
Qiratë dominuan rritjen e inflacionit edhe në janar, tendencë që nisi në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT norma e inflacionit e matur me indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Janar 2026 ishte 2,3 për qind, nga 1,9 për qind që ishte në janar 2025. Krahasuar me muajin Dhjetor 2025, çmimet e konsumit u rritën me 0,4 për qind.
Qiratë po rendojnë djeshëm koston e jetesës në kryeqytet. Rritja e tyre po ndikohet nga qiradhënia ditore në platforma, teksa një pjese e banesave rrinë stok si investim që synon rikthimin në treg me çmim më të lartë.
Rritja vjetore e çmimeve në Janar 2026 u ndikua kryesisht nga grupi “Argëtim, sport dhe kulturë” me 4,9%, pasuar nga “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,4% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,7%.
“Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” u rrit me 2,6%, “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 2,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,0%, “Shërbimi arsimor” me 1,9%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8%, etj.
Krahasuar me dhjetor 2025, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Sigurime dhe shërbime financiare” 4,2%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7%, “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0,6%, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0,5%, etj.
Nga ana tjetër, grupi “Veshje dhe këpucë” shënoi ulje me 0,5%, pasuar nga “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0,4 % dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 0,1%.
INTAT argumentoi se rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me +0,87 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,61 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” ndikuan me +0,14 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Transporti” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me +0,02 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me +0,01 pikë përqindje secili./ Monitor

Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Shkurt12:51
Henrik Hoxha: Nuk kam lidhje me vrasjen e Elvis Dedjes, çfarë di për Suel Çelën dhe “Krymin”
Në seancën e radhës të dosjes “Plumbi i Artë” në GJKKO, ka dëshmuar përsëri sot i pandehuri Henrik Ho...
AKTUALITET
12 Shkurt12:47
Reshje dëborë në qarkun e Korçës, autoritetet thirrje shoferëve që të kenë kujdes në qarkullim
Reshje dëbore janë regjistruar në fshatin turistik të Dardhës në Korçë, në një lartësi mbi 1300 metra...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
12 Shkurt12:42
Tentoi të grabiste bankën, momenti kur arrestohet 58 vjeçari Bardhyl Fusha
Piranjat.al, kanë siguruar momentin e arrestimit të 58 vjeçarit, Bardhyl Fusha i cili tentoi të grabiste “FiBank”, pranë...
AKTUALITET
12 Shkurt12:13
Policia jep detaje për tentativën e grabitjes së “FiBank”: Autori qëlloi me kallash në dysheme! Nuk ka të lënduar
“FiBank’ është tentuar të grabitet me armë zjarri ditën e sotme rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
12 Shkurt12:05
Biznesmeni vdiq pas operacionit në Tiranë, mediat italiane: I mungonte stomaku dhe një pjesë e zemrës
Massimo Ferro, një sipërmarrës 54-vjeçar nga Camposampiero, vdiq më 22 dhjetor në Shqipëri, disa ditë pas një o...
AKTUALITET
12 Shkurt11:56
Shembet rruga në Zhulat, Forcat e Xhenjos ndërhyjnë me shpërthim të kontrolluar
Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime serioze në rrugën që lidh fshatin Zhulat të Gjirokas...
AKTUALITET
12 Shkurt11:50
Ky është kallashi që u përdor për grabitjen e bankës në Tiranë
Mesditën e sotme, u tentua grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Ti...
AKTUALITET
12 Shkurt11:50
Qëlloi me kallash brenda bankës në Tiranë, zbulohet identiteti i autorit që tentoi të grabiste ''Fibank''
Bardhyl Fusha është personi që tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë këtë paradite në Ti...
AKTUALITET
12 Shkurt11:28
Lajmi fundit/ Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë
Është tentuar të grabitet me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e i...
AKTUALITET
12 Shkurt11:24
Shoferi humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat e urës
Një aksident rrugor është shënuar gjatë mesnatës së kësaj të enjte, rreth orës 01:00 në Klos....