Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...

Mali i Zi dhe Shqipëria janë të parët në radhë për anëtarësim në BE nga të gjitha vendet kandidate. Pranimi i këtyre vendeve është një perspektivë realiste dhe jo si rezultat i favorizimit të BE-së, analizoi këto ditë një forum i mbajtur nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike (wiiw).
Pjesëmarrësit vunë në dukje se pavarësisht pozicionit të favorshëm, Shqipëria ka një përqendrim shqetësues të pushtetit dhe Presidenti i Serbisë Vuçiç mund të krijojë ende paqëndrueshmëri në Mal të Zi, ndaj një skenar i anëtarësimit të pjesshëm në BE është më i mundshëm në tre vitet e ardhshme.
Sipas këtij skenari anëtarësimi i pjesshëm do të thotë që një vend kandidat hyn në bashkimin ekonomik dhe institucional të Bashkimit Europian, pa qenë ende anëtar me të drejta të plota politike (vote).
Sipas këtij skenari Shqipëria do ketë akses në tregun e brendshëm të BE-së, të përfshihet në politikat e saj ekonomike, të marrë fonde zhvillimi dhe të zbatojë legjislacionin europian, ndërkohë që nuk do të ketë të drejtë vote në Këshillin e BE-së, nuk do të ketë komisioner europian dhe nuk do të ketë përfaqësim të plotë në Parlamentin Europian.
Sipas këtij skenari Mali i zi dhe Shqipëria do të jenë brenda BE-së në aspektin ekonomik dhe rregullator brenda tre viteve të ardhshme, po për shumë vite të tjera nuk mund të jenë anëtar politik i Unionit.
Ky model sipas analistëve të Vjenës synon të kapërcejë paradoksin aktual të zgjerimit, ku vendeve kandidate u kërkohet të zbatojnë një pjesë shumë të madhe të rregullave të BE-së, por për vite të tëra nuk përfitojnë ekonomikisht nga ky proces.
Me këtë formë anëtarësimi kompanitë shqiptare do të kenë akses real në tregun e përbashkët europian, pa tarifa dhe pa barriera jo-tarifore, që investitorët e huaj ta trajtojnë vendin si pjesë të hapësirës ekonomike të BE-së dhe që ekonomia shqiptare të integrohet drejtpërdrejt në zinxhirët e prodhimit dhe të shërbimeve të Europës.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria do të mund të merrte fonde shumë më të mëdha se ato që merr sot përmes instrumenteve të para-anëtarësimit, duke përfituar nga fondet strukturore, bujqësore dhe infrastrukturore që sot janë të rezervuara vetëm për shtetet anëtare.
Nga ana e Bashkimit Europian, kjo shihet si një mënyrë për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor, për ta lidhur atë fort me ekonominë europiane dhe për të ulur ndikimin e aktorëve të tjerë gjeopolitikë, pa u detyruar të marrë menjëherë vendime politike të ndjeshme për anëtarësimin e plotë.
Nga ana e vendeve kandidate, anëtarësimi i pjesshëm shihet si një mënyrë për të mos humbur edhe një dekadë tjetër në pritje, ndërkohë që popullsia emigron dhe ekonomitë mbeten të izoluara nga tregu më i madh në botë.
Për lëvizjen e njerëzve, anëtarësimi i pjesshëm në BE nënkupton se qytetarët e një vendi si Shqipëria të kenë më shumë të drejta për të punuar, studiuar dhe qëndruar në vendet e BE-së, por jo pa kufizime. Modeli që po diskuton BE është i ngjashëm me atë që ka sot Norvegjia ose Zvicra në disa fusha, por më i kufizuar.
Analistet e Vjenës pohuan se Ballkani Perëndimor ka pritur në radhë për një kohë të gjatë, duke theksuar se, fitimet nga konvergjenca ekonomike e BE-së kanë qenë mjaft të pakta. Për më tepër, politikat e rrepta fiskale në rajon kufizojnë manovrat.
Ndryshe nga Ukraina, Ballkani Perëndimor ka qenë mjaft i mirë në tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe perspektiva e tyre e përgjithshme është pozitive, me një situatë makroekonomike mjaft të qëndrueshme. Çështja më problematike këtu është mungesa e konkurrueshmërisë, e shoqëruar me një nevojë urgjente për një politikë më të mirë industriale./Monitor
Ish-gjyqtari Alaudin Malaj, i ftuar në studion e Quo Vadis, të moderatores Pranvera Borakaj ka bërë një deklaratë të fort&e...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.1 lekë dhe do të shitet me 82.5 lekë. Nd...
Ndërsa kundërshtarëve të tij komunizmi iu sul me tërbim dhe i shkatërroi kulturalisht, ekonomikisht dhe fizikisht, njerëzve...
Pas një seancë maratonë që ka zgjatur rreth 18 orë Kuvendi ka miratuar ndyrshimet në Kodin Penal. Ndryshimet u miratuan m...
Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT tregoj...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Us...
SHIJAK- Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10 e 30 në ...
Personi që shihni në foto është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën këtë të martë në aksiden...
Një aksion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Fierit, ku një person është n...
Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan dëshmitë e personave përgjegjës për daljen nga ambientet e bu...