AKTUALITET

REL: Çmimet e turizmit në Shqipëri me ngritje-ulje

M.B. Përditësimi i fundit 27 Korrik 2024, 12:59
REL: Çmimet e turizmit në Shqipëri me ngritje-ulje
Foto ilustruese

TIRANA- Debati nëse plazhet në Shqipëri janë të mbushura me njerëz apo bosh, u zhvendos te shqetësimet për rritjen abuzive të çmimeve dhe dëmi që ato mund t’ia shkaktojnë turizmit. Këtë shtrenjtim e pranoi si Qeveria, ashtu edhe pushteti vendor, ndërkohë që operatorët turistikë kanë argumentet e tyre se përse ndodhi. Kryeministri Edi Rama u kërkoi kryebashkiakëve të Vlorës dhe Sarandës - qytete në jug të Shqipërisë, ku u tha se ka më së shumti rritje abuzive çmimesh - që të zhvillojnë takime me operatorët turistikë, për t’u thënë se një gjë e tillë “është e padrejtë dhe strategjikisht vetëvrasje për ta”.

Dhe, duket se ky mesazh u reflektua me një ulje çmimesh. Kështu thonë, së paku, autoritetet lokale dhe operatorët turistikë. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, ishte zyrtari i parë vendor që e denoncoi rritjen abuzive të çmimeve në jug të Shqipërisë. Pasi shqetësimi u ngrit edhe në nivel qendror, ai thotë se ndërmori hapa për ta frenuar atë.

“Kemi zhvilluar takime [me operatorët turistikë] dhe kemi diskutuar për një dakordësi në lidhje me çmimet, që të mos kthehen në bumerang dhe të mos largohen turistët që vijnë”, thotë Dredha për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, çmimet kanë nisur tashmë të ulen, porse ka ende “disa struktura biznesi që abuzojnë”.

“Nuk them se çmimet janë ekzagjeruar, së paku në Lungomare, [pjesa qendrore]. Rritja e çmimit të çadrave është për dy euro krahasuar me një vit më parë. Çmimi ka qenë 800 lekë [8 euro] dhe ka shkuar në 1000 lekë [10 euro]. Por, ka struktura të tjera që pretendojnë se kanë ofertë më të mirë apo shërbim më të lartë. Aty ka abuzim. Çmimi i çadrës mund të arrijë në 2500 lekë [25 euro]. Kjo duhet të ndryshojë”, thotë Dredha.

Një tjetër problematikë që ai thotë se ka ndeshur gjatë inspektimeve në terren, është edhe çmimi i lartë për makinat në parkimet private.

“Nuk mund të paguhet një vend-parkim sa gjysma e asaj që paguhet për një dhomë hoteli. Për këtë shqetësim është ngritur një task-forcë që do t’i evidentojë të gjitha rastet dhe do të merren masa”, thotë kryebashkiaku i Vlorës.

Shqetësime që kërkojnë zgjidhje për të, janë edhe cilësia e shërbimit dhe mungesa e punëtorëve. Vasil Bedini, udhëheqës i operatorëve turistikë në Vlorë, konfirmon se në takimet konsultative me përfaqësuesit e pushtetit vendor, pas kritikave të kryeministrit Rama, është rënë dakord që të ketë një rishikim të çmimeve. Sipas tij, rritje çmimesh ka pasur në zonat e jugut, Dhërmi-Palasë, dhe jo në qytetin e Vlorës.

“Duhet një strategji e qartë për vitet e ardhshme dhe takimet duhet të jenë më të shpeshta. Janë liruar shumë plazhe që kanë qenë të zaptuara. Janë kthyer në publike. Do të rishikohet në fund të vitit prapë paketa e taksave vendore për hapësirat publike, që të kemi çmime reale dhe oferta turistike më të ulëta”, thotë Bedini për Radion Evropa e Lirë.

Bedini numëron disa arsye përse, sipas tij, disa biznese abuzuan me çmimet e disa të tjera bënë një rritje që e cilëson modeste.

“Disa operatorë turistikë që nuk janë të lidhur në vazhdimësi me sezonin, kanë menduar të pasurohen në një vit. Por, sektori i hotelerisë, në përgjithësi, ka pasur një ngritje jo më shumë se 10% dhe kjo lidhet me rënien e euros. Vjet, euroja ishte 120 lekë, këtë vit është 92 lekë. Ne i kemi 90% të të ardhurave në euro dhe 100% të shpenzimeve në lekë”, thotë Bedini.

Ai shton se Vlorën dhe pjesën tjetër të jugut e kanë zgjedhur kryesisht kosovarët e diasporës dhe nuk pret që sivjet numri i tyre të ndryshojë. Eksperti i turizmit në Shqipëri, Altin Sholla, e vlerëson marketingun që i bëhet turizmit shqiptar, por thotë se mungon analiza.

“Qeveria dhe institucionet vendore duhet të ndjekin politika këshillore me ekspertë dhe duhet të merren masa që problematika të tilla si sivjet me rritjen e çmimeve, të mos përsëriten. Marketingu që bëhet, është në kohën e duhur, por duhet analizë se çfarë turistësh na vijnë, si ta marrim më të mirën prej tyre dhe, më pas, si t’i eliminojmë tendencat abuzive”, thotë Sholla për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo do të thotë që ne e sjellim turistin te dera, por duhet të mendojmë edhe si ta mbajmë”, shton ai.

Sipas tij, oferta duhet të jetë e mirëpërcaktuar, sepse “nëse ka tendenca abuzive me çmimet dhe nuk ka shërbime suplementare”, atëherë “turisti vjen, sheh dhe largohet”.

Ndikimi financiar në atë rast “nuk është i madh, nuk është ai që pritet”, thotë Sholla, udhëheqës i institucionit arsimor “Tirana Business University”.

Po sipas tij, statistikat tregojnë se në mars dhe në prill ka pasur rritje të numrit të turistëve - gjë që tregon se “ata nuk vijnë vetëm për vijën bregdetare, por edhe për të vizituar qytete si: Berati, Gjirokastra, Tirana, Shkodra”, të cilat kanë një trashëgimi të pasur kulturore.

“Duhet ta njohim kategorinë e turistëve që vijnë në Shqipëri, në mënyrë që kërkesa dhe oferta të balancohen. Duke njohur mirë turistin që vjen, i harmonizojmë edhe paketat. Nuk mjaftojnë më statistikat se sa erdhën, por kohëzgjatja, sa rrinë apo sa harxhojnë”, thotë Sholla.

Qeveria e Shqipërisë pret që këtë vit vendin ta vizitojnë rreth 14 milionë turistë. Sipas të dhënave të fundit të publikuara prej saj, të cilat përfshijnë periudhën nga janari i këtij viti deri në qershor, Shqipërinë e vizituan 4.5 milionë turistë, ose 34 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vitin e kaluar, media ndërkombëtare, të tilla si CNN, raportuan për Shqipërinë, duke e renditur si një ndër destinacionet më interesante të atij sezoni veror, qoftë për plazhet, zonat malore, ushqimet apo edhe çmimet e volitshme. Këtë vit, tërhoqi vëmendjen publikimi i disa fotografive dhe videove në rrjetet sociale, që, sipas atyre që i shpërndanë, ishin të plazheve shqiptare me shumë pak njerëz ose të boshatisura./ REL

turizmi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan