AKTUALITET

Rënia e importit të ushqimeve zbulon emigracionin e lartë dhe dobësitë në konsum

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Maj 2023, 07:25
Rënia e importit të ushqimeve zbulon emigracionin e lartë dhe

Përveç produkteve të mishit dhe bulmetit, që pasqyrojnë krizën e sektorit të blegtorisë, importet e produkteve të tjera ushqimore kanë pësuar tkurrje të shpejtë në 4 mujorin e parë të vitit, një trend rënës që ka nisur që vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT që i përkasin periudhës janar-prill 2023, importet e ushqimeve në sasi pësuan rënie me 11 për qind. Rënia e ushqimeve në një kohë që prodhimi vendas mbetet i njëjtë dhe më rënie në disa artikuj po zbulon trendet negative të emigracionit dhe dobësitë në konsum prej çmimeve të larta.

Të dhënat më te detajuara tregojnë rënie të madhe të dy grupeve kryesore, sheqernave me 41 % dhe drithërave me 28 për qind. Rënia në këto artikuj është pasqyrim i ndryshimit të popullsisë në favor të plakjes dhe emigracionit të lartë. Vitin e kaluar rreth 30 mijë persona kanë kërkuar azil në Britaninë e Madhe dhe BE, teksa mijëra të tjerë kanë emigruar në mënyrë të rregullt në vendet e BE-së, Kanada, SHBA.

Emigracioni i lartë po shuan nga një qytet në vit me madhësinë e Kukësit. Më shumë se 80 për qind e kësaj grup-moshe janë të rinj dhe përbëjnë konsumatorin kryesor, tha Adi Haxhiymeri nga Shoqata e Përpunuesve të Miellit. Çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtarë janë stabilizuar, por importet nuk po rikuperohen nga dobësitë në konsum.

E njëjta situatë edhe në importin e sheqernave, ku konsumi vendas bazohet tërësisht ne import, ndryshe nga drithërat ku ka prani të prodhimit për auto-konsum.

Rënia e importeve të sheqernave me 40 për qind në sasi në këtë fillim vit tregon dobësitë në konsum për shkak të emigrimit dhe mungesës së fuqisë blerëse, pohojnë tregtarët e shumicës në tregun tek Uzina Dinamo.

Pakësimi i të rinjve që janë konsumatorët kryesore të ëmbëlsirave ka ndikuar në uljen e importeve me bazë sheqerin.

Më rënie dyshifrore të sasive të importit ishin edhe produkte të tjera të ushqimeve si farat, vajrat, peshku, frutat , zarzavatet etj.

Në krahun tjetër rritje të importeve kanë pësuar disa artikuj që lidhen me prodhimin blegtoral. Rritja e importeve në këtë grup më shumë lidhet me krizën në sektorin e blegtorisë se me shtimin e konsumit në këto produkte.

Numri i bagëtive në zonat rurale të vendit po tkurret me shpejtësi nga pakësimi i popullsisë rurale dhe kostove të larta që ka mbarështimi i bagëtive.

Prodhimi vendas ka rënë në atë masë duke krijuar një flluskë çmimesh të larta, aq sa edhe prodhimet më cilësore të importit po bëhen konkurruese në supermaketet shqiptare.

Bujqësia shqiptare vuan nga një informalitet i lartë dhe mungesë të dhënash të besueshme.

Mungesa e një inventari për nevojat e konsumit të brendshëm për ta ingranuar me prodhimin dhe nga ana tjetër subvencionet e dobëta po mbajnë peng zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit. /Monitor/

Artikuj te sugjeruar

video

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Albania; 23/10/2026

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”