AKTUALITET

Raporti i BERZH/ Sejko: Eksportet industriale janë bërë të vështira, potenciali i Shqipërisë te shërbimet dixhitale

I.A Përditësimi i fundit 28 Maj 2025, 11:36
Raporti i BERZH/ Sejko: Eksportet industriale janë bërë të
Gent Sejko

TIRANË- Eksporti i shërbimeve të dixhitalizuara mund të jetë një potencial i rëndësishëm për të ardhmen e ekonomisë shqiptare. Në fjalën e tij gjatë prezantimit të raportit të tranzicionit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se politikat industriale sot nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen e industrive të vjetra, por me nxitjen e sektorëve të së ardhmes, që mund të rriten, të shkallëzohen dhe të krijojnë vlerë të qëndrueshme.

Ai theksoi se për shumë vende të BERZH-it, përfshirë Shqipërinë, rruga drejt rritjes përmes eksporteve tradicionale industriale është bërë më e vështirë. Në vend të saj, po shfaqet një mundësi e re: eksporti i shërbimeve të digjitalizuara dhe të tregtueshme ndërkombëtarisht.

Këto “shërbime të inovacionit global” — si teknologjia e informacionit, dizajni, logjistika dhe analiza e të dhënave — janë në zemër të rritjes së produktivitetit dhe vlerës së shtuar, por për t’i zhvilluar, nevojiten themele të forta: investime në arsim, fuqi punëtore e kualifikuar, infrastrukturë digjitale moderne dhe kapacitete të larta institucionale. Disa ekonomi të Europës Qendrore dhe Lindore tashmë janë bërë eksportuese lider në fushën e shërbimeve kompjuterike. Edhe Shqipëria ka potencialin ta ndjekë këtë rrugë,” tha Sejko.

Sipas tij, politikat që do të ndërmarrë Shqipëria duhet të jenë të harmonizuara me procesin e integrimit evropian. Si një ekonomi e vogël dhe e hapur, me 70% të tregtisë të orientuar drejt BE-së, Shqipëria ka më shumë për të fituar, duke ecur drejt konvergjencës me Bashkimin Evropian. Përveç kësaj, anëtarësimi në SEPA na afron me tregjet europiane dhe redukton kostot e transaksioneve ndërkombëtare me 30%.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për përfshirje dhe qëndrueshmëri.

Politikat industriale nuk duhet të fokusohen vetëm te sektorët ku kemi potencial për të fituar në tregjet globale, por edhe te ata që janë jetikë për punësimin dhe kohezionin social brenda vendit. Ato duhet të mbështeten nga politika vendore të përshtatura për kontekste specifike — si zonat ekonomike të veçanta — duhet të dizenjohen me kujdes, duke theksuar karakteristikat specifike lokale e rajonale. Gjithashtu, ndihma shtetërore duhet të fokusohet te firmat me potencial të lartë. Të dhënat tregojnë se firmat e reja dhe dinamike janë nxitëset kryesore të punësimit dhe inovacionit. Politika të orientuara për stimulimin e tyre, të tilla: si garancitë e kredive, huatë me interesa të subvencionuara apo fondet e kapitalit sipërmarrës të mbështetura nga shteti, mund të sjellin një ndryshim të madh,” u shpreh Guvernatori.

Sipas tij, në debatin për politikën industriale dhe drejtimet e zhvillimit, roli i bankës qendrore, ndonëse jo drejtpërdrejt, është i veçantë dhe i pazëvendësueshëm. Banka qendrore nuk harton politika industriale, por kontribuon në to si garantuese e stabilitetit makroekonomik dhe financiar – kusht themelor për çdo zhvillim të qëndrueshëm.

Stabiliteti i çmimeve, sistemet financiare funksionale, një sektor bankar dhe një sistem pagesash modern që i shërben ekonomisë reale — janë parakushte të rëndësishme për investim afatgjatë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Përtej kësaj, ai theksoi Banka e Shqipërisë po jep një kontribut të rëndësishëm edhe në përmirësimin e përfshirjes në financë, përmes inovacionit të sistemeve të pagesave dhe anëtarësimit në SEPA, institucionalizimit të llogarisë bazike, mbikëqyrjes efektive, edukimit financiar dhe promovimit të inovacionit financiar.

Këto ndërhyrje hapin tregje e mundësi të reja dhe ai u angazhua se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të japë kontributin e saj në të gjitha këto drejtime, me përkushtim dhe profesionalizëm.

Ju ftoj të jemi ambiciozë, por të kujdesshëm; të hartojmë politika industriale të zgjuara dhe gjithëpërfshirëse, që përputhen me aspiratat tona afatgjata. Mbi të gjitha, duhet të investojmë jo vetëm në sektorët e ekonomisë, por edhe te njeriu, si qeliza bazë e fuqisë punëtore, si dhe te institucionet dhe infrastruktura që do të definojnë Shqipërinë e së nesërmes, në rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian, si një hapësirë mundësish për një transformim të pandërprerë,” tha Sejko./Monitor.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan