shkruaj duke marrë shkas nga informacioni publik se Ministria e Drejtësisë po punon për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe bazohen kryesisht në eksperiencën personale të tashmë tre vjeçare me strukturën speciale të drejtësisë penale, qoftë organin e akuzës, qoftë gjykatën. Po përdor kete menyre komunikimi publik per tia përcjellë grupit te punes qe po punon për keto ndryshime.
1. Taksativiteti i Procedures Penale
Neni 2 i Kodit të Procedurës Penale përcakton se dispozitat e këtij Kodi janë të detyrueshme për gjithë organet shtetërore. Si të tilla, besoj janë, në radhë parë, prokuroria dhe gjykata. Por, po ndaj me ju se si e arsyeton dhe interpreton qoftë prokuroria e posaçme, qoftë gjykata e posaçme, këtë aspekt të shumëtë rëndësishëm të taksativitetit të procedurës penale shqiptare.
Prokurorë arsyetojnë si vijon : “pavaresisht se zgjatja e afatit eshte njoftuar apo jo ne momentin e zgjatjes, kjo e fundit ka marrë dijeni per ekzistencën e tij ne perfundim te hetimeve. Persa kohë ky akt nuk shte ankimuar …”.
A është i pranuarshem ky arsyetim i prokurorëve se, meqenëse personat e akuzuar kanë disa të drejta të caktuara procedurale që ia njeh dhe garanton Kodi i Procedurës Penale, prokurorët ta kenë fakultativ zbatimin e kodit të procedurës penale.
Gjyqtarë arsyetojne si vijon : “Parë ky vendim, në raport me përcaktimet aktuale kërkon që për të rihapur një çështje të mbyllur me vendim pushimi duhet që të revokohet me anë të një vendimi gjykate, duke qenë kështu gjykata garante e të drejtave të palëve në proces, si në rastin kur vendoset pushimi i një çështje ashtu edhe kur duhet ripahur e rihetuar një çështje e cila është pushuar më herët. Në rastin objekt gjykimi është e vërtetë që nuk ka ndodhur një gjë e tillë, porse duhet thënë se në rast të moszbatimit të një procedure të tillë, ligji nuk parashikon ndonjë pasojë ligjore. Duke qenë se ligji procedural penal shqiptar karakterizohet nga parimi i taksativitetit, në kushtet që një procedurë e tillë nuk ka ndodhur e nuk sjellë asnjë pasojë, kjo procedurë parashikohet si mënyrë disiplinimi për organin e akuzës që në rast të rihapjes së një çështje për të cilën është disponuar me vendim pushimi më herët, është gjykata ajo që duhet vendosë”.
Mua më duket absurd, arsyetimi se meqenëse Kodi i Procedurës Penale nuk parashikon sanksione ndaj prokurorëve për moszbatimin e neneve të caktuara të tij, kjo t'i lejoje prokurorët, apo le te themi të pranohet nga gjykata që prokurorët mund të mos e zbatojnë Kodin e Procedurës Penale. Ky është një arsyetim i absurd, te cilit po përpiqem t'i ballafaqohem me një propozim ndoshta perseri absurd. Populloheni Kodin e Procedurës Penale me sanksione ndaj prokurorëve në rast të moszbatimit të tij. Nuk ka shkelje të lehtë apo shkelje të rëndë të një ligji, aq më shumë të një ligji i cili, që në krye të tij, thotë që është i detyrueshëm për gjithë organet shtetërore.
2. Garantimi e kontrollit periodik gjyqësor të masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues
Neni 246, pika 6 i Kodit te Procedurës Penale parashikon që gjatë fazës hetimeve, kur janë dhënë masa shtrënguese sigurie, çdo dy muaj gjykata të rivlerësojë këtë masë sigurie. Gjykata vihet në levizje me kërkesën e prokurorit. Prokurorët rëndom nuk e zbatojnë këtë dispozitë. Në një situatë të tillë, unë propozoj që, nese prokurori nuk e përmbush këtë detyrim, kontrolli gjyqësor duhet të aktivizohet automatikisht, pa u kushtëzuar nga iniciativa e tij. Gjykata duhet të caktojë kryesisht seancën për rivlerësimin e masës. Njëkohësisht, personit nën masë sigurimi duhet t’i njihet shprehimisht e drejta që, nëpërmjet mbrojtësit, të kërkojë zhvillimin e këtij kontrolli.
