AKTUALITET

Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës: Historianët komunistë, edhe pse nuk i pret më arrestimi e tortura, siç bënte dje pushteti i tyre, vazhdojnë…

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Qershor 2026, 07:53

Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës: Historianët

Nga Mërgim Korça/ Shtysa që na bën t’a kundrojmë periudhën historike përfshirë mes viteve 1939 – 1945 me një pamje të gjerë, të themeltë, përgjithësuese edhe tërësisht shkencore, kërkon që të ndriçohen e pastaj edhe të mbështetemi edhe në fakte historike jo vetëm lënë në harresë por edhe shtrembëruar qëllimisht nga historianët e periudhës së diktaturës. Prandaj detyrohemi t’a fillojmë analizën duke përcaktuar fillimisht kriteret bazë të mirëfillta shkencore lidhur me përdorim caqesh gjuhësore pa u a shfytyruar kuptimin atyre, pa le në vazhdim edhe të lejojnë interpretime të gabuara, (prirur nga shtysa karakteri ideologjie politike), të cilat nga ana e tyre në vazhdim çojnë pashmangshëm në përfundime krejtësisht të gabuara. 

Vazhdojmë më tutje. Stalini shkarkon papritmas si ministër të Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik, Maksim Litvinovin (me origjinë hebre), i cili e mbulonte atë post që nga viti 1930, dhe më 3 maj 1939, vendos në vendin e tij Vjaçesllav Molotovin, i cili më 23 gusht 1939, nënshkruan së bashku me Joachim von Ribbentropin, (për palën gjermane), paktin e mos-sulmimit si edhe të zonave të ndikimit. Edhe me këtë rast shtrohet pyetja aspak retorike: Si e pritën aleatja e Gjermanisë naziste, Italia, e nga ana tjetër edhe Anglia, kundërshtarja e saj, këtë marrëveshje? Mussolini e quajti;  thik’e ngulur mbas shpinës së tij nga ana e Hitlerit, kurse Chamberlaini e quajti nga ana e Bashkimit Sovjetik bërë Anglisë.

Gjatë Luftës së II-të Botërore kush vriste qoft’edhe një ushtar gjerman, konsiderohej atdhetar edhe hero nga ana e anglo – amerikanëve si edhe sovjetikëve. Pra, partizanët e Ushtrisë Nacional-Ҫlirimtare Shqiptare konsideroheshin heronj e, si rrjedhojë, edhe komandantë te asaj lufte po ashtu, nga aleatët. Me të mbaruar lufta, aspak për altruizëm por, sërishmi për interesa thjeshtë të njëanshme, po ata anglo – amerikanë filluan dhe mbështesnin forcat kundra-komuniste në Shqipëri. Pra ish aleatët u bënë objekt goditjeje të ndërsjellë.

Normalisht e krejt logjikisht shtrohet pyetja përgjithësuese lidhur me faktet krahasuese të sjellë si shembuj: A duhet konsideruar e vërtetë absolute gjykimi që jepnin Rusia apo Austro – Hungaria, lidhur me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës? Cila e drejta historike, gjykimi i Mussolinit ndaj Hitlerit, Chamberlainit ndaj Stalinit apo, si duhen gjykuar pozicionimet ndërsjelltas të shkëmbyera?

Cili nga pozicionimet e aleatëve ndaj  drejtuesve të L. N. Ҫl. I drejtë: ai i para 29 Nëntorit 1944 apo ai përgjatë vitit 1945 e në vazhdim? Si i u kundërvunë në gjykim njeri tjetrit ish aleatët duke filluar që nga viti 1945 e në vazhdim.

PËRGJATË KËSAJ HULLIE, DUKE E PËRQENDRUAR MË SË FUNDI PIKËSYNIMIN TONË, NDALEMI TEK VARGU I PYETJEVE QË DUAN PËRGJIGJE TË DREJTPESHUARA  DHE SHKENCORE E ME TO E MBYLLIM EDHE ANALIZËN TONË RRETH KOLABORACIONIZMIT SI EDHE KOLABORACIONISTËVE:

A ësht’ e drejtë që; nisur nga konsiderata të nxjerra mbështetur mbi fakte krejt të njëanshme, (kundruar përgjatë diktaturës komuniste), ose në vazhdim, në përputhje me ideologjin’e saj nga historianë që nuk kanë se si t’i mohojnë ato që kanë shkruar përgjatë dhjetëvjeçarësh, të vazhdohet e të jepen gjykime po prej tyre rreth historisë edhe sot?

Pa hyr’edhe gjykuar as anën karakteriale e as morale të historianëve që përgjatë 47 viteve e shkruan historinë ashtu si u a diktoi partia, ndonëse ata kishin aksés në FONDET E NDALUARA TË ARKIVAVE, e pra i dinin të vërtetat historike, shtrohet pyetja: A ësht’e drejtë të vazhdohet, edhe sot e kësaj dite në tekstet shkollore, të pasqyrohet historia e vendit tonë mbi po ata binarë nga të njëjtët autorë?

Si ka mundësi që lidhur me cakun gjuhësor “KOLABORACIONIZËM” si edhe “TRADHTI” e gjithashtu cilësorin “KOLABORACIONIST” edhe TRADHTAR merret pozicion zyrtar duke sjellë si shembull pohimin se të dy këta veprime e gjithë bota i ka dënuar? Sapo fillon e trazohet politika me historinë, dalim tek thënia madhore por djallëzore e Andey Vyshnsky-t i cili, duke i u referuar një maksime të Mark Twain-it, e citonte dendur dhe me mburrje si sukses të politikës sovjetike:

“…Më së pari duhen mbledhur faktet e këta pastaj i paraqesim  dhe i shfytyrojmë si të duam!” Dhe e ndjej kënaqësinë t’ia bëj të ditur lexuesit, i cili nuk e ka këtë informacion, se Vyshinsky ka qenë Prokuror i Përgjithshëm i Bashkimit Sovjetik në vitet e krimeve të mëdha staliniane 1936 – 1938, e në vazhdim pastaj edhe ministër i Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik. Bazuar në pohimin e tij lidhur me shfytyrim faktesh dhe realiteti, shikojmë a gjendet paralelizëm mes mësimeve të tij, zbatuar në kushtet e Shqipërisë.

E pranojmë për një çast se përzgjedhja e të gjithë plejadës së atdhetarëve që e vunë në lojë të shkuarën e tyre thellësisht atdhetare, si edhe personalitetin e tyre duke menduar se kolaboracionizmi i tyre u shërbente interesave kombëtare, ishte në dëmin e vendit e kësisoj që nga Mustafa Kruja e Hasan Dosti, Ernest Koliqi e Tahir Kolgjini me shokë, që u dënuan me vdekje në mungesë, duke vazhduar më Patër Anton Harapin e Lef Nosin, si edhe Kol Tromarën, Bahri Omarin, Terenc Toçin, Fejzi Alizotin, Maliq Bushatin, gjeneral Aqif Përmetin, Beqir Valterin, Shyqyri Borshin, Ismail Golemin, Daut Ҫarçanin  e Javer Hurshitin me shokë, që u dënuan dhe u ekzekutuan, e paguan përzgjedhjen e gabuar me kokat e tyre!

E theksoj këtë moment, sepse jo vetëm atëherë, në vitet e para të marrjes së pushtetit, por edhe sot e kësaj dite historianët e periudhës diktaturës komuniste, vazhdojnë  dhe i quajnë kolaboracionistë me kuptimin e keq të fjalës. Këtu marrim shkas t’u a sjellim parasysh lexuesve të këtyre radhëve dy replika të ndërsjella përgjatë Gjyqit Special të prillit 1945, që mund të qëmtohen edhe sot në protokollin e atij gjyqi. Prokurori Bedri Spahiu: “Të pandehur, veprimtaria juaj e këtyre viteve ka përbërë tradhti ndaj fateve të popullit dhe atdheut duke e njollosur emrin tuaj me atë të tradhtarit”.

