AKTUALITET

Raporti i DASH mbi të bërit biznes në Shqipëri: Vështirësi për shkak të korrupsionit të vazhdueshëm dhe konkurencës së pandershme

M.B. Përditësimi i fundit 18 Korrik 2024, 18:03
Raporti i DASH mbi të bërit biznes në Shqipëri:
Foto ilustruese

TIRANA- Një raport i përvitshëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve ofron informacion mbi mjedisin e të bërit biznes në më shumë se 160 ekonomi të botës. Në raport DASH-i përvijon sfidat dhe përparësitë e të bërit biznes në Shqipëri dhe në Kosovë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Shqipëria vazhdon të ruajë qëndrueshmërinë e saj makroekonomike, pavarësisht tre goditjeve të njëpasnjëshme siç ishin, tërmeti i vitit 2019, pandemia COVID-19 dhe ndikimet ekonomike të agresionit rus në Ukrainë. Pas një tkurrjeje prej 3.5 për qind në vitin 2020, ekonomia e Shqipërisë u rikuperua, duke u rritur me 8.9 për qind në vitin 2021, 4.9 për qind në 2022, me vlerësime që e vendosin rritjen e vitit 2023 në 3.4 për qind.

Në raportin e përvitshëm për klimën e investimeve, Departamenti amerikan i Shtetit thekson se megjithatë, zhvillimi ekonomik i Shqipërisë mbetet i cenueshëm nga korrupsioni i përhapur, konkurrenca e pandershme, sektori joformal dhe mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore.

Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, një kuadër ligjor të shëndoshë dhe ka bërë përparim në kufizimin e korrupsionit në nivel të ulët, duke digjitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Megjithatë, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm, përfshirë në sektorin publik, gjyqësor, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrembëruar, ekonominë e madhe joformale, pastrimin e parave, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri”, thuhet në raport, në të cilin theksohet se emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesë të fuqisë punëtore që ndikon në perspektivat e investimeve.

Raporti kujton se Shqipëria vazhdon të qëndrojë keq në treguesit e Perceptimit të Korrupsionit të organizatës Transparency International. Në vitin 2023, Shqipëria renditej në vendin e 98 nga 180 vende, një përmirësim i lehtë nga viti 2022, por ende prapa renditjes së saj më të mirë të vitit 2016, kur u rendit e 83-ta. Shqipëria vuan nga një sektor i madh joformal dhe nga veprimtaritë e pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar (FATF), një organizatë ndërqeveritare e themeluar me iniciativën e G7-tës, e përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri në 2020. Nga viti 2020-2022, vendi iu nënshtrua katër raporteve vijuese dhe përmirësoi punën duke çuar në heqjen nga lista gri në tetor të vitit 2023.

Komuniteti i biznesit raporton se vala e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni, dëmton konkurrencën në treg. Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët raportojnë se ata mund të jenë objektiv i zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale, thuhet në raport.

Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Investitorët raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonon dhe parandalon investimet në Shqipëri”, thuhet në raportin e DASH-it në të cilin theksohet se “përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ulur mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë”.

Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme.

Investitorët amerikanë hasin në sfida për shkak të korrupsionit dhe vazhdimësisë së praktikave joformale të biznesit. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet në raport.

DASH-i thekson se të drejtat e pronësisë vazhdojnë të paraqesin sfidë në Shqipëri, sepse është vështirë të merret një certifikatë pronësie e pakontestuar.

Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë në mënyrë të paligjshme një titull për pronësinë e tokës. Mbivendosja e titujve të pronësisë është një çështje serioze dhe e zakonshme. Procesi i kompensimit për tokat e konfiskuara nga ish regjimi komunist vazhdon të jetë i vështirë, joefikas dhe i pamjaftueshëm. Qeveria ka shfaqur vullnet për të trajtuar këtë problem, por pa përparim”, thuhet në raport.

DASH-i përmend faktin që Shqipëria ndërmori reformën në drejtësi për të luftuar korrupsionin sistemik duke theksuar se vendi “ka organe funksionale dhe të pavarura kundër korrupsionit, duke përfshirë Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPO) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (NBI). ), pjesë e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK.) Reforma në drejtësi mbështetet shumë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe zbatimi është në vazhdim, me pritshmëri që suksesi i saj të përmirësojë përfundimisht klimën e investimeve në vend”.