3. Aksesi në mjete kompjuterike gjatë paraburgimit
Edhe gjatë fazës së hetimeve paraprake, veprimet procedurale dhe materialet që i vihen në dispozicion personit nën hetim dhe mbrojtjes mund të jenë voluminoze dhe, gjithnjë e më shpesh, të përmbajnë prova dhe të dhëna në formate elektronike. Njohja efektive me këto materiale dhe përgatitja e mbrojtjes kërkojnë sot përdorimin e mjeteve kompjuterike. Për këtë arsye, kur personi ndodhet në arrest në burg, mungesa e aksesit në një kompjuter mund të kufizojë realisht ushtrimin e së drejtës së mbrojtjes. Propozohet që në nenin 34/a të parashikohet shprehimisht e drejta e personit nën hetim ose të pandehurit në arrest në burg për akses të rregullt dhe efektiv në pajisje kompjuterike për njohjen me aktet e procedimit dhe përgatitjen e mbrojtjes.
4. Rishikimi i afatit 10-ditor sipas neni aktual 327, pika 4
Neni 327/4 i Kodit të Procedurës Penale parashikon afatin 10-ditor pas njoftimit të përfundimit të hetimeve për paraqitjen e memories dhe dokumenteve. Në një dosje prej 250,000 faqesh, edhe duke llogaritur vetëm një minutë për faqe dhe 10 orë punë në ditë, brenda këtij afati mund të lexohen vetëm 6,000 faqe, ose 2.4% e dosjes. Këtu nuk përfshihen analiza e provave, materialet elektronike, konsultimi me mbrojtësin dhe hartimi i memories përfundimtare. Për çështjet voluminoze ose komplekse, ky afat mund ta bëjë praktikisht të pamundur ushtrimin efektiv të së drejtës së mbrojtjes. Për këtë arsye, neni 327/4 duhet të parashikojë mundësinë e zgjatjes së afatit, me kërkesë të mbrojtjes, në raport me volumin dhe kompleksitetin e çështjes.
5. Aksesi efektiv i mbrojtjes në dosjen hetimore pas përfundimit të hetimeve
Neni 327, pika 4 i Kodit te Procedures i jep të akuzuarit vetëm 10 ditë nga njoftimi i përfundimit të hetimeve për të paraqitur memorie dhe dokumente, ndaj njohja e plotë me dosjen duhet të jetë reale dhe e menjëhershme.
E drejta për marrjen e kopjen nuk duhet të kushtezohet nga pagesa e kostove të riprodhimit sipas nenit 105 te KPrP.
I akuzuari nuk mund të trajtohet, për aktet mbi të cilat mbështetet akuza ndaj tij, njësoj si një palë e zakonshme e interesuar.
Praktikisht cdo dosje sot eshte digjitale. Një kopje e plotë duhet t’i dorëzohet pa pagesë mbrojtjes bashkë me njoftimin e përfundimit të hetimeve. Autenticiteti dhe integriteti i saj mund të garantohen me vulë elektronike dhe timestamp elektronik.
Vetëm kështu afati 10-ditor për memorien përfundimtare mund të ushtrohet në mënyrë efektive.
6. Kontrolli i ligjshmërisë dhe neni 405/7 i K.Pr.Penale
Neni 405, pika 7 i Kodit të Procedurës Penale kushtëzon pranimin e gjykimit të shkurtuar edhe me faktin që i pandehuri të mos ngrejë pretendime mbi vlefshmërinë e akteve ose përdorshmërinë e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak. Kjo e vendos të pandehurin përpara zgjedhjes ndërmjet kundërshtimit të ligjshmërisë së hetimit dhe përfitimit nga gjykimi i shkurtuar. Kontrolli i ligjshmërisë duhet të jetë një funksion i pavarur i seancës paraprake dhe nuk duhet të ketë si pasojë humbjen e së drejtës për të kërkuar gjykim të shkurtuar. Fillimisht gjyqtari duhet të vendosë mbi pavlefshmërinë e akteve dhe papërdorshmërinë e provave dhe, pasi të jetë përcaktuar dosja procedurale e ligjshme, i pandehuri të vendosë nëse kërkon gjykim të shkurtuar.
Teorikisht sipas këtij neni, gjyqtari i seancës paraprake mund të dërgojë për gjykim edhe çështje penale ku akuza është e bazuar tërësisht në prova të paligjshme dhe kjo sepse i pandehuri ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe vetë gjyqtari që ka për kompetencë të shqyrtojë kryesisht paligjshmërinë nuk arrin që për 30 ditë të shqyrtojë ligjshmërinë e një çështje penale me qindra faqe. Por ç’kuptim ka që ti themi proces i rregullt ligjor një procesi që mund të jetë i gjithi i bazuar në prova të paligjshme. Prandaj duhet të ketë një filtër paraprak që e heq në çdo rast paligjshmërinë nga procesi penal. I akuzuari duhet të ketë mundësinë të pretendojë paligjshmërinë e provave dhe gjykata të shprehet në lidhje me to. Vetem pas këtij momenti procedural i akuzuari të ketë mundësinë të pretendojë të drejtën e tij për gjykim të shkurtuar, e cila mundet apo s’mundet të pranohet nga gjykata. Në të kundërt gjyqtari i seancës paraprake, duke mos patur si ndihmë as pretendimet për paligjshmëri të të akuzuarit dhe mbrojtjes së tij nuk mund ta ushtrojë siç duhet kontrollin e tij mbi dosje voluminoze duke patur në dispozicion vetëm 30 ditë.
