AKTUALITET

Protestat/ Avokati Bici: Arrestime të paligjshme, polici që firmos, në të njëjtën kohë në tre vende të ndryshme

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Tetor 2026, 10:38

Protestat/ Avokati Bici: Arrestime të paligjshme, polici që firmos,

Avokati Henri Bici ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në syri tv.

Ai ka përcjellë gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri situatën e arrestimeve të paligjshme që po bën policia ndaj qytetarëve që po protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

Flavio Qarri: Sa i takon arrestimeve shoqërimeve. Nëpërmjet kolegëve të tu mund të na japësh një panorame, për numrat, për trajtimin e tyre për fatin etyre mbi të gjithë:

Henri Bici: Fatkeqësisht, panorama që paraqiti Auloni është shumë e qartë dhe e vërtetë. Kemi të bëjmë me një valë arrestimesh masive. Duhet të kuptojmë se faktet që kanë ndodhur në terren në përgjegjësinë penale të gjithsecilit nuk kanë lidhje, sepse ne po i shohim dita ditës në gjykatë. Pra, çfarë po ndodh. Policia bën valë arrestimesh masive. Procesverbalet dhe raportet e shërbimit janë të gjitha njëlloj. Nuk përmbajnë asnjë detaj të ndryshëm nga njëri – tjetri. Pra çdo njeri po sillet për masë sigurimi ose po arrestohet në flagrancë mbi një raport shërbimi të firmosur nga disa efektivë policie. Këtu dua të shtoj diçka që kemi vënë re dhe që është me të vërtetë për të ardhur keq. Pra një efektiv policie ka firmosur raporte shërbimi, pra në të njëjtën kohë ka qene edhe tek 21 dhjetori, edhe në qendër, edhe tek Gjykata Kushtetuese. Pra një efektiv ka konstatuar veprime të paligjshme në tre vende të ndryshme në të njëjtën orë.

Flavio Qarri: Këto e lehtësojnë pozitën e të ndaluarve apo për momentin nëse gjykohen nga gjyqtarë të ndryshëm, mund të kenë sukses si mashtrime. Se këto janë mashtrime.

Henri Bici: Patjetër që ne kemi referuar të gjithë këto raste, kur janë zhvilluar gjykimet e masave të sigurimit që i kemi referuar gjyqtarit hetimet paraprake dhe çdo detaj dhe çdo pretendim i joni është marrë në konsideratë dhe normalisht do të hetohet dhe ka patur raste kur gjyqtarë të caktuar kanë urdhëruar verifikimin e çdo veprimi të çdo efektivi policie dhe kjo është shumë pozitive mendoj unë. Ka patur gjyqtarë të caktuar të cilët kanë evidentuar çdo dëmtim të protestuesve dhe kanë mbajtur procesverbalet e seancave gjyqësore ne mënyrë shumë të qartë. Duhet të kemi parasysh që Prokuroria dhe Gjykatat gjenden në një situatë, emergjente alarmante. Pra, me gjithë arrestimet masive, janë bërë sekuestro të telefonave pa fund. Madje jo më larg se dje një prokuror më tha se është bërë zyra si një dyqan telefonash dhe nuk e kuptoj se çfarë duan të arrijnë me sekuestrimin e telefonave të protestuesve. Pra e zëmë se aty ka një komunikim ndërmjet dy personave që duan të marrin pjesë në protestë. Nuk është kriminale të marrësh pjesë në protestë.

Apo më tej kemi procesverbale të sekuestrimit të sendeve. U gjet një kapuç. Pra po kriminalizojmë kapuçin. Gjyqtarit sinqerisht po i vjen turp që i paraqiten dosje të tilla në gjykatë. Si gjyqtarit si prokurorit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë