AKTUALITET

Pse po braktisen lopët për plastmasën

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2026, 11:18

Pse po braktisen lopët për plastmasën

Në fushat e Shqipërisë po ndodh një rotacion i shpejtë e brutal, i kapitalit dhe punës. Aty ku dikur ishin fushat me drithëra, perime, jonxhë bashkë me tufat e vogla të bagëtive e lopëve, sot shkëlqen një “det” plastmase.

Për shikuesin nga jashtë, ky duket thjesht si një ndryshim peizazhi. Por kjo është në realitet një përgjigje racionale ndaj tregut dhe kërkesave të tij.

Bazuar në një analizë me 10 faktorë të riskut strukturor – një lloj sonde a termometri i treguesve të biznesit blegtoral – diferenca në kompleksitet apo vështirësi të të bërit biznes midis prodhimit të qumështit me prodhimin e serrave është zgjeruar në nivele të papara më parë dhe në favor të këtyre të fundit

Pse po braktisen lopët për plastmasën

Analiza tregon se blegtoria në Shqipëri nuk është më thjesht një biznes kompleks dhe i vështirë; ajo është bërë, edhe në terma financiarë, një “aktiv i bllokuar” (stranded asset), ashtu si puset e vjetra të naftës bashkëshoqëruese në këtë peizazh fushor, që nuk nxjerrin dot më naftë nga shtresat e lodhura të nëntokës, dhe fermerët e kanë gjithmonë e më të vështirë të mjelin qumësht me fitim.

Thelbi i krizës qëndron në vështirësinë e të bërit biznes me një fermë që prodhon qumësht. Në një shkallë vështirësie nga 1 (e ulët) në 100 (e pamundur), ferma e lopëve të qumështit në Shqipëri vlerësohet me 87 pikë – një pikavarazh për të cilin bankat ose kreditorët do ta klasifikonin këtë aktivitet si “të painvestueshëm”.

Në kontrast me këtë, serrat diellore, detet apo pika e plastmasës tashmë kudo në territor, vlerësohen vetëm 34 pikë.

Arsyeja është llogaria ekonomike. Një fermer qumështi në Shqipëri humbet para në çdo veprim që bën. Ai blen inpute të shtrenjta misër, sojë, grurë, të importuar me çmimet e tregut global (në shumicën e rasteve i blen dhe me çmim pakice), për të prodhuar një mall të lirë, qumësht të papërpunuar, për një treg lokal me fuqi të ulët blerëse.

Ai është i ekspozuar ndaj të gjitha luhatjeve të tregut, luftërave, thatësirave, krizave të ndryshme, kur blen me çmimet e bursës së Çikagos (CBOT), por i bllokuar në shitje vetëm në tregun e “Lushnjës”, ose fabrikat dhe tregun lokal.

Fermeri i serrave përdor një avantazh gjeografik falas – rrezatimin diellor – për të prodhuar produkte eksporti, perime të cilat shiten me valutë të fortë në tregjet e huaja, edhe pse Leku i fortë në kursin e këmbimit krijon disavantazhe.

Pse po braktisen lopët për plastmasën

Hija e Serbisë dhe “deficiti i fushës, tokës arë”

Pse rënia e qumështit është strukturore dhe jo ciklike? Përgjigjja gjendet më lehtë jashtë kufijve dhe sidomos te fqinji verior.

Konkurrenti rajonal, Serbia, gëzon atë që njihet si “ekonomi e shkallës”. Fermerët në Vojvodinë operojnë me kosto minimale për ushqimin e bagëtive, pasi e rritin vetë misrin në sipërfaqe të mëdha dhe në fusha.

Fermeri shqiptar jo vetëm është i penalizuar nga fragmentimi i tokës e nuk mund të arrijë efikasitetin e fqinjit, por ajo pak tokë fushe në Shqipëri kërkohet me çmime shumë më të larta nga ndërtimi, turizmi, ekonomi të tjera të shërbimeve, si dhe nga aktivitete të tjera bujqësore jo blegtorale.

Kur qumështi serb ose hungarez hyn në Tiranë me çmime më të ulëta se kostoja e prodhimit në Shqipëri, fermeri shqiptar nuk po konkurron vetëm me punën dhe investimin e një fermeri tjetër; ai po konkurron me gjeografinë dhe subvencionet shtetërore të Beogradit (1000 € mbështetje/lopë/qumësht vs. 100 €/krerë në Shqipëri).

Por, sidoqoftë, si fermerët serbë dhe ata shqiptarë janë në konkurrencë me fermerët europianë: serbët më shpesh me hungarezët, polakët etj., shqiptarët së pari me italianët. Italia është vendi nga ku hyn më së shumti qumështi i lëngshëm dhe djathëra cilësorë, por dhe djathëra të tjerë, si dhe me Gjermaninë dhe Holandën për djathërat masivë, të lirë në çmim, të cilët përdoren kryesisht nga HoReCa (restorantet, hotelet, katering).

Kjo është dhe fare shkurt përgjigjja pse dhe miliona turistë nuk arrijnë të rrisin prodhimin vendas, i cili zëvendësohet fare lehtë me import.

Pse “Plastmasa” është strehë e sigurt

Në këtë mjedis ku toka e pakët duhet të ndahet mes ndërtimit, aktiviteteve të shërbimeve, tani së fundmi dhe energjisë (paneleve diellore) e aktiviteteve bujqësore, serrat diellore përfaqësojnë një strehë të sigurt (safe haven) për kapitalin e vogël shqiptar dhe punë për fermerët.

Demografia si “Goditja përfundimtare”

Megjithatë, rreziku më i madh nuk është biologjik ose financiar, por demografik. Blegtoria kërkon angazhim 365-ditor, një stil jetese që demografia e re e Shqipërisë e ka refuzuar kategorikisht tashmë prej dekadash. Të investosh në një fermë lopësh sot në Shqipëri do të thotë të gjesh punëtorë për një punë që askush nuk dëshiron ta bëjë, ndërsa serrat, me natyrën e tyre sezonale, përshtaten më mirë me tregun e punës.

Mesazhi nga tregu është i qartë dhe i pamëshirshëm. Shqipëria po kalon një “de-industrializim blegtoral”, nëse ka pasur blegtori mjaftueshëm ndonjëherë. Për shkak të natyrës së aktivitetit blegtoral, kompleksitetit dhe ndërlidhjes me aktivitetet e tjera bujqësore, shkallës së investimit, sasinë e punës dhe njohurive që kërkon, vlerës së shtuar që gjeneron, po blegtoria, mund të konsiderohet si industria e rëndë e bujqësisë.

Puna dhe kapitali po largohen nga zona e kuqe (87 pikë) – përpjekja jonë për të prodhuar proteinë shtazore në male, kodra, e pak fushë të copëtuar mes pronësisë e aktiviteteve të tjera – dhe po shkojnë drejt zonës së gjelbër (34 pikë) – shfrytëzimit të diellit mesdhetar.

Për investitorët dhe politikëbërësit, leksioni është i thjeshtë: Mos luftoni gjeografinë. Në Shqipëri, e tashmja u përket atyre që shesin perime në Europë, jo atyre që përpiqen të ushqejnë lopët me misër e premikse të importuara. Të ardhmen nuk e dimë. Sidoqoftë, vështirë se do të ketë politika që lopët, si në Zvicër, të jenë pjesë dhe krijuese të peizazhit, kulturës, traditave, prodhimeve cilësore me vlerë të lartë lokale.

Përjashtimi: Mjellma e zezë, stalla me 1400 lopë

Pse një “katallan” prej 1,400 krerësh në zonën e falimentit?

Në mes të “zonës së braktisjes”, atje ku termometri shënon 87/100, ekziston një anomali prodhuese dhe ekonomike që sfidon logjikën e tregut shqiptar: Ferma “Vjen” në Divjakë. Me mbi 1,400 krerë lopësh qumështi, kjo nuk është thjesht një fermë; është një fabrikë qumështi. Në stilin e analizës së riskut, ajo është një “Black Swan”, “Mjellma e Zezë” – një përjashtim që thyen rregullat, statistikisht një ndodhi e pamundur, por që ndodh.

Në Europë, më pak se 0.4% e fermave i kalojnë 1,000 krerët. Në termat e ndërtimit, siç i njohim mirë në kullat në Shqipëri, kjo fermë është njëlloj me ndërtimin e një rrokaqielli “alla Dubai” në mes të një fshati me shtëpi prej balte./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?