Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka hapur konkurrimin për dhënien në përdorim të 700 metrave katrorë ambiente shërbimi në kalatë e Rozafës, Kaninës, Prezës dhe Petrelës. Kontratat parashikohen deri në 20 vjet, me të drejtë rinovimi, ndërsa investimet do të financohen nga operatorët fitues.
Katër procedurat, të publikuara në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të 19 tetorit 2026, synojnë rijetësimin e hapësirave të përcaktuara brenda monumenteve të kulturës të kategorisë së parë, përmes projekteve që do të realizohen nga subjektet e përzgjedhura në konkurrim.
Sipërfaqja më e madhe e ofruar ndodhet në Kalanë e Kaninës, në Vlorë, ku konkurrimi përfshin një ambient shërbimi prej 300 metrash katrorë. Në Kalanë e Rozafës, në Shkodër, është përcaktuar një hapësirë prej 200 metrash katrorë në oborrin e tretë.
Dy procedurat e tjera përfshijnë nga 100 metra katrorë në oborret e kalave të Prezës dhe Petrelës, në zonën e Tiranës.
Objekti i konkurrimit është dhënia në përdorim e ambienteve të përcaktuara të shërbimit dhe jo e kalave në tërësinë e tyre. Të katër pasuritë gëzojnë statusin e monumentit të kulturës dhe përdorimi i hapësirave duhet të jetë në përputhje me legjislacionin për trashëgiminë kulturore.
Subjektet e interesuara duhet të dëshmojnë kapacitete të mjaftueshme financiare, teknike dhe profesionale për realizimin e projekteve dhe administrimin e pasurive kulturore.
Kriteret kërkojnë një garanci financiare për miradministrimin e pronës, në një vlerë jo më të ulët se 10% e investimit të propozuar. Gjithashtu, xhiroja mesatare vjetore e tre viteve të fundit duhet të jetë të paktën sa 50% e vlerës së investimit të parashikuar.
Projektet do të vlerësohen mbi bazën e planeve për ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse, nivelit të investimit dhe cilësisë së projektit të rijetësimit. Secili prej këtyre tre kritereve vlerësohet me nga 20 pikë, nga 100 pikë gjithsej.
Pjesa tjetër e vlerësimit lidhet me përputhshmërinë e veprimtarisë me funksionin dhe vlerat kulturore të monumentit, promovimin e trashëgimisë, garantimin e aksesit publik dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara.
Operatorët duhet të sigurojnë gjithashtu burime financiare vjetore për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pasurive kulturore. Në rastet kur janë të pranishme vlera ose gjurmë arkeologjike, kërkohet edhe sigurimi i burimeve për studimet përkatëse. Afati për dorëzimin e ofertave është 12 nëntori 2026, ora 10:00./ Monitor
Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Rexhino “Gino” A., është arrestuar në Gjermani, pasi u paraqit vetë në një...
Rajmonda Kotorri ishte 16 vjeçe dhe ende ndiqte shkollën herën e fundit që familja e saj e pa. Ishte viti 1999 dhe ajo shkonte në nj&...
Një vajzë e re, e cila u bë virale pak ditë më parë pas një përplasjeje verbale me një efektive policie në bul...
Studentja Brixhet Bali ka ngritur shqetësimin për mungesën e zhvillimit të laboratorëve dhe praktikës në degën e Inxhini...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK këtë të mërkurë ka dalë me një reagim për institucione...
Aktivisti Aulon Kalaja ka denoncuar një incident me efektivët e Policisë së Shtetit, pas përfundimit të protestës së sot...
Protestuesit kanë bërë thirrje për një tjetër protestë ditën e nesërme, në orën 09:00, para godinës ...
Studentët dhe qytetarët e mbledhur në bulevardin kryesor të Tiranës vijojnë protestën, duke kërkuar largimin e kryeminis...
Gjatë takimeve me efektivët e policisë, mësuesit dhe përfaqësuesit e bankave kryeministri Edi Rama ka zbuluar një pjesë ...
Protestuesit janë aktualisht në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan që nga Kryeministria. Një prej protestueseve bëri thirrje q&eum...