I pandehuri Kol Tromara i replikon flakë për flakë: “Se kush është tradhtar, këtë do t’a mësojë populli herët a vonë”. Në fakt kryetari i atij trupi gjykues, Koçi Xoxe, u dënua me vdekje dhe u pushkatua si tradhtar, e gjithashtu si tradhtar u dënua edhe prokurori Bedri Spahiu, që si i tillë u kalb burgjeve). Krejt e natyrshme pyetja: Kush u a vuri cilësorin tradhtarë këtyre dy personaliteteve të drejtësisë komuniste shqiptare? Përgjigja ësht’ e qartë si drita e diellit, vetë Enver Hoxha, po ai që i pati ngjitur  në ata poste të larta prej të cilave dënuan me pushkatim e me qindra e mijëra vite burgim, të mbledhura bashkë, pikërisht ajkën e atdhetarisë edhe të intelektualizmit shqiptar!

Mirëpo ekzistonte edhe një palë tjetër e cila, me që konsiderohej fatlume përzgjedhja e aleancës kundra fuqive fashiste, ata u bënë kok’e këmbë me idetë antifashiste. Është një varg i pambarim i tyre, duke filluar që nga ideologët e atij pozicionimi; Zaj Fundua me gjithë Zef Malën e Sejfulla Malëshovën, të ndjekur përgjatë ideologjisë tyre komuniste, nga ata që dolën maleve për t’a luftuar fashizmin, si Koço Tashkua me shokët e tjerë, Islam Radovickën, Riza Danin, Shefqet Bejën, Sheh Karbunarën, profesor Gjergj Kokoshin, dr. Enver Sazanin, Kolë Kuqalin e Irfan Majunin me shokë. Po këta si u quajtën nga Enver Hoxha dhe P.K.Sh.-ja? I gjithë vargu i tyre i pambarim në vijim u quajt edhe ai “TRADHTARË TË PARTISË DHE TË POPULLIT”!

Nuk ka si të harrohet çasti kur në sallën e gjyqit, i akuzuar si komplotist zv/Kryetari i Frontit Demokratik i Shqipërisë, si edhe deputeti i Durrësit Shefqet Beja, e shqeu këmishën dhe tregoi para trupit gjykues si edhe të pranishmëve në  sallë, djegiet me hekur të skuqur në zjarr që i ishin bërë në kraharorin e tij nga hetuesit, që të pranonte se kishin krijuar grupazh antiparti !(???) (I kujtojmë lexuesit se Kryetar i F.D.Sh. ishte vetë Enver Hoxha).

Pra në vazhdim, qëndrimi ndaj atyre që e orientuan popullin me mish e me shpirt në kampin kundërshtar të fuqive fashiste, dhe që në masën më të madhe u pushkatuan ose u kalbën burgjeve si tradhtar, si edhe kolaboracionistët e ashtuquajtur të mirëfilltë, a nuk përbën ky një qëndrim tamam jo vetëm gjakatar por edhe paradoksal të Enver Hoxhës dhe partisë tij, të nënshtruar totalisht interesave të tij personale? U quajtën tradhtarë kolaboracionistët e gjithashtu tradhtar edhe antifashistët, mbështetësit e Luftës Nacional-Ҫlirimtare.

(Rikujtojmë replikat e ndërsjella të Bedri Spahiut në rolin e prokurorit si edhe të Kol Tromarës në atë të të pandehurit). Pra, me logjikën më të thjeshtë matematike, në mes dy palëve me pozicionime diametralisht të kundërta, jo vetëm që u dashka vënë shenja e barazimit, por ky drejtim politik djallëzor i Enver Hoxhës, mbahet akoma i gjallë dhe në forma disi të maskuara vazhdon e mbështetet nga historianët e atëhershëm akoma aktivë, si edhe nga dishepujt e tyre që ndjekin endé postulatin e Vyshinskyt!

