Video tronditëse/ Ishin në lokal, ‘’Shqiponjat’’ futen brenda dhe dhunojnë avokatin Altin Goxhaj dhe analistin Shpend Gashi
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Sipas informacioneve paraprake, momentet e tensionit janë shoqëruar me ndërhyrjen e efektivëve të policisë, të cilët kan...
Protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë. Zona është kthyer në një fushë ...
Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapës...
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, këtë herë pranë Kryeministrisë. Protestuesit kan&...
Ish-ministri socialist Arben Malaj mendon se Partia Socialiste duhet t’i heqë Edi Ramës shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, pasi s...
Një telefonatë që paralajmëronte praninë e mundshme e personave të armatosur mes protestuesve ka qenë arsyeja e angazhimit ...
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. ...
Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se bashkëpunojnë ba...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje t&...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar për protestat masive që po zhvillohen në Tiranë, duke bërë thirrje për reflektim, përgjegjësi dhe ruajtjen e paqes sociale. Në një deklaratë për situatën e fundit në vend, KMSH thekson rëndësinë e së drejtës së qytetarëve për të protestuar dhe për të kërkuar llogaridhënie. Institucioni fetar u bën thirrje institucioneve që t’u përgjigjen me seriozitet kërkesave të qytetarëve, ndërsa kërkon nga të gjitha palët vetëpërmbajtje dhe shmangie të dhunës.
Sipas KMSH-së, mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut, dëgjimit të ndërsjellë dhe respektimit të ligjit. Komuniteti Mysliman apelon për më shumë urtësi dhe mirëkuptim, duke theksuar se paqja, dinjiteti njerëzor dhe e ardhmja e vendit duhet të qëndrojnë mbi çdo dallim politik apo shoqëror.
DEKLARATA
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po i ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në vend dhe protestat që po zhvillohen, duke shprehur shqetësimin për çdo situatë që mund të cenojë paqen sociale, sigurinë dhe bashkëjetesën mes qytetarëve.
Ne besojmë se e drejta për t’u shprehur, për të protestuar dhe për të kërkuar llogaridhënie është pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore, ndërsa ruajtja e paqes, respekti ndaj tjetrit dhe shmangia e çdo forme dhune janë përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve.
Në këto momente, nevojiten reflektim i sinqertë, urtësi dhe përgjegjësi nga të gjithë, për të vlerësuar pasojat e fjalëve dhe veprimeve tona mbi jetën e përbashkët. U bëjmë thirrje institucioneve t’u përgjigjen me seriozitet kërkesave të qytetarëve dhe të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje, maturi dhe përgjegjësi, duke shmangur gjuhën nxitëse, urrejtjen dhe çdo veprim që mund të thellojë përçarjen mes qytetarëve, duke vendosur dinjitetin njerëzor, sigurinë dhe të mirën e vendit në qendër të çdo vendimmarrjeje.
Çdo mosmarrëveshje, sado e ndërlikuar të jetë, duhet të kërkojë zgjidhje përmes dialogut, dëgjimit të ndërsjellë dhe respektimit të ligjit e institucioneve.
Shqipëria është shtëpia e përbashkët e të gjithëve. Dallimet në qëndrime dhe bindje nuk duhet të na largojnë nga njëri-tjetri, por të na kujtojnë se paqja, dinjiteti njerëzor dhe e ardhmja e vendit janë vlera që na bashkojnë përtej çdo dallimi politik apo shoqëror.
Si institucion fetar, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mbetet i përkushtuar ndaj paqes, harmonisë, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës. Ne besojmë se fjala e urtë është më e fortë se zemërimi, se dialogu është më frytdhënës se përplasja dhe se përgjegjësia ndaj së mirës së përbashkët duhet të udhëheqë çdo veprim.
Në këto ditë, lutemi që Zoti i Madhëruar t’i japë vendit tonë qetësi e urtësi, t’i udhëzojë të gjithë drejt së mirës, t’u dhurojë zemrave paqe e mirëkuptim dhe t’i ndihmojë drejtuesit, qytetarët dhe të gjithë aktorët e shoqërisë të gjejnë rrugën e dialogut dhe të zgjidhjeve të drejta.
Zoti e ruajtë Shqipërinë, i mbrojtë qytetarët e saj dhe na udhëzoftë të gjithëve drejt paqes, drejtësisë dhe së mirës së përbashkët. Amin!
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Pamje shqetësuese janë regjistruar pasditen e sotme në Sheshin “Skënderbej”, ku një protestues i gjakosur shihet teksa t&eu...
Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit janë ashpërsuar pasditen e kësaj të diele në Sheshin Skënderbej...
Tensionet gjatë protestës në Tiranë janë shoqëruar me incidente të rënda, ndërsa një protestues është...
Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, i cili ka skaaduar që në vitin 2024. Përdorimi i gazit lotsjellës në k...
Situata gjatë protestës në Tiranë është tensionuar më tej, pasi efektivët e policisë kanë qëlluar me gur&...
Tensionet arrijnë kulmin në qendër të Tiranës. Policia ndërhyn me ujëhedhëse për të shpërndarë dem...
Situata pranë Ministrisë së Brendshme është tensionuar gjatë protestës studentore në Tiranë, ku përplasjet mes...
Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masat e sigurisë për 22 personat e arrestuar nga policia gjatë protestës. Për 18 prej tyre, gjy...
Këto janë fotot që agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar lidhur me ditën e pestë të protestës në Tiranë. Reuters ...
Një i moshuar është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në Tiranë, tek...