Harry Kane thyen “mallkimin” 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayern-it që fitoi “Topin e Artë”
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare. Demokratët kan&eu...
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë...
Protesta e studentëve vazhdon dhe ditën e sotme në ditën e saj të 15-të. Protesta pritet të fillojë në orën ...
Një kanal në WhatsApp, i krijuar për të mbështetur fushatën e rizgjedhjes së Luiz Inácio Lula da Silvës, po vler&...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vras...
Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur me plumb gome nga policia në Tiranë gjatë protestave studentore, është transferuar kët&e...
Një e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Fier–Patos, pran&...
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka hapur një kapitull të ri politik, me përgatitjet për form...

Ndërsa fundi i marsit dhe i korrikut janë periudha të ngjeshura për ekonomistët dhe bizneset, që duhet të dorëzojnë online pasqyrat financiare, fillimisht te tatimet dhe pastaj në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të ardhmen pritet që ata ta kryejnë këtë veprim vetëm një herë.
Projektligji “Për disa shtesa dhe një ndryshim në ligjin nr. 29, datë 30.03.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”, parashikohet që “Tatimpaguesit që mbajnë kontabilitet sipas kërkesave të ligjit përkatës, paraqesin pranë organeve tatimore deklaratën vjetore, pasqyrat financiare vetëm në rastet kur nuk kanë detyrimin për depozitimin e tyre pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, si dhe të dhëna të tjera të përcaktuara në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat për zbatimin e këtij ligji”.
Aktualisht tatimpaguesit që mbajnë kontabilitet sipas kërkesave të legjislacionit përkatës kanë detyrimin të paraqesin pranë organeve tatimore deklaratën vjetore së bashku me pasqyrat financiare, ndërkohë që tatimpaguesit që kanë detyrimin për depozitimin e pasqyrave financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit paraqesin të njëjtin dokument edhe pranë këtij institucioni. Në këtë mënyrë, për të njëjtin informacion financiar tatimpaguesit dorëzojnë të njëjtat pasqyra financiare pranë dy institucioneve.
Me qëllim thjeshtimin e procedurave dhe reduktimin e barrës administrative për tatimpaguesit, propozohet që pasqyrat financiare të paraqiten pranë organeve tatimore vetëm në rastet kur tatimpaguesit nuk kanë detyrimin për depozitimin e tyre pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Për tatimpaguesit që i depozitojnë pasqyrat financiare pranë QKB-së, informacioni do të sigurohet nga administrata tatimore nëpërmjet shkëmbimit elektronik të të dhënave ndërmjet dy institucioneve.
Por, që të mundësohet kjo, duhet që tatimet dhe QKB të kenë shkëmbim elektronik të dokumenteve mes tyre. Ndryshimet parashikojnë që: “Për tatimpaguesit që kanë detyrimin për depozitimin e pasqyrave financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, këto depozitohen brenda afateve të përcaktuara në legjislacionin përkatës dhe i përcillen administratës tatimore elektronikisht. Deri në mundësimin e shkëmbimit elektronik, këto pasqyra financiare depozitohen edhe pranë administratës tatimore.”.
Deri në mundësimin e shkëmbimit elektronik të të dhënave ndërmjet administratës tatimore dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit, tatimpaguesit do të vazhdojnë t’i paraqesin pasqyrat financiare edhe pranë organeve tatimore sipas procedurave aktuale. Në këtë mënyrë sigurohet vijimësia e informacionit financiar për administratën tatimore dhe, pas funksionalizimit të shkëmbimit elektronik, eliminohet nevoja që tatimpaguesi të paraqesë të njëjtin dokument pranë dy institucioneve.
Sipas relacionit, ky ndryshim synon një administrim më të thjeshtë të detyrimeve të raportimit, reduktimin e kohës dhe procedurave të nevojshme për përmbushjen e detyrimeve nga tatimpaguesit, si dhe rritjen e përdorimit të shkëmbimit elektronik të informacionit ndërmjet institucioneve publike.
Lehtwsohet barra tatimore për kategori të caktuara individësh
Njw tjetwr ndryshim, po nw kwtw projektligj ka për qëllim lehtësimin e barrës tatimore për kategori të caktuara individësh.
Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara synohet saktësimi, zgjerimi dhe unifikimi i trajtimit tatimor favorizues për të ardhurat e individëve dhe të vetëpunësuarve të vetëm që kanë statusin e personit të verbër, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, personit surdomut dhe invalidit të punës.
