FAZ: Protestat e studentëve shqiptarë shndërrohen në një lëvizje më të gjerë
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...
Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajm&...
DashiMarrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo...
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...

Një rrjet nënkontraktorësh satelitë u përdorën nga Bankers Petroleum për të vjedhur miliarda lekë nga pasuria publike e shqiptarëve në vendburimin e Patos-Marinzës. Qinglong, Albtalent, Petrosolution dhe Global Energy Solution janë kompani, të cilat u themeluan thuajse të gjitha në të njëjtën kohë, për të vënë në jetë një skemë të sofistikuar vjedhje dhe transferimit të parave të naftës shqiptare në Kinë.
Ndonëse në letra pronarë të këtyre kompanive figuronin disa shtetas nga Kazakistani, prokuroria e Fierit ka provuar se pronarët realë të tyre ishin drejtuesit kinezë të Bankers Petroleum, të cilët janë dhe ideatorët e skemës kriminale. Por si u vodhën shqiptarët përmes kësaj skeme.
Bankers Petroleum ka mbi 20 vjet që shfrytëzon vendburimin e naftës në Patos-Marinzë. Që nga fillimi të gjithë punonjësit kanë qenë pjesë e kompanisë. Por në vitin 2021, kinezët shpikën një marifet, atë të delegimit të rekrutimit të punonjësve tek një tjetër kompani. Për këtë qëllim u krijua Albtalent.
Riciklim
E zotëruar në letra nga një shtetas nga Kazakistani, që quhet Dauren Zhumbayev, Albtalent formalisht furnizonte Bankersin me punonjës. Në fakt, këta ishin të njëjtën punonjës që kishin punuar prej vitesh tek Bankers, por skema trekëndësh u ngrit me qëllim që paratë të kalonin nga Bankers tek Albtalent, nga kjo e fundit në Kazakistan dhe më vonë në Kinë.
Në 4 vite përmes Albtalent Solution, Bankers transferoi jashtë Shqipërisë rreth 20 milionë euro përmes një aktivitet që shpesh ishte fiktiv. Pasi skema e faturimeve fiktive u zbulua nga hetimi tatimor, tre muaj më parë, u shfaqën pronarët e vërtetë të Albtalentit. Daren Zhumbayev ja shiti Albtalentit kompanisë Geojade, që është pronari i Bankersit.


Shitja është një tjetër skemë kriminale më vete. Në kontratë palët kanë caktuar se çmimi prej 2.6 milionë eurosh i blerjes së Albtalent nga Geojade do të paguhet në një llogari jashtë Shqipërisë. Pra lekët nuk vijnë asnjëherë në Shqipëri, me qëllim që autoritetet shqiptare të mos kenë mundësi të mbledhin borxhet, dhe aq më pak tatimin mbi fitimin kapital.
Nënkontraktim nënkontraktorësh
Qinlgong, Petrosolution dhe Global Energy Solution, tre kompani me pronarë në letra në Kazakistan, u krijuan për një tjetër qëllim. Për të nënkontraktuar punimet e Bankers në fushë dhe për të marrë me qira pompa apo pajisje të tjera që duheshin në aktivitetin e përditshëm për shfrytëzimin e vendburimit. Madje në disa rast këto kompani kanë bërë nënkontraktim nënkontraktorësh.
Pjesa më e madhe e punëve në terren janë kryer nga të njëjtat kompani shqiptare, që kanë punuar me Bankers prej 20 vitesh. Por tashmë kontratat nuk jepeshin direkt nga Bankers tek nënkontraktorët shqiptare, por në skemë trekëndëshi. Bankers ja nënkontraktonte Qinglongut, Petrosolutionit dhe Gesit, ndërsa këto ja u nënkontraktonin kompanive shqiptare.
Futja e tre kompanive pykë në skemën e nënkontraktimit kishte dy qëllime. Së pari, që kinezët të vidhnin shtetin shqiptar dhe së dyti aksionerët e tyre. Qinglong, Petrosolution dhe Ges kanë zhdukur të paktën 50 milionë euro nga fusha e Patos Marinzës.
Skema e merimangës që kinezët ngritën përmes nënkontraktorëve satelitë, që zotëroheshin realisht po nga ata, ishte aryseja se pse nisi hetimi tatimor ndaj Bankers Petroleum, i cili çoi në arrestimin e disa punonjësve të kompanisë. Por këto kompani e kryen detyrën e tyre, duke zhdukur paratë e naftës shqiptare pa paguar taksat dhe borxhet që kishin në shtet. Dhe këto para u përdorën për të blerë fusha të reja nafte në Afganistan dhe Irak. Ndërkohë që qytetarët shqiptarë u vodhën. /Kapitali/
Një aksident ka ndodhur në Bulqizë. Një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër në Bulqizë....
Ky degradim i qeverisjes, i ekspozuar prej vitesh dhe që sa vjen e thellohet, reflektohet në të gjithë piramidën administrative, duke...
Profesor Myzafer Kaci renditi disa faktorë të jashtëm që ndikojnë në rritjen e këtyre tumoreve dhe kërkoi nga autorite...
Një 59-vjeçar është arestuar ditën e sotme në portin e Durrësit për kontrabandë. Mësohet se 59-vje&cc...
Drejtoria Rajonale Antimafia e Ankonës, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Konfederatës Zvicerane, ka përfunduar me s...
Një hetim ka zbuluar se trafikantët shqiptarë të drogës po shesin telefona celularë të lidhur me bazën e tyre të ...
Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit e kanë nxjerrë jashtë përdorimit rrugën në fshatin Bilaj, në Fush&eum...
Rruga Qukës-Qafë Plloçë, një investim prej 260 milionë eurosh i qeverisë shqiptare, i inauguruar vetëm pesë mua...
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit, i cili i ka marrë jetën...
Prokuroria Elbasan ka kërkuar masën e sigurimi “Arrest në burg” për tre persona, të cilët në bashkëpunim m...