Në pjesën për Kosovën, raporti i DASH-it vë në dukje se tensionet e vazhdueshme me Serbinë vazhdojnë të jenë pengesë për tërheqjen e Investimeve të huaja. Ekonomia e Kosovës, thuhet në raport, ka dëshmuar qëndrueshmëri të konsiderueshme në vazhdën e goditjeve globale dhe rajonale, duke përfshirë pandeminë COVID 19, agresionin rus në Ukrainë dhe rritjen e shpejtë të çmimeve të mallrave.

Sipas raportit Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore parashikuan rritjen ekonomike prej afërsisht 4.0 për qind në vitin 2024. Investimet e Huaja mbeten të kufizuara, ndërsa dërgesat nga diaspora vazhdojnë të përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm të Kosovës.

Raporti vë re se Kosova ka marrë masa për të përmirësuar klimën e investimeve me veprimet e qeverisë për të thjeshtuar regjistrimin e bizneseve dhe për të zvogëluar pengesat burokratike. Megjithatë, rritja ekonomike dhe produktiviteti vazhdojnë të kufizohen nga çështje strukturore, duke përfshirë një ekonomi të madhe joformale, varësinë nga dërgesat e diasporës për konsum dhe shkallën e lartë të papunësisë mes grave dhe të rinjve.

Një treg i brendshëm i vogël, ndonëse në rritje, integrimi i kufizuar rajonal dhe tensionet e vazhdueshme me Serbinë, vazhdojnë të jenë pengesat më të rëndësishme për tërheqjen e Investimeve të Huaja të Drejtpërdrejta”, thuhet në raport, në të cilin theksohet se politikat ndonjëherë ‘tekanjoze” ekonomike të qeverisë së Kosovës, ndërhyrja politike në ekonomi dhe dialogu i kufizuar publiko-privat, paraqesin gjithashtu sfida për investitorët.

Raporti thekson se në qershor të vitit 2023, qeveria e Kosovës, duke iu referuar shqetësimeve të sigurisë, ndaloi hyrjen e mallrave të gatshme me origjinë serbe në Kosovë.

Ndalimi shkaktoi paqartësi të madhe tek importuesit dhe ndikoi negativisht në kompanitë në pronësi të subjekteve të huaja në Kosovë për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit. Përkundër kërkesave të përsëritura, qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë shpjegim se si ky ndalim ka zbutur kërcënimet e sigurisë”, thuhet në raport.

DASH-i thekson edhe çështjen e rregullim administrativ të regjistrimit të bizneseve që kërcënoi mbylljen e disa bizneseve dhe me mediumi gjatë vitit 2023 si dhe vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e euros si monedhe të vetme pët pagesa me para në dorë “vetëm me një muaj paralajmërim, duke kufizuar ashpër qasjen në mbështetjen financiare nga Serbia të të komunitetit serb”.

Në raport thuhet se ligjet dhe rregulloret e Kosovës janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve, por zbatimi mbetet i dobët. Aty përmendet se më ndihmën e qeverisë amerikane Kosova themeloi një Gjykatë Komerciale në gusht të vitit 2022, e cila synon të trajtojë kontestet e biznesit në mënyrë të drejtë, efikase dhe të parashikueshme. Gjykata pritet të përmirësojë mjedisin e të bërit biznes duke ulur mundësitë për korrupsion dhe duke ndërtuar besimin e investitorëve dhe sektorit privat në sistemin gjyqësor.

Investitorët i tërheq popullsia e re e Kosovës, kostoja e ulët e punës, afërsia me tregun e BE-së dhe burimet natyrore. Ndërprerjet globale të furnizimit të shkaktuara nga pandemia COVID-19 kanë ngjallur një interes më të madh nga disa biznese për ta përdorur Kosovën si bazë për prodhim që synon tregun e BE-së”, thuhet në raportin e DASH-it./ VOA

dash

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan