AKTUALITET

Rama "minon" hyrjen në BE? Firmosur nga Kryeministri-Komuniteti i Energjisë shpall Shqipërinë në shkelje të rëndë të ligjit evropian

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2025, 19:28

Rama "minon" hyrjen në BE? Firmosur nga Kryeministri-Komuniteti i

Komuniteti i Energjisë shpall zyrtarisht Shqipërinë në shkelje të detyrimeve ndaj BE-së në sektorin e energjisë elektrike. Nëpërmjet një dokument të siguruar nga “Piranjat” thuhet se Shqipëria nuk ka zbatuar ligjet, dispozitat administrative për të qenë në përputhje me Direktivën e Bashkimit Evropian.

Duke u mbështetur mbi këto konstatime, Komuniteti i Energjisë kërkon nga Shqipëria të marrë të gjitha masat e duhura për të korrigjuar shkeljen e identifikuar në Nenin 1 dhe të sigurojë përputhje me legjislacionin e Komunitetit të Energjisë pa vonesë.

“Shqipëria duhet të raportojë rregullisht pranë Sekretariatit dhe Grupit të Përhershëm të Nivelit të Lartë mbi masat e ndërmarra në vitin 2026”, thuhet në dokument i miratuar më 18 dhjetor në Vjenë.

Nëse shkelja nuk është korrigjuar deri më 1 korrik 2026, Sekretariati thotë se do të nisë procedurat kundër Shqipërisë sipas nenit 92 të Traktatit.

Më 31 tetor, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar lejen e ndërtimit për TEC-in e Roskovecit. Leja është dhënë në mungesë të lejeve, që janë parakusht, leja e prodhimit të energjisë, leja e nga bazeni i Semanit, leja mjedisore.

DENONCIMI NGA PIRANJAT

Më 10 janar 2024 Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit i kërkoi mendim Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për rishikimin e dokumentit të planit të përgjithshëm vendor të Bashkisë Roskovec.

Në referencë të ligjit për mbrojtjen e tokës bujqësore, ministria sugjeron të vlerësohen edhe mundësi të tjera të ndërtimit të termocentralit në toka me cilësi agroprodhuese të ulëta. Pra, TEC-i nuk lejohet të ndërtohet në një tokë bujqësore me potencial të lartë prodhimi, ndaj duhej zgjedhur një destinacion tjetër për ndërtimin e tij, por kjo nuk i pengoi aspak institucionet të vazhdonin përpara me procedurën e tyre te jashtëligjshme.

Më 21 mars 2024 Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit lëshoi akt përputhshmërinë. Në fakt shkresa u dha me një kusht për njësinë strukturore termocentral. Duke qenë se kërkesa për ndërtimin e TEC-it, nuk përputhej me legjislacionin e tokës, AKPT-ja ia la në dorë organeve politikbërëse, si Këshilli Bashkiak dhe Këshilli Kombëtar i Territorit që të merrnin vendimin. Në lidhje me këtë shkelje, drejtoresha e AKPT-së, Adelina Greca, nuk dha asnjë përgjigje për “Piranjat”.

Më 26 prill 2024 këshilli bashkiak Roskovec vendosi miratimin e dokumentit të rishikimit të planit të përgjithshëm vendor, duke qenë një hap më afër ndërtimit të TEC-it. Më pas më 29 maj 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit, që kryesohet nga kryeministri Edi Rama, miratoi ndryshimet në planin e përgjithshëm vendor të Bashkisë së Roskovecit. Dokumenti mban firmën e kryeministrit Rama si dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Pra, dy personat më të rëndësishëm të qeverisë, kanë shkelur me të dyja këmbët një ligj për t’i hapur rrugën një investimi, që me gjasa do të sjellë më shumë dëme se sa dobi për zonën e Roskovecit.

Rama "minon" hyrjen në BE? Firmosur nga Kryeministri-Komuniteti i

 

Rama "minon" hyrjen në BE? Firmosur nga Kryeministri-Komuniteti i

 

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve