AKTUALITET

Protestuesit zhvendosen te Shallvaret, digjet një kioskë në krah të “Tajvanit”, dëgjohen shpërthime

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Tetor 2026, 20:27
Protestuesit zhvendosen te Shallvaret, digjet një kioskë në krah

Protestuesit kanë ndryshuar sërish drejtimin e marshimit në Tiranë, duke u zhvendosur drejt zonës së Shallvareve, ku është regjistruar një tjetër incident me zjarr gjatë ditës së tretë të demonstratave.

Një kioskë që ndodhet në krah të kompleksit “Tajvani” është përfshirë nga flakët, ndërsa tymi është përhapur në zonën përreth.

Incidenti ka ndodhur në një kohë kur grupe protestuesish vijojnë të lëvizin në pjesë të ndryshme të Tiranës, pas përplasjeve të përsëritura me forcat e rendit.

Djegia e kioskës pranë “Tajvanit” i shtohet një serie incidentesh me zjarr të regjistruara gjatë protestës së sotme. Më herët, një kioskë u përfshi nga flakët në Parkun Rinia, ndërsa një tjetër u dogj pranë Kryeministrisë.

Incidente të ngjashme janë regjistruar edhe në Rrugën e Elbasanit, ndërsa në zonën e Zogut të Zi janë djegur kosha mbeturinash dhe struktura reklamash.

Gjatë orëve të fundit, përplasjet mes demonstruesve dhe policisë janë përqendruar në disa pika. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kanë hedhur gurë drejt efektivëve, ndërsa forcat e rendit janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Tensione janë raportuar edhe pranë Ministrisë së Brendshme, ku policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës pas hedhjes së gurëve nga grupe protestuesish.

Ndërkohë, demonstruesit kanë vijuar marshimin në Rrugën e Kavajës, bulevardin “Zogu I” dhe në zona të tjera, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë ndërhyrjeve të policisë janë raportuar shoqërime të shumta, ndërsa autoritetet nuk kanë publikuar ende një bilanc përfundimtar për numrin e personave të shoqëruar dhe dëmet materiale.

Për sa i përket incidentit te Shallvaret, ende nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar apo përmasat e dëmeve të shkaktuara nga zjarri në kioskën pranë “Tajvanit”.

Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe nesër, ndërsa dita e tretë e demonstratave po mbyllet me tensione të vazhdueshme dhe incidente në disa zona të Tiranës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje