Dokumenti/ Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...

Në qytetin e Korçës gjen personazhe, të cilët rrëfejnë për jetën e tyre. Ata nuk e ndalin bisedën, por kur u kërkon për të shkruar, stepen pak, pastaj të japin të drejtën që të shkruash. Garancinë e merr kur ata të zgjasin fotot. Vetëm mos e rëndo shkrimin, me gurë të tjerë, veç këtyre që të japim, të japin edhe këtë këshillë. Në njerëzit e vuajtur, gjen gjithmonë një krua të tyre. Gjen një dimër të tyre. Gjen një copë vjeshtë të tyre. Për të siguruar se ato që të kanë shprehur të thonë se e di dhe filani se bashkë ishim atje…!
Në pritje për të marrë dëmshpërblimin e viteve nga burgu si i dënuar politik Namik Spahiu, para pak kohësh u nda nga jeta. Me një humor të rrallë ai do të fliste për dënimin e tij dhe për vitet e burgut. “Në burg, disa nga shokët tanë na bënin estrada, ku shanin kapitalizmin dhe revizionizmin. Kurse piktorët shkruanin parulla: ‘Ne në gojë të ujkut hedhim valle’, ‘Shqipëria shkëmb graniti’.
Më qëllonte që unë të mbaja kënaçet me bojë dhe piktori Maks Velo të shkruante parulla. Me humor mundohej të mposhte atë padrejtësi që e quante ai dënimin, ku nga një komunist i thekur, përfundon në Spaç. ‘E mbaroni pjatën e orizit, derdimenë, po normën pse s’e mbaroni, na thoshte komandanti i burgut në Spaç”?!
Po për korçarët Namik Spahiu do të mbetet, si një plak i qeshur dhe që në dy fjalë që fliste, do të tirrje nga mbrapa një lëmsh të madh. Si shumë të burgosur politik ai priste që të merrte hakun që i takonte. “Na i zvarritin qeveritë – më thoshte. Hesapi ynë si dhe i pronave mbyllej deri në vitin 1996. Po të drejtat tona nuk merren me gota”.
Me një bastun në dorë ai do të delte shpesh deri tek lokali i Bashkisë dhe aty do të kalonte orë të tëra, mes humorit dhe gotës. “Jemi të shoqërisë nga vodka e poshtë. Po pini, se nesër marrim pensionin” – thoshte me humor. Sa kishte nisur që të bënte dokumentet, pa i dorëzuar ato Namik Spahiu u nda nga jeta. Shpesh bënte humor duke na thënë se; “do të na i sjellin lule atje në Shëntriadhë, tek varret e qytetit”.
Po, veç torturave, për të pranuar akuzën Namik Spahiut iu desh që të qante dhe për një udhëheqës të Kinës, pas goditjeve që i kishte dhënë hetuesi. Ai e tregonte me shumë humor këtë fakt.
“Më njeh, mua. Sa e kam qarë unë Çu En Lain e Kinës, nuk e qan as vetë kinezët”!
“Si, keni qenë në Kinë, kur e varrosën?”
“Jo atje, por në birucat tona e kam qarë”.
“Ma tha hetuesi, nga ai e mësova se kishte vdekur kinezi”.
“E di çfarë dite është sot? – më tha hetuesi”.
“E enjte ë, nuk e di që sot ka vdekur Çu En Lai”!
Atëherë hetuesi më qëlloi me shqelm në kupën e gjurit dhe me një goditje tjetër që më kapi në krah dhe shkau e ndali mbi zemrën time. Unë rashë pa ndjenja dhe për një javë qava, nga plaga e marrë, Ja kështu e kam qarë kinezin, mikun tonë të dikurshëm”.
Këtë dialog, Namik Spahiut i qëllonte që ta bënte disa herë në ditë. E pastaj ai do të niste të rrëfente, se si i kishte ndodhur, që kishte derdhur lot për vdekjen e një udhëheqësi kinez.
Namik Spahiu, nga komunist, armik ndaj komunizmit!
Namik Spahiu ka lindur, më 16 shtator të vitit 1933, në një familje të vjetër korçare. Rininë e tij ai e kaloi në qytetin e Korçës, duke u marrë me çfarëdo lloj pune. Ëndrra e tij ishte që të studionte në ndonjë shkollë ku të fitonte kulturë dhe dije. Ai rrjedh nga një familje me shtresë të mesme dhe disa pjesëtarë të saj luftuan me armë në dorë kundër pushtuesve të huaj. Pas çlirimit të vendit, nëna dhe babai i tij bënë çmos që Namiku si më i vogli i fëmijëve që ishte, të shkollohej diku jashtë vendit, por kjo ëndërr e tyre nuk u realizua kurrë.
Megjithatë, Namiku pasi mbaroi shkollën 7-vjeçare me nota të shkëlqyera, studion në shkollën e mesme Ekonomike po në qytetin e Korçës, me rezultate të kënaqshme. Mbas disa vitesh aderon edhe si anëtar i thjeshtë në radhët e PPSH-së, për 17 vite rresht, derisa në 15 nëntor të vitit 1975, arrestohet nga forcat e Sigurimit të Shtetit, me akuzën “Agjitacion dhe propagandë politike”
Namiku: “Si e lava me lot qelinë, për vdekjen e Çu En Lait”!
– “Kisha përhapur fjalën e Partisë, – fillonte të tregonte Namiku, -bile kam qenë komunist i flaktë. Jam munduar të punoj dhe jetoj me djersën e ballit. Kam pasur si obligim në jetë ndershmërinë dhe dashurin për familjen, miqtë dhe të njohurit. Nuk ma merrte mendja kurrë”, – vazhdonte Namiku – se ai do të ish viktimë në piskun e luftës së klasave, pasi vërtet i brumosur me ide përparimtare dhe kish synuar për solidaritet ndaj njerëzve.
Lidhur me arrestimin e tij, Namiku nuk e fshinte mërzitjen që i shkaktoi befasia dhe mos-sqarimi edhe ndaj vetes, për atë padrejtësi që iu bë, ku edhe nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend se do të përfundonte, nga ana e spiunëve të painformuar dhe të pasaktë siç thotë ai, në një nga burgjet më famëkeqe të Shqipërisë, në atë të Spaçit. Ditën e arrestimit ai niste ta përshkruante si më poshtë.
“Punoja si magazinier në një fabrikë sallami. Kur po kthehesha nga puna, rrugës isha në qejf, sepse për disa ditë do të festoja 43-vjetorin e lindjes. Gruaja dhe fëmijët më prisnin gjithmonë tek dera e jashtme dhe kur unë ktheja qoshen e fundit të rrugicës, e cila do të me çonte në shtëpi, nxitoja hapin dhe pa një e pa dy fëmijët hidheshin në krahët e mi të fuqishëm. Pasi hëngrëm darkë dhe po përgatiteshim që të flinim, dëgjoj disa të trokitura të forta që sa vinin dhe shpeshtoheshin.
M’u kujtuan gjermanët që në kohën e Luftës thyenin dyert e shtëpive, për të asgjësuar komunistët apo familjarët e tyre. Gruaja dhe fëmijët u trembën, por unë u ngrita menjëherë dhe renda për të hapur portën, ç’të shikoj. Përpara meje ndodhej shefi i zhdukjes së krimeve, Reshat Leskaj, së bashku me disa policë dhe prokurorë. Pasi më pa për disa sekonda nga këmbët e deri lart në fytyrë më pyeti: – Ti je Namik Spahiu? – Po iu përgjigja unë. – Në emër të popullit, – më thotë, -je i arrestuar, dhe me një polic tjetër më kap për krahu dhe më fut në një ‘GAZ’-69
-Çfarë kam bërë?- i them, kur po merrnim rrugën drejt hetuesisë, aty ku është edhe sot. – Qepe gojën armik!, -më thotë shefi i krimeve, -ti ke sharë sa ke mundur pushtetin tonë. – Nuk është e vërtetë, belbëzova, por sakaq me të mbërritur në hetuesi më futën në një birucë të nëndheshme, ku dritën e diellit nuk e pashë për 7 muaj rresht. Madje një ditë mbaj mend ka qenë e premte, 15 mars 1976. Më thërret hetuesi Xhevahir Lika dhe duke më zhbiruar thellë, më thotë: -Ka vdekur Çu En Lai’, atëherë kryeministër i Kinës!
– Po ç’punë kam unë me vdekjen e tij, apo dhe për këtë unë duhet të përgjigjem?! Por ai s’priti më gjatë dhe më dha një goditje të fortë, me majën e këpucës në kupën e gjurit dhe një goditje tjetër me grusht që shkau në krahun tim dhe përfundoi nga ana e zemrës. Në fillim nuk ndjeva dhimbje, por më vonë vetëm zotit t’ia rrëfej. Ato goditje më bënë që të shpërthej kur më kthyen në birucë, me dy palë lot dhe sa e kam qarë unë Çu En Lain, me dhimbje them, se e tërë Kina s’do të kishte lotuar aq shumë për të.
Mandej përditë i njëjti avaz. Kërcënime, shantazhe, fyerje dhe presione veç këto kanë dëgjuar veshët e mi. Pastaj fillonin torturat, nga policë me kamxhik dhe duar të përveshura deri në llërë. Më bënin presion me qëllim që unë të vetë deklarohesha agjent i shërbimeve të huaja apo, të pohoja se kam sharë për një kohë të gjatë anëtarët e Byrosë Politike dhe vetë Enver Hoxhën. Pas shtatë muajve, dola në gjyq me dëshmitarë që nuk i njihja dhe ku më rëndonte akuza për agjitacion dhe propagandë.
Nuk pranova asnjë nga akuzat e ngritura, madje më dukej absurde që unë një komunist me ideale të vyera, të përgatitesha për të vuajtur dënimin e pamerituar. Megjithatë thëniet e dëshmitarëve të rremë, vërtetuan se unë isha i destinuar për t’u dënuar. Dhe ashtu u bë. Prokurori i atëhershëm, Llambi Gegeni, kërkoi për mua 16 vjet heqje lirie, por gjykatësi vendosi 9 vjet e tre muaj. Më transferuan direkt në Spaç, në këtë burg famëkeq që i përngjante një Holokausti të vërtetë. Nuk mund të gjej fjalë për ta përshkruar atë mjerim, atë ferr sikur ne të ishim shërbëtorët e djallit.
Ushqimi i keq, veshmbathje të ndyra dhe të grisura, një izolim total. Kur ndodhesha vetëm mendoja shumë për gruan dhe fëmijët. Qaja fshehurazi duke parë nga hekurat e dritares së qelisë vetëm një copëz qiell dhe më mërzitej jeta. Punë sfilitëse dhe të rënda që duhet të përballoheshin me një racion buke të papërfillshëm. Megjithatë mendoja, se me dhëmbë do t’i haja këto vite privim lirie, vetëm e vetëm që familjen ta kisha në rregull. Por nuk vonon shumë dhe vjen fatkeqësia e dytë. Në një letër që më dërgonte gruaja, më shpjegonte se më kish bërë hasha dhe se tani e tutje do të shikonte punën e saj.
Nuk po i besoja letrës, paçka se isha i sigurt se shkrimi ishte i saj. Ajo më shpjegonte në letër ndër të tjerash se ishte e bindur që unë kisha sharë Byronë Politike dhe Enver Hoxhën. U binda se gruan dikush e kishte fryrë, ndoshta vëllezërit e saj, apo spiunët 1200-a, që në atë kohë ishin të shumtë. Ajo ishte më komuniste se vetë komunistët e parë. Nuk kisha ç’të bëja, pashë ç’pashë zemrës i vura një gur harrese për gjithçka, gradova trurin në zero dhe përfytyroja vetëm ditën e shumëpritur të lirimit, e cila më dukej me shekuj larg.
Por pas gjithë atyre viteve nuk e harrova, as familjen dhe as partinë time, madje së bashku me një mik, brenda mureve rrethuese të burgut, në mesnatë shkruanim me bojë parulla pro Enver Hoxhës dhe marksizëm-leninizmit. Kurse ditën, personeli i burgut na dinte sipas relacioneve të ardhura, si antikomunistët më të tërbuar. Nga qelia e burgut mora me vete edhe sëmundjen e zemrës, e cila tani më shkaktoi edhe më shumë probleme. Dënimin e bëra kokërr më kokërr, sa më dha gjykata. Kur mbërrij në Korçë, nisem menjëherë për në shtëpi.
Përpara më dalin djemtë tashmë edhe më të rritur më përqafojnë duke më parë me një lloj habie, sikur të mos isha ati i tyre. Ishte një skenë e papërshkrueshme, që megjithatë kaloi. Gruaja ishte ndarë, kishte marrë dhomën e katit të dytë, ndërsa mua më kishte përgatitur dhomën poshtë. Edhe sot e kësaj dite ne nuk flasim, megjithëse jetojmë nën një çati. Unë mbetem për atë një armik i luftës së klasave, ndërsa ajo mbeti për mua një komuniste pa takt”, – përfundonte rrëfimin e historisë së dhimbshme, të cilën unë e kisha dëgjuar shpesh, por nuk më mërzitej kurrë. Pa i mbushur të 75 vite të jetës ai u nda. U nda dhe pa marrë hakun, borxhin për t’u larë me shtetin./ Memorie.al
Vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dh...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të premte brenda një banese, në qytetin e Elbasanit. Nu...
Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premte në rrugën “Isuf Sokoli&rdquo...
Katër persona janë dërguar në paraburgim pas dy sulmeve të ndara që ndodhën në gushtin e kaluar në Prato, gjat&eu...
Janë publikuar përgjimet nga dosja hetimore e Oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kuadër të një op...
Një aksident është regjistruar mbëmjen e kësaj të premte në autostradën Tiranë-Durrës. Një kamion mall...
Një 39-vjeçar shqiptar, i konsideruar si drejtues i një rrjeti shumëkombësh të trafikut të kokainës, u arrestua sot ...
Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Elbasan–Tuneli i Krrabës, ku janë p&...
Partitë Popullore Europiane kanë uruar Partinë Demokratike dhe të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësi...
Jamarbër Malltezi ka akuzuar ditën e sotme, KLP-në dhe ILD-në për zvarritje të qëllimshme të ankimit të bër&...