Pa u zgjatur më, por ama edhe pa dashur të mos përfill zërin e historisë të viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri, që na tregon se si mbas qindra tradhtarëve, duke filluar që me themelimin e P.K.SH.-së, në vazhdim me deputetët dhe grupin e tyre imagjinar, duke vazhduar me gjeneralët e ushtrisë, drejtuesit tradhtarë të ekonomisë e së fundi edhe kryeministrin e 27 viteve me radhë, si edhe disa zv/kryeministra e gjithashtu edhe ministra të Punëve të Brendshme, duhet pranuar se Enver Hoxha e drejtoi vendin nëpër një rrugë të drejt’e parimore shumë atdhetare për dyzet vite me radhë, veç i rrethuar prej tradhtarësh të atdheut!

Kjo logjika që duan t’u trashëgojnë brezave historianët e diktatorit, ata që përgjatë dyzet vitesh dridheshin e veç sipas mësimeve të partisë edhe të diktatorit mendonin si edhe vepronin duke i shkruar veprat si edhe disertacionet e tyre. Kurse sot e kësaj dite, të trimëruar se shtetarë jo më vendi diktatorial, por të lirë të thon’e të shkruajnë sa e si të duan sepse nuk i pret më arrestimi e tortura, siç bënte pusht-shteti i tyre, vazhdojnë’ e duan t’a mbajnë të shtrembëruar historinë si dikur…sepse veprat e tyre shkencore, shkruar e publikuar përgjatë diktaturës komuniste, nuk i lenë të flasin ndryshe!

E në vazhdim, pikërisht nisur nga pyetje te shtruara që presin jo vetëm përgjigje por kërkojnë’ edhe masa të themelta e të pa vonesë, e gjithashtu konkretisht sa duhet të mbështetemi tek gjykimet e botës, u sollën shembujt e gjallë dhe ulëritës të historisë si duhen gjykuar veprimet e Sir Edward Greyt, pakti Ribbentrop – Molotov, qëndrimet ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Nacional-Ҫlirimtare, si edhe ndaj luftëtarëve të njësive të armatosura kundër-komuniste, të trajtuar përgjatë gjithë periudhës diktatoriale me përbuzje si “Diversantë”!

Si edhe e gjithë veprimtaria herë kolaboracioniste e, në vazhdim kundërshtare e Enver Hoxhës ndaj miq-armiqve të tij, paçin qenë ata shtete edhe sisteme ose edhe persona të veçantë, e kam të madhe shpresën që studiuesit e ardhshëm, por ama edhe të prirur ndershmërisht ndaj zbulimit të të vërtetave historike mbështetur në materialet arkivore, nuk do t’a kenë të pamundur vënien në vend të shtrembërimeve historike, bërë me qëllime të caktuara keqdashëse, qoftë përgjatë viteve të diktaturës komuniste, si edhe në vazhdim.

Nga ana tjetër jam i mbushur me shpresë se po kjo kategori studiuesish, do të dinë t’i analizojnë tingujt e të dyja kambanave, pra edhe të fituesve të Luftës II-të Botërore (Sh.B.A.-të si edhe Anglia, qenë aleatë interesash të çastit me Bashkimin Sovjetik dhe me të mbaruar lufta, u bënë sërishmi armiq për vdekje, siç kishin qemë edhe para lufte), e gjithashtu edhe t’i interpretojnë siç duhet dokumentet arkivore!

Vetëm një analiz’e kësaj natyre, e bërë me vullnetin e mir’ e të ndershëm të shkencëtarëve të paanshëm, do t’i vendosë pikat mbi “I”, lidhur me Kolaboracionizmin në të mirë të Atdheut, në kushte te pushtimit të huaj, si edhe atij plotësues egosh personale dhe në dëmin e Atdheut, në kushtet e Shqipërisë së çliruar, faktuar këto me gjendjen ekonomike të vendit, mbas shkërmoqjes së diktaturës komuniste./ Memorie.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan