Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
VLORË- Bashkëjetuesja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u gjet i vrarë mëngjesin e djeshëm në Vlorë ka treguar se ai nuk ka pasur asnjë konflikt. Në një intervistë për Klan News, K.Rakipaj është shprehur se në dijeninë e saj, 58-vjeçari nuk ka ndjerë kërcënim. Bashkëjetuesja shprehet se prej gati 1 viti e gjysmë ai nuk punonte më si roje, ndërkohë që ka treguar dhe dëshminë e saj para uniformave blu.
Sipas saj, ajo ka dëgjuar të shtënat e armës teksa ndodhej në shtëpi, por i ka konsideruar si fishekzjarre. Pas rreth 2 orësh, ajo ka dalë nga banesa, dhe ka parë Hoxhajn të pajetë. Ka njoftuar ndihmën e shpejtë, por 58-vjeçari kishte ndërruar jetë që në vendngjarje. Bashkëjetuesja e të ndjerit, edhe pse nuk është në dijeni të ndonjë konflikti të mundshëm të viktimës, është larguar nga banesa ku të dy jetonin, pasi shprehet se ka frikë.
Pyetje: Pra ju bashkëjetonit prej dy vitesh?
Rakipaj: Po, e ai punonte roje.
Pyetje: Prej sa vitesh punonte i ndjeri, tek subjekti në afërsi të banesës?
Rakipaj: Ai përpara rrinte, ruante… kishte lokalin, ishin shtëpi ato më përpara. Si u prishën shtëpitë, e u bë ai pallati, edhe rrinte në shtëpi ai pastaj. Nuk shkonte më tek puna. Vetëm në mëngjes ulej ky, nga ora 06:30.
Pyetje: Prej sa kohësh nuk punonte më?
Rakipaj: Vajti goxha që nuk shkonte më tek puna. Nuk rrinte roje natën.
Pyetje: Një vit e gjysmë?
Rakipaj: Po, po. E nuk shkonte më. Vetëm ditën.
Pyetje: Ti sot je larguar nga shtëpia dhe je strehuar tek mikesha jote. Pse je larguar nga shtëpia? Ke frikë? Ndihesh e kërcënuar?
Rakipaj: Kam frikë. Ku të vete të rri?
Pyetje: A është ndjerë ndonjëherë bashkëjetuesi juaj i kërcënuar? A ka pasur ai ndonjë konflikt të mëparshëm?
Pyetje: Si mendoni ju, pse është shtënë me armë zjarri ndaj tij?
Rakipaj: S’e di. As vetë s’e di. S’më tregonte, që ka pasur këtë, ka pasur atë…
Pyetje: Pra, ai nuk është shprehur se ndonjëherë…
Rakipaj: Jo, jo. As më ka thënë asgjë. Të më thoshte mua kam këtë e atë, s’më thoshte fare. Se ai dilte, ikte. Ai sa vinte ikte. Ka ikur e në 2 të natës.
Pyetje: Pra po thua që nuk kishte një orar të rregullt që kthehej e vinte në shtëpi.
Rakipaj: Ky vinte, shkonte në punë. Dilte ndonjëherë në natë të vona, edhe… unë isha në punë. Ikja në punë unë, në orën 19:30, të darkës, edhe vija deri nga ora 03:00 të mëngjesit. E kur vija e gjeja në shtëpi. Në gjumë. Edhe ngrihej nga gjumi ky, e ikte poshtë te lokali e shkonte pinte kafen aty. Rrinte aty gjatë ditës. Pastaj ikte, lëvizte. Ku di unë nga lëvizte ai. Se unë s’do ruaja atë se nga shkonte.
Pyetje: Pra, ti po thua se nuk je në dijeni të ndonjë konflikti të mëparshëm që bashkëjetuesi juaj kishte.
Pyetje: A është ndjerë ai ndonjëherë i kërcënuar?
Rakipaj: Për këtë nuk di ç’të thëm. Nuk më ka thënë asgjë.
Pyetje: Ti personalisht jo.
Rakipaj: Jo, jo. Unë s’di asgjë për vete.
Pyetje: Çfarë kërkoni sot?
Rakipaj: Unë kërkoj për veten time, ja tani, ku të rri.
Pyetje: Ku jetonit ju? Në shtëpi me qira?
Rakipaj: Jo, çfarë me qira? Unë rrija me atë.
Rakipaj: Po me atë rrija unë. Ndonjëherë më merrte me të mira ai, ndonjëherë më përzinte, më nxirrte në rrugë. Rrija, përjashta rrugëve. Vija pastaj, rrija te kjo, 5 minuta, pastaj ikja prap. Ngjitesha lart në shtëpi. E s’më thoshte gjë.
Pyetje: Sot në mëngjes ju kanë shoqëruar në polici, ju kanë marrë në pyetje. Çfarë ju pyetën?
Rakipaj: Më pyetën vetëm për këtë. Pe gjë më thanë, nuk pash gjë i thash unë. Unë s’pash gjë. Unë isha brenda i thashë. Unë e dija se ishin fishekzjarre i thashë. Mendova i thashë se ishin fishekzjarre, mendova. Nuk dola i thashë, se po vishesha. Në atë kohë, i thashë unë, po vishja rrobat, e s’mund të dal. Si do dilja unë.
Pyetje: Çfarë ju thanë në polici?
Rakipaj: Më morën në pyetje, vetëm kaq. Pastaj më lëshuan, ika dola, se erdhi dhe daja i tij pastaj, nga njerëzit e vetë.
Pyetje: Nga njerëzit e të ndjerit, vetëm daja ishte?
Rakipaj: Vetëm daja, edhe ai djali i dajës.
Pyetje: Çfarë thonë ata të dy?
Rakipaj: Asgjë, çfarë të thoshin ata të dy. Nuk e di tha ai.
Pyetje: As sipas tyre nuk ka pasur një konflikt të mëparshëm që ka çuar në këtë atentat?
Rakipaj: Jo, jo. Ata më flisnin mua, unë kam respekt për ata.
Renato Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm. Hetuesit janë duke shqyrtuar me kujdes pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më shumë detaje rreth autorit. Policia është në kërkim të provave të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim. Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri. Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur. Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur.
LEZHA- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin e vjetër Lezhë-Manati. Sipas informacioneve, 2 makina...
VLORË- Ende mbeten mister shkaqet e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë. Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja dh...
TIRANA- 23-vjeçari francez Adem Said, është arrestuar pasi dyshohet se mashtronte qytetarët në Shqipëri duke u kamufluar ...
TIRANA- Nga 1 maji do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Kosovës dhe ...
TIRANA- Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja ësht&eum...
TIRANA- Në vitin 2024 sinjalizuesit pranë institucioneve publike dhe private raportuan 12 raste për tu hetuar më tej nga Inspektorati i La...
TIRANA- Dita e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjat...
ITALI- Vrasja e Ilaria Sulës është një nga vrasjet që ka tronditur së fundmi Italinë por edhe vendin tonë pasi 22-vje&...
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhajt të regjistruar mëgjesin e sotë...
FRANCË- Autoritetet franceze kanë vënë në pranga një shqiptare. E arrestuar mësohet që jeton në Saint-Brieuc...