Në lidhje me saktësimin, zgjerimin dhe unifikimin e trajtimit tatimor favorizues për kategoritë e sipërpërmendura, ndryshimi i propozuar synon, nga njëra anë, të sigurojë vijimësinë e lehtësive tatimore për kategoritë që i kanë gëzuar ato më parë sipas legjislacionit përkatës dhe, nga ana tjetër, të shtrijë këtë trajtim edhe për kategoritë e tjera të përfshira në dispozitë, duke përcaktuar një trajtim të njëjtë në ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Njëkohësisht, ky ndryshim synon lehtësimin e barrës tatimore për kategori të cilat përballen me kufizime më të mëdha në pjesëmarrjen në tregun e punës, si dhe me nevoja dhe kosto shtesë në jetën e përditshme.
Në nivel ndërkombëtar, pjesëmarrja në tregun e punës e personave me aftësi të kufizuara vijon të mbetet ndjeshëm më e ulët krahasuar me personat pa aftësi të kufizuara. Për nxitjen e punësimit të kësaj kategorie, OECD evidenton përdorimin në vende të ndryshme të stimujve tatimorë, si kreditë tatimore, zbritjet tatimore apo rritja e pragut të të ardhurave të patatueshme, si instrumente që mund të mbështesin pjesëmarrjen e kësaj kategorie në tregun e punës. Ndryshimi i propozuar synon, në këtë kuadër, të rrisë të ardhurat neto të disponueshme të këtyre individëve, me qëllim nxitjen e punësimit dhe vetëpunësimit të tyre.
Kjo masë është gjithashtu në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, e cila në nenin 27 parashikon marrjen e masave për promovimin e mundësive për punësim, vetëpunësim, sipërmarrje dhe fillimin e një aktiviteti ekonomik nga personat me aftësi të kufizuara. Konventa parashikon gjithashtu promovimin e punësimit në sektorin privat nëpërmjet politikave dhe masave të përshtatshme, përfshirë masa stimuluese.
Në këtë mënyrë, ndryshimi i propozuar synon jo vetëm lehtësimin e barrës tatimore, por edhe mbështetjen e pavarësisë ekonomike dhe përfshirjes më të madhe të këtyre kategorive në tregun e punës dhe në aktivitetin ekonomik, sqaron relacioni.
Në ligjin nr. 29, datë 30.03.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimi si më poshtë vijon:
Në nenin 11, pas shkronjës “g”, shtohet shkronja “gj”, me përmbajtjen si më poshtë:
“gj) të ardhurat personale të individëve dhe të vetëpunësuarve të vetëm, që kanë statusin e personit të verbër, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, si edhe personat surdomutë, invalidët e punës të provuar me vërtetimin përkatës të lëshuar në përputhje me legjislacionin në fuqi të fushës.”.
Në nenin 27, në pikën 3, pas togfjalëshit “…dhe pasqyrat e raportimit financiar…” shtohet togfjalëshi “sipas përcaktimeve të pikës 5 të nenit 61 të këtij ligji,…”.
Në nenin 61, në pikën 5, bëhen ndryshimi dhe shtesat si më poshtë:
1. Fjalia e dytë ndryshon me përmbajtje si më poshtë:
“Tatimpaguesit që mbajnë kontabilitet sipas kërkesave të ligjit përkatës, paraqesin pranë organeve tatimore deklaratën vjetore, pasqyrat financiare vetëm në rastet kur nuk kanë detyrimin për depozitimin e tyre pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, si dhe të dhëna të tjera të përcaktuara në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat për zbatimin e këtij ligji.
2. Pas fjalisë së dytë shtohet fjalia e tretë dhe e katërt më përmbajtje si më poshtë:
“Për tatimpaguesit që kanë detyrimin për depozitimin e pasqyrave financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, këto depozitohen brenda afateve të përcaktuara në legjislacionin përkatës dhe i përcillen administratës tatimore elektronikisht. Deri në mundësimin e shkëmbimit elektronik, këto pasqyra financiare depozitohen edhe pranë administratës tatimore.”.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare./ Monitor
Konsumatorët që furnizohen me energji elektrike në tregun e liberalizuar do të kenë mundësi të krahasojnë ofertat jo v...
Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familje...
Vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me mot të kthjellët në pjes&eu...
Familja e nënës së re britanike që u gjet e pajetë në një apartament të marrë me qera në Airbnb në Durr&e...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Një shtetas shqiptar është dënuar me 16 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi kultivonte kanabis në një dhomë t&eu...
Gazetari Artan Hoxha ka thënë këtë të hënë se janë evidentuar të gjithë policët që qëlluan me p...
Dy prokurorë kanë nisur me iniciativën e tyre hetimet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve ...
Studentë, pedagogë dhe qytetarë vijojnë qëndresën para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dh...
Katër shqiptarë janë vënë në pranga në Spanjë për kultivim kanabisi. Plantacioni i kanabisit u zbulua nga Garda Civ...