Për këtë arsye propozohet rishikimi i nenit 405, pika 7, duke ndarë kundërshtimet mbi ligjshmërinë nga kërkesat për marrjen e provave të reja.
7. Rishikimi i nenit 208/a dhe krijimi i një regjimi të plotë procedural për provën digjitale
I kerkoj ndjese lexuesit qe ne kete pike do zgjatem me shume.
Zhvillimi teknologjik ka ndryshuar rrënjësisht natyrën e provës penale. Telefoni inteligjent, kompjuteri, serveri, hard disku, claud apo një llogari elektronike nuk janë më thjesht “sende” që mund të trajtohen sipas logjikës tradicionale të kontrollit dhe sekuestrimit. Ato mund të përmbajnë, në një hapësirë të vetme, komunikimet, dokumentet, fotografitë, të dhënat financiare, vendndodhjet, kontaktet dhe një pjesë të konsiderueshme të jetës private të individit. Pikërisht për këtë arsye, rregullimi aktual i nenit 208/a të K.Pr.Penale, i miratuar në vitin 2008, duhet të rishikohet në tërësi.
Nevoja për ndërhyrje legjislative mund të ilustrohet edhe me mënyrën se si mund të formulohen sot kërkesat për kontroll dhe sekuestrim. Ka kërkesa te Prokurorisë per sende objekt kërkimi: “Pajisje elektronike; si kompjuter, laptop, hardisqe, usb-servera për pamje filmike, aparate telefoni pavarësisht nëse iu përkasin personave që kontrollohen, familjarëve apo personave të tjerë”.
Më tej kërkohej që kontrolli personal të shërbente për “sigurimin e aparateve të telefonit” dhe dokumenteve të tjera. Gjykata e konsideroi objektin e kontrollit të shtrirë mbi sende, dokumente ose të dhëna të çdo natyre apo formati që lidheshin me objektin e hetimit.
Ky shembull evidenton një problem normativ qe dispozitat ekzistuese mund të lejojnë që autorizimi për kontrollin e një vendi ose personi të ndërthuret me marrjen e pajisjeve që përmbajnë sasi jashtëzakonisht të mëdha të dhënash, madje edhe të pajisjeve të personave të tretë. Prandaj ligji duhet të përcaktojë shumë më qartë dallimin ndërmjet gjetjes dhe sekuestrimit fizik të pajisjes, ruajtjes forensike të përmbajtjes së saj dhe aksesimit, kërkimit, përzgjedhjes dhe përdorimit të të dhënave që ajo përmban.
Ky nuk është një shqetësim i ri. Në vendimin njësues nr. 147, datë 23.12.2021, në çështjen Lapsi.al, Gjykata e Lartë interpretoi nenin 208/a duke theksuar se ndërhyrja mbi të dhënat kompjuterike kërkon garanci të shtuara. Ajo e lidhi sekuestrimin me domosdoshmërinë, proporcionalitetin dhe përshtatshmërinë, si dhe me nevojën që të merren vetëm të dhënat e nevojshme për vërtetimin e faktit penal. Gjykata evidentoi pikërisht rrezikun që, për shkak të vështirësisë së individualizimit të të dhënave elektronike, bashkë me të dhënat relevante të ekspozohen të dhëna të tjera që nuk kanë lidhje me veprën penale dhe që prekin të drejta kushtetuese e konventore. 147_00_2021_1135_9533_bc67ba554f.doc
Katër vjet më vonë, Gjykata Kushtetuese në çështjen Elton Qyno, vendimi nr. 21, datë 22.04.2025, e çoi analizën më tej. Ajo konstatoi se rregullat procedurale për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike janë futur në KPP në vitin 2008 dhe nuk janë ndryshuar, ndërkohë që zhvillimi teknologjik ka qenë i jashtëzakonshëm. Gjykata njohu rolin plotësues që ka luajtur vendimi njësues nr. 147/2021, por në §62 iu drejtua drejtpërdrejt ligjvënësit, duke sjellë në vëmendje nevojën e përditësimit të rregullave ligjore, në mënyrë që ato t’u përgjigjen zhvillimeve teknologjike, nevojës për hetime efektive dhe, “mbi të gjitha mbrojtjes efektive të lirive themelore të individit”. Qëllimi, sipas Gjykatës, duhet të jetë një “kornizë ligjore e qartë dhe e saktë” për administrimin dhe përpunimin e të dhënave elektronike. vend.2125-1.pdf
Ky standard u zhvillua më tej në vendimin nr. 44, datë 29.07.2025, çështja Onejda Ymeraj. Gjykata Kushtetuese iu rikthye shprehimisht vendimit Lapsi.al dhe rrezikut që sekuestrimi i të dhënave kompjuterike të ekspozojë të dhëna që nuk kanë lidhje me veprën penale. Ajo e lidh këtë me mbrojtjen kushtetuese të korrespondencës, jetës private, lirisë së shprehjes dhe informimit. Kjo e bën edhe më të qartë se çështja nuk përfundon me pyetjen nëse telefoni mund të merret fizikisht; problemi kushtetues vazhdon me pyetjen çfarë mund të kërkohet brenda tij, nga kush, me çfarë autorizimi dhe deri në çfarë kufiri.
