AKTUALITET

Protestat prekin transportin urban, Shoqata letër Bashkisë së Tiranës për njohjen e kompensimit

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Qershor 2026, 07:34

Protestat prekin transportin urban, Shoqata letër Bashkisë së

Prej 14 ditësh në Tiranë po zhvillohen protesta masive qytetare, që nisin në orët e pasdites dhe përfundojnë në orët e vona të natës me marshime në rrugët pranë qendrës. Për transportin publik në Tiranë mbajtja e protestave po jep efekt domino.

Nga njëra anë, në disa linja urbane është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të udhëtarëve, veçanërisht në orët e vona të mbrëmjes. “Prej 20 vitesh në shërbimin e transportit publik nuk kishte ndodhur asnjëherë një fluks kaq i lartë pasagjerësh në orët 22:00 dhe 23:00. Është hera e parë që shoh një frekuentim të tillë të lartë. Rritja ka ardhur për shkak të protestave” pohon një faturino i linjës Qendër–Porcelan.

Ndonëse numri i pasagjerëve është rritur, bllokimet e trafikut dhe devijimet e shpeshta të itinerareve kanë ulur numrin e kilometrave të përshkuar nga autobusët.

Kjo situatë pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe te të ardhurat e operatorëve, pasi kompensimi për perfomancën, që operatorët përfitojnë nga Bashkia e Tiranës llogaritet mbi bazën e kilometrave të realizuar në shërbim. Si pasojë, sa më pak kilometra të përshkruhen, aq më i ulët është edhe kompensimi që përfitojnë operatorët.

Në Tiranë, transporti i shërbimit publik operon me financim të bashkisë së Tiranës nëpërmjet dhënies së subvencioneve dhe financim të kompanive private.

Kostandin Foni kryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas shpjegon se vetëm për transportin urban në Tiranë, Bashkia jep kompensim në bazë të itinerarit të kilometrave të përshkruara.

Konkretisht, sipas tij, nëse operatorët kanë përshkuar 94 deri në 96% të kilometrave të përcaktuara, përfitojnë kompensim në vlerën 0.9 lekë për çdo biletë të shitur.

Nëse kanë përshkruar 92 deri 94% të itenerarit, masa e kompensimit është 0.8 lekë për çdo biletë. Dhe për 90 deri 92% të itenerarit vlera e kompensimit për biletë është 0.7 lekë.

Për shkak të protestave në shumë akse të Tiranës ka pasur bllokime dhe për këtë arsye iteneraret e linjave, si për autobusët e Unazë së Vogël, Tiranën e Re, TEG, Kristal etj është detyruar të devijohet itenerari.

Në këtë situatë Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i ka dërguar një letër Bashkisë ku i kërkon që gjatë kësaj periudhe të merren në konsideratë kushtet e krijuara nga protestat për vlerësimin e perfomancës së operatorëve.

“Si pasojë e protestave të zhvilluara në territorin e Bashkisë Tiranë, të cilat kanë sjellë bllokime dhe devijime të vazhdueshme të akseve kryesore rrugore. Për shkak të këtyre kufizimeve të qarkullimit, operatorët e transportit publik qytetas janë detyruar të ndryshojnë itineraret e linjave, të devijojnë nga rrugët e miratuara dhe në shumë raste të mos kenë mundësi të realizojnë plotësisht kilometrat e planifikuara sipas kontratave dhe detyrimeve të përcaktuara nga Bashkia Tiranë.

Kërkojmë që kilometrat e parealizuara si pasojë e rrethanave të njihen dhe të konsiderohen si kilometra të realizuara, për efekt të vlerësimit të përfomancës dhe detyrimeve kontraktore të operatorëve”, thuhet në letër.

Në total në kryeqytet operojnë rreth 50 linja autobusësh, me një flotë prej 200 autobusësh.

“Shoqata e Transportit Publik Qytetas dëshiron të sjellë në vëmendjen tuaj situatën e krijuar gjatë javës së fundit dhe në vijim, si pasojë e protestave të zhvilluara në territorin e Bashkisë Tiranë, të cilat kanë sjellë bllokime dhe devijime të vazhdueshme të akseve kryesore rrugore. Për shkak të këtyre kufizimeve të qarkullimit, operatorët e transportit publik qytetas janë detyruar të ndryshojnë itineraret e linjave, të devijojnë nga rrugët e miratuara dhe në shumë raste të mos kenë mundësi të realizojnë plotësisht kilometrat e planifikuara sipas kontratave dhe detyrimeve të përcaktuara nga Bashkia Tiranë.

Theksojmë se kjo situatë nuk ka ardhur si pasojë e neglizhencës apo mosangazhimit të operatorëve, por për shkak të rrethanave objektive dhe të pavarura nga vullneti i tyre. Pavarësisht vështirësive, operatorët kanë vijuar të ofrojnë shërbimin e transportit publik në masën më të madhe të mundshme, duke garantuar lëvizjen e qytetarëve dhe funksionimin e rrjetit të transportit.

Kështu, kërkojmë që në vlerësimin e performancës së operatorëve për periudhën e javës së kaluar dhe ditët në vijim, të merren në konsideratë kushtet e jashtëzakonshme të krijuara nga protestat, devijimet dhe bllokimet e akseve rrugore. Konkretisht, kërkojmë që kilometrat e parealizuara si pasojë e këtyre rrethanave të njihen dhe të konsiderohen si kilometra të realizuara për efekt të vlerësimit të performancës dhe detyrimeve kontraktore të operatorëve.

Jemi të bindur se Bashkia Tiranë do të vlerësojë me objektivitet këtë situatë të jashtëzakonshme dhe do të marrë në konsideratë ndikimin real që ajo ka pasur në aktivitetin e operatorëve të transportit publik qytetas.”/Monitor 

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 14 Qershor20:59

Nga Aeroporti në... protestë

Protesta kundër Qeverisë ka hyrë tashmë në ditën e 15-të. Edhe këtë të diel mijëra qytetarë u mblod...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?