AKTUALITET

Qyno: Telefonat në burg me lejen e drejtorave

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Qershor 2026, 12:19

Qyno: Telefonat në burg me lejen e drejtorave

Sistemi i burgjeve në Shqipëri duket se ka dështuar në misionin e tij thelbësor për rehabilitimin e të dënuarve, duke u kthyer thjesht në një makineri izolimi që shpenzon paratë e taksapaguesve. Në një analizë në studion e ‘Kafe Shqeto’ gazetari Elton Qyno tregon si ‘41 bis‘ i konceptuar fillimisht në vitin 2019 si një masë drastike për të izoluar bosët e krimit të organizuar që drejtonin trafiqet nga qelia, sot është kthyer në një ambient ku jetojnë bashkëpunëtorët e drejtësisë.

Po kështu korrupsioni është bërë aq i përhapur dhe trend, saqë mjafton që një drejtor apo shef policie të lejojë një telefon kundrejt ryshfetit në një dhomë, që pastaj i gjithë rrjeti i të dënuarve të pajiset me celularë duke pasur akses të pakufizuar në botën e jashtme.

““Sot që flasim kemi vetëm një regjim të tillë që është në burgun e Peqinit, ndërsa 313-a i gjithë regjimi 41-bisit u hoq dhe u vu në dispozicion të bashkëpunëtorëve të prokurorisë së posaçme SPAK-ut, ku janë mbledhur që të gjithë bashkëpunëtorët e drejtësisë pikërisht në këtë regjim dhe qëndrojnë në kushte më të mira në raport me të dënuarit e tjerë apo të paraburgosurit e tjerë.

A duhet apo s'duhet të implementohet në këtë situatë? Sigurisht që duhet dhe nuk duhet të ishte pezulluar si regjim për një kohë kryesisht gjatë pjesës së fushatës dhe pjesës së zgjedhjeve të 2025-ës.

Dhe që padyshim edhe pse tashmë ka filluar të implementohet çuditërisht vetëm një person është futur në 41-bis siç është Saba Nuzi në mos gaboj i cili është identifikuar nga Prokuroria e Tiranës se përmes disa takimeve që ka zhvilluar në burg por edhe disa komunikimeve që ka pasur me telefon është organizatori dhe njeriu që ka organizuar dhe ka financuar vendosjen e tritolit tek rasti i zonës së Kthesës së Kamzës ndaj personit Oltion Klosi në Tiranë.

Pra duke qenë se u identifikua dhe iu vu një masë tjetër sigurimi dhe u provua që e gjithë veprimtaria kriminale ishte pilotuar nga burgu i Fushë-Krujës, u mblodh ky komision nga këta anëtarë që ju përmenda më përpara dhe u vendos që ky i paraburgosur të vendoset në 41-bis. 41-bizi merret vendimi jo nga gjykata, jo nga prokuroria por merret pikërisht nga ky komision institucional që ju përmenda, dhe më pas ky vendim administrativ goditet në gjykatë nëse ka ligjshmëri për tu vendosur apo jo, ka ligjshmëri për të qëndruar...

Tani të përfundosh regjimi 41-bis që të vendoset nga komisioni për një muaj, vjen një vendim tjetër që të shtohet për shembull edhe një muaj tjetër apo 10 ditë të tjera.

Por 41-bizi ka problemet e veta pastaj se si funksionon dhe si trajtohet vetë i dënuari apo i paraburgosuri në 41-bis. Sepse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që nxjerr të paligjshëm pjesën e izolimit në vitin 2020 apo 2021 të Emiliano Shullazit, ku e quan antikushtetuese mënyrën se si është trajtuar ky i paraburgosur në 41-bis, sepse së pari është reduktuar futja e ushqimit nga jashtë, së dyti është reduktuar futja e ujit të pijshëm nga jashtë. Ndërkohë që i gjithë sistemi i burgjeve dihet se çfarë uji pi.

Si mund të mbash ti një 41-bis, një të paraburgosur ndërkohë që e detyron të konsumojë ujin apo ushqimin e burgut, sidomos ujin që është një ujë i pisët, ujë me klor, ujë bakterial, dhe që padyshim mund të sjellë dhe pasoja njerëzore pse u konstatua dhe nga Gjykata Kushtetuese kjo pjesë.

Pra ti nëse do të bësh 41-bis me rregulla shumë të forta padyshim që duhet të garantosh sigurinë edhe të ushqimit edhe të ujit të pijshëm. Nëse ti thua ik pi te çezma e burgut, atëherë më thuaj ti kush pi nga burimi natyral i ujësjellësit të Tiranës?

Edhe vetë Bashkia e Tiranës e blen ujin. Nuk e pi nga çezmat e veta, apo të familja e tij që del duke blerë bidona me ujë. Ndaj po them, edhe vetë administrata e burgut e blen ujin. Prandaj që, okej, sistemi i 41-bisit të funksionojë për ata që shkelin rregullat, por njëkohësisht të jetë edhe proporcional edhe me garantimin e sigurisë shëndetësore të personit.

Kushtet brenda tij kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese pas padive të eksponentëve të njohur të krimit. Ata janë ankuar për kufizimin e ushqimeve dhe detyrimin për të pirë ujë rubineti, i cili rezulton i ndotur me baktere, në një kohë kur vetë administrata dhe institucionet shtetërore e blejnë ujin e pijshëm.

Telefonat janë kthyer në një problem serioz për shkak të situatës së korrupsionit, por edhe për shkak të një situate që është bërë trend tashmë, sepse kur një drejtor burgu apo një shef i policisë së burgut lejon një telefon në një dhomë ku qëndrojnë katër të paraburgosur apo të dënuar, atje nuk ka guxim njëri efektiv policie që të shkojë dhe të bëjë kontroll. Mirëpo në një dhomë ku futet një telefon me lejen e shefit të policisë së burgut apo të drejtorit të burgut, pa diskutim që edhe këta të tre pastaj do ta përdorin. Do fusin dhe tre telefona të tjerë. Dhe në një dhomë ku merret leja për një, në fakt janë katër telefona", tha Qyno.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?