AKTUALITET

Qeveria si ekuilibristi në tel mes investitorëve dhe qytetarëve të anashkaluar

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Qershor 2026, 09:08
Qeveria si ekuilibristi në tel mes investitorëve dhe qytetarëve

Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me një territor pothuajse të paprekur.

Malet, lumenjtë, pyjet dhe bregdeti nuk ishin kthyer ende në produkt tregu, në projekte ndërtimi apo në metra katrorë për shitje. Ishin pjesë e një peizazhi që, pavarësisht varfërisë së vendit, mbante një potencial të madh për të ardhmen.

Por zhvillimi që pasoi ishte i shpejtë, shpesh kaotik dhe rrallë në harmoni me territorin. Zhvendosjet masive të popullsisë nga zonat rurale dhe qytetet e vogla drejt qendrës krijuan presion mbi qytetet, ndërsa infrastruktura mbeti pas.

Rrugët, kanalizimet, hapësirat publike, gjelbërimi dhe standardet minimale urbane nuk ecën me të njëjtin ritëm me ndërtimin.

Shqipëria filloi të zgjerohej pa një plan të qartë se çfarë qytetesh donte të ndërtonte dhe çfarë jete donte të ofronte.

Mbi tridhjetë vjet më vonë, duket sikur historia ka mbetur në vend dhe vendi vazhdon të jetojë me të njëjtat dilema. Territori po konsumohet me një ritëm që të kujton mënyrën si dikur shfrytëzoheshin minierat.

Tirana është kthyer në një kantier të përhershëm, ku ndërtimi shihet si motor i të ardhurave dhe si instrument për të mbushur arkën publike, por shumë më pak si industri që duhet të jetë e qëndrueshme në afatgjatë dhe kullat vetëm pritet të shtohen.

Në Durrës e Golem, po vazhdojnë të jepen leje në bregdet, por këtë herë për ndërtesa të larta, si për të shfrytëzuar në maksimum edhe atë pak hapësirë që ka mbetur, pa marrë parasysh “hakmarrjen e natyrës”, teksa vija bregdetare po ndryshon dhe uji po hyn gjithnjë e më shumë në tokë.

Edhe Jugu po pëson gradualisht fatin e Golemit. Kodrat po mbushen me ndërtime dhe, në emër të turizmit, në shumë raste po ngrihen vila private e rezidenca me vlerë të kufizuar për ekonominë lokale. Edhe zonat e mbrojtura, që duhet të ishin kufiri i fundit i paprekshëm, janë bërë më të ekspozuara pas ndryshimeve ligjore që lejojnë ndërtime në to.

Është e vërtetë që Shqipërisë i duhen investime të mëdha dhe serioze në turizëm. Vendi ka nevojë për kapital, punësim, standarde më të mira shërbimi dhe struktura që rrisin vlerën e ekonomisë. Nëse investimi është transparent, nuk cenon natyrën, respekton ligjin (dhe këtë e bën jo vetëm formalisht për t’u fshehur pas gishtit), merr në konsideratë interesat e ligjshme të aktorëve të përfshirë në projekt, investimi është një vlerë e shtuar, pasi ai është zhvillim. Investimet e huaja cilësore në turizëm duhet të mirëpriten nëse synojmë të sjellin standarde të reja (jo thjesht vila) dhe të dalim nga modeli i investitorëve strategjikë, pa strategji zhvillimi, apo shpesh edhe pa fonde.

Por, po aq e vërtetë është se nuk kemi më luksin të shfrytëzojmë pa kriter atë pak hapësirë që na ka mbetur. Një vend i vogël nuk mund të sillet sikur territori është i pafund.

Dhe Shqipëria nuk është më ajo e 30 viteve më parë. Dhe, mbi të gjitha, nuk janë më të njëjtë njerëzit e saj. Brezi i tranzicionit pranoi shumë gjëra në emër të mbijetesës dhe të nevojës për të ndërtuar një ekonomi nga e para.

Brezi i sotëm ka kërkesa të tjera. Është më i arsimuar, më i informuar, më i lidhur me botën dhe më pak i gatshëm të pranojë si të pashmangshme atë që dikur konsiderohej normale.

Pikërisht për këtë arsye, kundërshtimet që po shfaqen sot nuk duhen parë thjesht si reagime ndaj një resorti, një lejeje ndërtimi apo një projekti të caktuar. Në thelb, ato janë reagime ndaj një modeli zhvillimi që për shumë vite e ka trajtuar territorin si një burim të pashtershëm dhe interesin afatshkurtër si më të rëndësishëm se e ardhmja.

Fakti që ato po vijnë nga brezi i ri dhe mbi të gjitha kanë një përfshirje masive është shumë domethënës. Reagimi, që nisi nga një rast konkret, duket se përkon me pikën ku kupa është mbushur nga mënyra si janë trajtuar ndër vite prona publike, territori dhe buxheti i shtetit.

Për shumë qytetarë, protesta është edhe shprehje e ndjesisë se janë anashkaluar, shpërfillur dhe përjashtuar nga përfitimet që duhet të prodhojnë burimet natyrore të vendit.

Sfida e qeverisë nuk është vetëm të tërheqë investime, por të mos humbasë qytetarët gjatë rrugës. Ajo duhet të ecë si ekuilibristi në tel, mes kapitalit që kërkon hapësirë dhe qytetarëve që kërkojnë të mos ndihen të huaj në vendin e tyre.

Nëse ky ekuilibër prishet, zhvillimi nuk shihet më si mundësi, por si përjashtim dhe diçka që u merret qytetarëve në vend që t’u shërbejë atyre.

Në fund, Shqipëria nuk do të gjykohet nga numri i kullave, vilave apo resorteve që ndërtoi. Do të gjykohet nga ajo që arriti të ruajë. Sepse një pyll i prerë, një breg i betonizuar, një qytet pa ajër dhe një mal i mbushur me ndërtime nuk janë vetëm humbje peizazhi. Janë humbje të së ardhmes. Dhe e ardhmja, ndryshe nga prona, nuk ndahet me ligj. Ajo, ose ruhet për të gjithë, ose humbet për të gjithë./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?