Së fundi, në vendimin nr. 78, datë 29.06.2026, çështja Vladimir Vladimirov, Gjykata Kushtetuese e ka bërë dallimin edhe më të qartë: sekuestrimi fizik i telefonit dhe aksesimi i përmbajtjes së tij janë ndërhyrje të lidhura, por juridikisht të dallueshme. Ky dallim është themelor për reformimin e nenit 208/a. Marrja e telefonit për ta ruajtur si provë nuk duhet të nënkuptojë automatikisht autorizimin për të kërkuar në të gjithë përmbajtjen e tij. Për kërkimin, analizën, përzgjedhjen dhe marrjen e të dhënave, Gjykata evidenton nevojën për garanci më të forta, përfshirë kontrollin gjyqësor dhe përcaktimin e objektit dhe modaliteteve të ndërhyrjes.
Këto zhvillime të jurisprudencës shqiptare duhen lexuar së bashku me Konventën e Budapestit për Krimin Kibernetik. Neni 14 është veçanërisht i rëndësishëm sepse përcakton se kompetencat procedurale të Konventës nuk kufizohen vetëm te “krimet kibernetike”; ato shtrihen edhe në mbledhjen e provave në formë elektronike për një vepër penale. Për rrjedhojë, standardet e Konventës janë relevante pikërisht për situatën moderne ku telefoni ose kompjuteri sekuestrohet në hetimin e një vepre penale tradicionale.
Por neni 14 duhet lexuar së bashku sidomos me nenet 15 dhe 19. Neni 15 kërkon që këto kompetenca të shoqërohen me mbrojtje adekuate të të drejtave dhe lirive të njeriut, proporcionalitet, kontroll gjyqësor ose tjetër të pavarur, shkaqe që justifikojnë ndërhyrjen dhe kufizime të fushës dhe kohëzgjatjes së saj. Ndërsa neni 19 rregullon posaçërisht kërkimin dhe sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të ruajtura. Raporti shpjegues i Konventës nënvizon se kërkimi duhet të lidhet me të dhëna për të cilat ekzistojnë arsye të besohet se do të sigurojnë prova për një vepër penale konkrete dhe dallon marrjen e mediumit fizik nga kopjimi i të dhënave që përmban ai.
Nga leximi së bashku i Konventës së Budapestit – veçanërisht neneve 14, 15 dhe 19 – vendimit njësues nr. 147/2021 Lapsi.al, vendimit nr. 21/2025 Elton Qyno, vendimit nr. 44/2025 Onejda Ymeraj dhe vendimit nr. 78/2026 Vladimir Vladimirov, del se ndërhyrja legjislative nuk duhet të kufizohet në një korrigjim të vogël të nenit 208/a. Duhet ndërtuar një regjim procedural i plotë i provës digjitale.
Ky regjim duhet të përcaktojë qartë: kushtet për marrjen fizike të pajisjes; rastet kur lejohet vetëm kopja forensike dhe pajisja duhet të kthehet; domosdoshmërinë e një autorizimi të individualizuar për aksesimin e përmbajtjes; kategoritë e të dhënave që mund të kërkohen; periudhën kohore; personat ose subjektet me të cilët lidhet kërkimi; procedurën e filtrimit të të dhënave jashtë objektit; mbrojtjen e komunikimeve të privilegjuara dhe të të dhënave të personave të tretë; krijimin dhe ruajtjen e kopjes forensike; hash-in dhe chain of custody; dokumentimin e çdo aksesi dhe përpunimi; të drejtën e mbrojtjes për verifikim dhe ekspertim; si dhe kthimin ose asgjësimin e të dhënave që nuk lidhen me objektin e hetimit.
8. Zbatimi efektiv i nenit 344/1 të Kodit te Procedures Penale
Neni 344, pika1 parashikon se i pandehuri merr pjesë në seancë si person i lirë edhe kur është i paraburgosur, duke lejuar kufizime vetëm kur ato janë të domosdoshme për parandalimin e rrezikut të ikjes ose të dhunës. Në praktikë, vendosja në ambiente të veçuara sigurie nuk duhet të jetë pasojë automatike e paraburgimit sic ndodh sot apriori ne GJKKO, pasi kjo kufizon edhe komunikimin efektiv me mbrojtësin. Jam kurioz te shoh vendimin e arsyetuar te dates 14.09.2026 për zotin Meta, pasi ne 08.06.2026 po GJKKO e Apelit ka arsyetuar me vendim se “ ne kete gjykate te gjithe te pandehurit me mase sigurie arrest me burg qendrojne ne dhome sigurie’. Për të shmangur zbatimin e përgjithshëm të rregullit përjashtimor, propozoj që nenit 344, pika 1 t’i shtohet: “Në fillim të gjykimit, gjykata përcakton me vendim të arsyetuar individualisht vendin ku i pandehuri i paraburgosur do të qëndrojë gjatë seancës.”
9. Rishikimi i normes per vendimet e paankimueshme
Kodi i Procedurës Penale duhet t’i nënshtrohet një rishikimi tërësor për të identifikuar çdo dispozitë që parashikon vendime gjyqësore të paankimueshme. E drejta e ankimit është një garanci themelore kushtetuese dhe konventore, ndërsa kufizimet e saj duhet të mbeten vetëm përjashtime të justifikuara dhe proporcionale. Fakti që Kodi miratohet me shumicë të cilësuar nuk e vendos atë mbi Kushtetutën dhe KEDNJ-në. Në veçanti, në procesin penal duhet të shmanget paankimueshmëria e vendimeve që prekin lirinë, të drejtat procedurale ose pozitën juridike të personit. Synimi duhet të jetë që çdo vendim me pasoja substanciale për personin t’i nënshtrohet kontrollit efektiv nga një gjykatë më e lartë.
10. Forcimi i garantizmit si parim udhëheqës
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk duhet t’u lihen ekskluzivisht prokurorëve dhe gjyqtarëve. Pa paragjykuar rolin apo profesionalizmin e tyre, është e natyrshme që çdo profesionist, kur propozon ndryshimin e rregullave të punës së vet, të ketë në vëmendje edhe nevojat për funksionimin sa më efektiv të institucionit që përfaqëson. Por procedura penale nuk është vetëm instrument për hetimin dhe gjykimin; ajo është, para së gjithash, sistemi i garancive që mbron individin përballë ushtrimit të pushtetit penal të shtetit. Për këtë arsye, drejtimi themelor i çdo ndryshimi duhet të jetë forcimi i garantizmit procedural. Çdo dispozitë e re duhet të testohet së pari kundrejt tri shtyllave: prezumimit efektiv të pafajësisë, garantimit të procesit të rregullt ligjor dhe garantimit të një mbrojtjeje reale dhe efektive.
Ilir Beqaj
Artan Myrtaj është 44-vjeçari që u ekzekutua ditën e sotme me armë zjarri në qendër të Sarandës. Ai njihej...
Artan Myrtaj, 42 vjeç, është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë. Sipas të dhënave paraprake, My...
42-vjeçari Artan Myrtaj është identifikuar si personi që ka humbur jetën sot në qendër të Sarandës, pranë ...
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së v...
Një vrasje me armë zjarri raportohet të jetë shënuar paraditen e kësaj të diele në Sarandë. Sipas informacioneve...
Dy shtetas janë vënë në pranga në flagrancë, pasi transportonin me autobus mallra të ndryshme të kontrabanduara nga Gr...
Dy shqiptarë janë dënuar me nga tetë muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u kapën duke kultivuar kanabis në një n...
Një përplasje për kontrollin e trafikut të drogës po trondit zonën e Vittorias në Siçili. Sipas një investigimi...
Në maj të vitit 1959, nga Bruklini i Amerikës, At Vasil Dhimitri i Kishës Ortodokse Shqiptare i shkruan Enver Hoxhës për lirimin...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79.1 lekë dhe do shitet me 80.1 lekë. Ndërk...