AKTUALITET

Qindra milionë euro të hedhura dhe raporte të ujësjellësve që “lënë për të dëshiruar”! Birn: Rama premton reformën e tretë të ujit, por...

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shtator 2025, 16:23
Qindra milionë euro të hedhura dhe raporte të

Ndërkohë që shumë qytete të Shqipërisë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, kryeministri Edi Rama premton reformë në këtë drejtim. Raportet tregojnë se shumica e ujit humbet në rrjet dhe për pasojë, sektori nuk gjeneron të ardhura. Në një raport të vitit 2014, Enti Rregullator i Ujit, shënjoi humbjet në rrjet si shqetësimin kryesor të sektorit.

“Uji pa të ardhura, është një tregues i cili të paktën në tre vitet e fundit mbetet në nivele aspak të mira dhe përben shqetësimin kryesor në sektor,” shkruhet në raportin e ERRU të atij viti. “Niveli i humbjeve në sektor është 67.4% e ujit të prodhuar. Kjo tregon se pjesa më e madhe e ujit të prodhuar humbet, për rrjedhojë nuk gjeneron të ardhura,” vijon më tej raporti, cituar nga Birn.

Një dekadë më vonë dhe qindramilionë euro të hedhura nga taksapaguesit, në formën e tarifave për furnizim të paguara apo në  formën e subvencionimit të investimeve në këtë sektor përmes taksimit të përgjithshëm, humbjet në rrjetin e shpërndarjes ranë në 61%, një ulje kjo e papërfillshme nëse merret parasysh koha e gjatë e kaluar, (një dekadë), dhe faktin që sistemi është riorganizuar ndërkohë dy herë: herën e parë, në vitin 2015, kur u urdhërua krijimi i ndërmarrjeve në bazë të bashkive të reja të dala nga reforma administrative dhe territoriale, dhe një herë të dytë, më 2021, kur u urdhërua që ujësjellësit të riktheheshin nën pronësinë dhe, efektivisht, nën kontrollin e qeverisë qendrore përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjatë periudhës së zbatimit të reformës së parë,  pra mes viteve 2014 dhe 2021, humbjet në rrjet ranë nga 67 në 65%. ndërsa gjatë periudhës së reformës së dytë ranë nga 65 në 61%.

Gjithsesi, treguesi i humbjeve në rrjet apo ujit të derdhur pa të ardhura, është i tillë për të cilin vetë Enti Rregullator thotë se duhet marrë me rezerva, pasi të gjitha të dhënat raportohen nga vetë ujësjellësit, besueshmëria e raportimeve të të cilëve lë shumë për të dëshiruar. Rrjedhimisht, supozimi është që me gjasa humbjet reale janë edhe më të mëdha nga ato të deklaruara.

Uji pa të ardhura është një problem i shumëfishtë, si nga pikëpamja e cilësisë së ofrimit të shërbimit ashtu edhe nga pikëpamja e kostove financiare. Në ujësjellësit në të cilët uji shpërndahet falë dhuratës së forcës së gravitetit, siç është rasti i ujësjellësit të Tiranës, humbjet në rrjet nuk mundësojnë furnizimin me presion të konsumatorit dhe shtyjnë qytetarët që të investojnë vetë për të mbajtur rezervuarë dhe pompa, të cilat natyrisht që u kushtojnë qytetarëve para, por jo drejtpërsëdrejti ujësjellësit. Në Tiranë, humbjet ishin vitin e kaluar në masën 62%, pra, në çdo 100 litra ujë të hedhura në rrjet, 62 humbasin dhe 38 përdoren dhe paguhen nga konsumatori.

Në rastet e ujësjellësve të cilët kërkojnë ngritje mekanike të ujit, kostoja e humbjeve është e jashtëzakonshme. Ujësjellësi i Durrësit, psh, i cili e merr ujin me pompa në zonën e Fushë-Kuqes, detyrohet të pompojë, dhe rrjedhimisht të shpenzojë energji, jo vetëm për të furnizuar me ujë konsumatorët, por edhe për të furnizuar sasinë e stërmadhe të ujit të humbur në rrjedhje. Durrësi në vitin 2024 i kishte humbjet në masën 67.3%. Kjo do të thotë që për çdo 100 litra të nxjerrë nga thellësitë e tokës dhe të përpunuar për t’u purifikuar, 67 litra humbasin dhe 33 litra u shiten konsumatorëve.

Humbjet në rrjet nënkuptojnë gjithashtu që në të gjithë  ujësjellësit e vendit me përjashtime të pakta, uji i furnizuar ka rrezikun të jetë i pasigurt për konsum njerëzor.

Përkundrejt këtij realiteti, Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku, e cila ka qenë në pozicionin e pronarit maxhoritar të shumicës dërrmuesve të ujësjellësve gjatë viteve të fundit pas “reformës së dytë”, deklaroi se vendi ka sot “56 zona urbane” me ujë 24 orë dhe “98 zona rurale” gjithashtu, por nuk dha ndonjë përkufizim se çfarë është një zonë urbane dhe çfarë një zonë rurale dhe as nuk shpjegoi se sa është numri i popullsisë së shërbyer.

Ndërsa kryeministri Edi Rama foli për punësime politike në sektorin e ujësjellësve, por pa marrë ndonjë përgjegjësi. Ulja e humbjeve në rrjet ngjan teknkisht një çështje e thjeshtë. Tubat e çarë duhet të riparohen dhe, ndërsa me të vërtetë riparimet kushtojnë, kostoja e riparimeve kompensohet nga ulja e humbjeve. Ndërsa stafet e ujësjellësve normalisht janë më thjesht të menaxhueshëm, pasi shkurtimi i tyre nuk kërkon shpenzime kapitale.

Raporti i ERRU i vitit 2014 thotë: “Ulja e nivelit të humbjeve, rritja e nivelit të matjes, reduktimi i stafit të tepërt dhe rritja e efiçencës në punë, janë objektiva emergjente të shoqërive që çojnë në ulje të shpenzimeve jo efektive dhe rritje të të ardhurave.”

Një dekadë më vonë, duket se asgjë s’ka ndryshuar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë