AKTUALITET

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shtator 2025, 14:05
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha

Procesi i vonuar i lirimit të frekuencave 700 MHz nga operatorët televizivë do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë të paktën 5.1 milionë euro të tjera – para të cilat parashikohen të ndahen mes gjashtë kompanive mediatike të rrjeteve numerike, sipas një projektligji që qeveria ka dorëzuar së fundmi për konsultim publik.

Frekuencat 700 MHz, të quajtura edhe Digital Divident Dy (DD2), janë valë radio që deri tani përdoren nga televizionet për transmetim. Qeveria synon t’i lirojë ato dhe t’i kalojë për rrjetet e reja celulare 5G.

Projektligji “Për lirimin e frekuencave të Digital Dividentit Dy (DD2)”parashikon që kompensimi financiar prej 5.1 milionë eurosh të ndahet mes operatorëve të rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA, ku përfshihen operatori publik RTSH, TV Klan, Top Channel, Digitalb, ADTN dhe Media Vizion.

“Masa e kompensimit financiar do të jetë 50% e totalit në fillim të procesit të lirimit të brezit 700 MHz dhe pjesa e mbetur 50% e totalit, në përfundim të procesit të lirimit të brezit 700 MHz,” thuhet në projektligj.

Procesi i lirimit të frekuencave 700 MHz, të njohura si Digital Divident Dy (DD2), është një detyrim ndërkombëtar për Shqipërinë, e cila është përballur me vonesa përtej afatit të vendosur nga Bashkimi Europian në qershor 2022.

Në Shqipëri, situata u komplikua nga një vendim i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në vitin 2017, kur operatorët televizivë u licencuan për të përdorur brezin 700 MHz për 10 deri në 15 vite, ndonëse dihej që pas vitit 2022 ky brez frekuencash nuk do të ishte më i disponueshëm për këtë shërbim.

E pyetur nga BIRN për shpërndarjen e vlerës së kompensimit mes operatorëve numerikë, Autoriteti i Mediave Audiovizive tha përmes një përgjigje me shkrim se do të ndiqej e njëjta praktikë si në rastin e dividentit digjital 1, të cilën ajo e konsideroi të suksesshme. Në vitin 2017, qeveria shpërndau rreth 5 milionë euro të tjera për mediat private për kalimin e tyre nga transmetimi analog në atë numerik. AMA theksoi gjithashtu se të dhënat për shpërndarjen e kompensimit do të bëhen publike pas miratimit të ligjit.

“Plani Kombëtar i Frekuencave, i miratuar në dhjetor 2024, parashikon që lirimi të përfundojë deri në fund të vitit 2025 dhe procesi kërkon përcaktimin e një skeme kompensimi për operatorët të cilët duhet të zhvendosen nën brezin 700 MHz, pasi do të ketë ndryshime në rrjetin kombetar, transmetues, ndryshime zonash mbulimi etj, që përkthehen në investime per operatorët kombëtarë,” tha AMA.

“Duke marrë parasysh situatën e krijuar dhe rëndësinë që kjo çështje ka në nivel politik, teknik, rregullator dhe diplomatik, është i nevojshëm miratimi i projektligjit për fillimin e procesit të Migrimit të Frekuencave dhe lirimit të brezit 700 MHz, për të siguruar respektimin e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë,” shtoi ajo.

Gazetari dhe pedagogu Elvin Luku i tha BIRN se keqmenaxhimi në ndarjen fillestare të frekuencave dhe vonesa në lirimin e tyre ka sjellë kosto të dyfishta për vendin. Luku shpjegon se operatorët televizivë po kompensohen me 5.1 milionë euro për lirimin e frekuencave, të cilat nuk duhej t’i kishin marrë në përdorim në vitin 2017, ndërkohë që mospërdorimi i tyre për rrjetin 5G ka sjellë gjithashtu kosto.

“Është humbja prej 5.1 milionë euro që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga një keqmenaxhim i procesit të dhënies së licencave në vitin 2017 që licencoi operatorët për përdorimin e brezit 700 MHz 10 apo 15 vite, kur dihej se në vitin 2022 këto operatorë që investuan nuk do të mund ta përdornin më këtë rrjet,” theksoi Luku.

Sipas tij, problematikat nuk janë vetëm financiare, por kanë krijuar edhe pabarazi mes qytetarëve duke lënë jashtë mbulimit me shërbim më të mirë një pjesë të vendit.

“Dy rrjetet kanë sjellë një mungesë shërbimesh cilësore për qytetarët shqiptarë dhe bizneset në tërësi në raport me vendet e tjera të rajonit. Mos harrojmë se edhe licencat e dhëna në vitin 2024 krijojnë një ndarje digjitale mes qytetarëve, pasi përmes këtyre licencave, sipas AKEP, në rastin më të mirë mbulohet vetëm 55% e territorit dhe me përdorimin edhe të spektrit DD2 ky mbulim synohet të rritet në 88%”, thotë Luku.

Në relacionin që shoqëron projektligjin, vonesat justifikohen me kompleksitetin e procesit, që përfshin elementë teknikë, ligjorë dhe kërkon koordinim ndërkufitar me shumë vende. Relacioni vë në dukje edhe faktin se operatorët televizivë të licencuar kanë investuar për ndërtimin e rrjeteve të transmetimit numerik mbi bazën e licencave të lëshuara nga AMA, duke bërë që procesi të ketë edhe një kosto financiare.

Qeveria argumenton në relacion se paratë që do t’u paguajë kompanive mediatike do të rikthehen në buxhet përmes të ardhurave që do gjenerohen nga dhënia në përdorim e frekuencave për rrjetet 5G. Sipas relacionit zyrtar, projekt-akti “ka si qëllim të sigurojë vazhdimësinë e marrjes nga publiku të të gjitha programeve televizive, që transmetohen nëpërmjet rrjeteve tokësore, pas lirimit të brezit 700 MHz, përmes kompensimit të pjesshëm të kostove neto shtesë/direkte që shkakton procesi i lirimit të brezit 700 MHz”./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan