Dyshohet si autor i sulmit terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
CNN, përmes rubrikës analitike ‘Fareed’s Global Briefing’, i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen prej rreth...
Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës, 26 korrik në një zonë me bimësi të ulët në jug të Pylaia...
Përfundimi i Kupës së Botës shënoi edhe fundin e karrierës ndërkombëtare për disa nga emrat më të njohu...
West Ham ka hyrë në histori si klubi i parë i Championship që arkëton një shifër rekord nga shitja e vetëm dy futbolli...
Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 57-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në...
Franca dhe Spanja po përballen me një nga situatat më të rënda të viteve të fundit, ndërsa zjarre gjigante pyjore vazh...
Aksidenti tragjik që i mori jetën dy shtetasve egjiptianë, Mohamed Lotf, 30 vjeç dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, nuk ngre pikëpyet...
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, ku një karro...
Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4% sipas të dhënave të OECD për majin 2026, renditet ndër vendet me treg...

Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktivitetin duke investuar në një aktivitet të quajtur “retreat”. Ndonëse këto aktivitete janë shtuar në vitet e fundit, mbetet një koncept i ri për Shqipërinë. Nga aktivitetet rekreative, sporti, e deri tek udhëtimet jashtë, cilat janë organizimet që kompanitë shqiptare ofrojnë për punonjësit e tyre?
Nëse dikur një kompani organizonte një darkë fundviti dhe e konsideronte të përmbushur detyrimin ndaj stafit, sot pritshmëritë janë krejt të tjera.
Gjithnjë e më shumë biznese në Shqipëri po investojnë në retreat-e, team building, kampe zhvillimi, trajnime në natyrë dhe përvoja të përbashkëta për stafin, duke krijuar një treg të ri shërbimesh që deri para pak vitesh ishte i kufizuar kryesisht te korporatat e huaja.
Në pamje të parë, fenomeni mund të duket si një modë e importuar nga kultura perëndimore e punës. Në realitet, pas tij, qëndron një logjikë ekonomike gjithnjë e më e fortë.
Në një treg ku kompanitë po përballen me vështirësi në gjetjen dhe mbajtjen e punonjësve, investimi te kultura organizative po shihet si një alternativë më pak e kushtueshme sesa zëvendësimi i vazhdueshëm i stafit.
Kostoja e largimit të një punonjësi nuk kufizohet vetëm te paga. Ajo përfshin kohën e humbur në rekrutim, trajnimin e punonjësit të ri, uljen e produktivitetit gjatë periudhës së tranzicionit dhe humbjen e njohurive të akumuluara.
Për pozicione të specializuara, kostoja e zëvendësimit mund të arrijë disa paga mujore. Në këtë kontekst, një retreat prej disa mijëra eurosh mund të shihet më shumë si investim sesa si shpenzim.
Në Shqipëri, tregu i punës po ndryshon me shpejtësi. Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e specialistëve në sektorë të caktuar kanë rritur konkurrencën mes kompanive për talentet. Për herë të parë, shumë punëdhënës po përballen me një realitet ku paga nuk mjafton më si argument i vetëm për të mbajtur njerëzit.
Kjo është veçanërisht e dukshme te brezat më të rinj. Punonjësit e brezit Z dhe një pjesë e madhe e millennials kërkojnë më shumë fleksibilitet, zhvillim profesional dhe një mjedis pune ku ndihen të përfshirë. Për ta, përvoja në vendin e punës ka peshë pothuajse po aq sa kompensimi financiar.
Ky ndryshim po konfirmohet edhe nga vetë kompanitë. Sipas Ornela Shehit, drejtuese e Departamentit të Marketingut dhe Eventeve në Deloitte Albania, profesionistët e rinj janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë e përfitimeve përtej pagesës.
“Mjedisi i punës, kultura e bashkëpunimit dhe komuniteti profesional ku bëjnë pjesë kanë peshë të konsiderueshme në vendimmarrjen e tyre për të qëndruar dhe për t’u zhvilluar brenda një kompanie”, thotë ajo. Në këtë kontekst, retreat-et dhe aktivitetet e ngjashme po konsiderohen gjithnjë e më shumë si pjesë e paketës së vlerës që një punëdhënës ofron.
Nga argëtimi te menaxhimi i riskut
Në shumë kompani, retreat-et nuk po shihen më si aktivitete rekreative, por si instrumente të menaxhimit të burimeve njerëzore. Jonel Kristo, sipërmarrës dhe trajner në fushën e retreat-it, thotw se problemi që kompanitë po përpiqen të adresojnë është më i thellë se organizimi i një aktiviteti social.
“Bizneset po investojnë në retreat-e sepse po shohin se një ekip i lodhur, i fragmentuar ose i paangazhuar kushton shumë më tepër sesa një përvojë e menduar mirë”, thotë ai.
Sipas z. Kristo, objektivi nuk është argëtimi në vetvete, por rikthimi i lidhjes mes njerëzve, forcimi i kulturës së brendshme dhe ulja e tensioneve që shpesh mbeten të padukshme në rutinën e përditshme të punës. Ai shton se sfidat më të mëdha të kompanive sot nuk janë domosdoshmërisht teknike, por njerëzore.
Komunikimi, besimi, bashkëpunimi dhe motivimi po bëhen faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt performancën e organizatës. Në këtë këndvështrim, retreat-i funksionon si një mekanizëm që synon të përmirësojë marrëdhëniet brenda ekipit dhe të identifikojë tensione që në ambientin e zakonshëm të punës mbeten të fshehura.
Kjo shpjegon edhe ndryshimin që ka pësuar vetë koncepti. Nëse dikur team building nënkuptonte lojëra sportive dhe darka në grup, sot shumë programe përfshijnë sesione komunikimi, ushtrime bashkëpunimi, simulime vendimmarrjeje dhe diskutime mbi kulturën organizative. Në njëfarë mënyre, retreat-i po afrohet gjithnjë e më shumë me një instrument menaxherial.
Këtë qasje e ndjekin edhe grupet e mëdha të biznesit. Edit Valisi, Menaxhere e Rekrutimit dhe Zhvillimit të Talenteve në Grupin BALFIN, thotë se aktivitetet jashtë zyrës janë ndër format që lënë gjurmën më të gjatë te punonjësit.
“Retreat-et krijojnë hapësira ku njerëzit ndajnë përvoja përtej roleve dhe rutinës. Këtu nuk janë thjesht pjesëmarrës, por ndërveprues”, shprehet ajo. Për një grup me mbi 5,500 punonjës nga 24 kombësi dhe operacione në 12 shtete, këto aktivitete shihen si pjesë e përpjekjes për të ndërtuar një kulturë të përbashkët organizative.
Një industri e re në zhvillim
Rritja e kërkesës ka krijuar edhe një ekonomi të re rreth këtij fenomeni. Hotelet, resortet, qendrat e konferencave, trajnerët, psikologët organizativë, kompanitë e eventeve dhe operatorët turistikë po përfitojnë nga kërkesa në rritje për aktivitete të posaçme për stafin.
Për shumë struktura turistike, klientët korporativë po bëhen një burim i rëndësishëm të ardhurash jashtë sezonit veror. Retreat-et organizohen shpesh në pranverë ose në vjeshtë, duke ndihmuar në zgjatjen e sezonit dhe në mbushjen e kapaciteteve në periudha kur kërkesa turistike është më e ulët. Në këtë aspekt, trendi nuk po ndikon vetëm te mënyra si menaxhohen punonjësit, por po krijon një treg të ri shërbimesh me vlerë të shtuar.
Rritja e këtij tregu lidhet edhe me ndryshimin e prioriteteve të vetë kompanive pas pandemisë. Sipas Ornela Shehit, aktivitetet e mirëqenies dhe team building-ut po planifikohen gjithnjë e më shumë si pjesë e strategjive të menaxhimit të talenteve.
“Në shumë kompani, ky zë buxhetor jo vetëm që është ruajtur, por është rritur dhe po planifikohet në mënyrë më të strukturuar, me objektiva të qarta biznesi dhe tregues konkretë të suksesit”, vëren ajo.
Rreziku i “show”-t korporativ
Megjithatë, jo çdo retreat prodhon rezultat. Z. Kristo bën dallimin mes një retreat-i që krijon ndikim dhe një aktiviteti që mbetet vetëm fasadë.
“Një retreat kthehet në ‘show’ kur fokusi është më shumë te pamja sesa te ndikimi. Kur rëndësi ka hoteli, videot dhe fotot për rrjetet sociale, por jo çfarë ndodh realisht me ekipin, atëherë kemi më shumë marketing të brendshëm sesa zhvillim”, argumenton ai.
Sipas tij, aktivitetet duhet të lidhen me objektiva konkrete si përmirësimi i komunikimit, integrimi i punonjësve të rinj apo forcimi i besimit mes departamenteve.
Një nga kritikat më të zakonshme është se shumë kompani fokusohen te forma dhe jo te përmbajtja. Resorti luksoz, videot profesionale dhe fotot për rrjetet sociale mund të krijojnë përshtypjen e një investimi të suksesshëm, pa garantuar domosdoshmërisht ndikim te stafi.
Z. Kristo argumenton se një retreat humbet vlerën kur kthehet në marketing të brendshëm dhe jo në zhvillim organizativ. Sipas tij, aktivitetet duhet të kenë objektiva konkrete: përmirësimin e komunikimit, integrimin e ekipeve, zgjidhjen e konflikteve apo qartësimin e vizionit. Përndryshe, efekti mbetet i përkohshëm dhe zhduket disa ditë pas kthimit në zyrë. Ky është edhe dallimi mes kostos dhe investimit.
Një kompani që organizon një retreat duhet të jetë në gjendje të masë ndikimin e tij. Treguesit mund të jenë niveli i angazhimit të stafit, bashkëpunimi mes departamenteve, qarkullimi i punonjësve apo rezultatet e anketave të brendshme. Pa këto matje, është e vështirë të vlerësohet nëse paratë e shpenzuara kanë sjellë vlerë reale.
Në kompanitë e mëdha, përpjekjet për matjen e ndikimit janë bërë gjithnjë e më të strukturuara. Në BALFIN monitorohen tregues si angazhimi i punonjësve, promovimet e brendshme dhe bashkëpunimi ndërmjet kompanive të grupit.
Sipas Edit Valisit, vetëm në vitin 2025, mbi 100 punonjës u transferuan mes kompanive të grupit dhe 632 të tjerë u promovuan. Ndërsa në Deloitte, znj. Shehi thotë se treguesit përfshijnë nivelin e angazhimit, normën e largimeve vullnetare, bashkëpunimin ndërmjet ekipeve dhe reputacionin e kompanisë si punëdhënës.
Simptoma e një ndryshimi më të madh
Ndoshta rëndësia më e madhe e retreat-eve nuk qëndron te vetë aktivitetet, por tek ajo që ato tregojnë për transformimin e tregut të punës. Për dekada, kompanitë konkurruan kryesisht me paga. Sot konkurrenca po zhvendoset gradualisht drejt kulturës organizative, përvojës së punonjësit dhe cilësisë së mjedisit të punës.
Kjo është arsyeja pse shumë kompani po e shohin investimin në kulturën organizative si avantazh konkurrues afatgjatë. Znj. Valisi vëren se numri i profesionistëve që dëshirojnë t’i bashkohen BALFIN është rritur mesatarisht me 27% në vit, ndërsa 85% e punonjësve zgjedhin të ndërtojnë karrierën e tyre brenda grupit.
Për znj. Shehi, investimi në eksperiencën e punonjësit krijon vlerë që shkon përtej aspektit financiar, ndërsa z. Kristo e përmbledh me një fjali të thjeshtë: “Një ekip i lodhur kushton më shumë se një retreat i menduar mirë”.
Retreat-et janë vetëm një simptomë e këtij ndryshimi. Ato tregojnë se bizneset po kuptojnë diçka që deri para pak vitesh konsiderohej dytësore: performanca e kompanisë nuk varet vetëm nga strategjia, teknologjia apo kapitali financiar, por edhe nga cilësia e marrëdhënieve mes njerëzve që punojnë brenda saj.
Dhe në një ekonomi ku talenti po bëhet burimi më i vështirë për t’u gjetur, investimi te këto marrëdhënie po shihet gjithnjë e më pak si luks dhe gjithnjë e më shumë si domosdoshmëri./ Monitor
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjell&eu...
Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbul...
Protesta e përnatshme kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 56-të, me mijëra qytetarë që u mblodhën në Ti...
Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet &ldq...
Një zjarr është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Lazarat. Sipas informacioneve, rreth orës 19:50 &eu...
Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, ...
Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike...
Një masiv i madh shkëmbor është shembur këtë të shtunë në aksin nacional Burrel–Klos, në vendin e njohur...
Qytetarët po zhvillojnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë, ku kanë shprehur revoltën, mëllefin dhe pakënaqësin e akumu...
Një emigrant ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, ai...