AKTUALITET

Rinasi skenë krimi, Albana Koçiu në botën e “Lonely Planet”

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2025, 18:12
Rinasi skenë krimi, Albana Koçiu në botën e “Lonely

Në të njëjtën orë që ministrja e Brendshme Albana Koçiu deklaronte me krenari në komisionet parlamentare se “Shqipëria është një vend i sigurt” dhe se “kemi arritur 95% zbulueshmëri të veprave penale” duke reklamuar shkrimet e revistës turistike “Lonely Planet”, disa persona të armatosur me kallashnikovë po bënin xhiro me një Toyota Yaris në Rinas, teksa prisnin të zbriste nga avioni Gilmando Dani, një nga njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit. Në momentin që ai do të shfaqej në dalje të Rinasit, armët ishin gati për t’u zbrazur me breshëri.

Me një avion në Rinas zbriti sot edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Muçi Shaljani. Ai kishte qenë së bashku me Gilmando Danin në Spanjë. Kur ishte nisur, kishte parkuar makinën, një Mercedes Benz të bardhë në një nga parkingjet e aeroportit për ta rimarrë sërish bashkë me Gilmando Danin.

Muçi Shaljani nuk ishte në Spanjë për ndonjë detyrë të ngarkuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, por si shoqërues i Gilmando Danit. Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) është një institucion që heton abuzimet e policëve, ndërkohë që agjenti i saj ishte në shërbim të një prej emrave më të njohur të krimit në vendin tonë. 

“Shqipëria është një vend i sigurtë, priti 12 milionë turistë këtë vit” e nisi fjalimin e saj Ministrja e Brendshme Albana Koçiu në komisionin parlamentar të çështjeve të brendshme. Deklarata si kjo, të ngjashme me thagmat koreano-veriore që lartësojnë punën e liderëve politikë, tregojnë se Ministrja e Brendshme në detyrë nuk ka shumë lidhje me realitetin në terren. Nëse do t’i shkonte në mendje për një moment se krimi i organizuar po ia shfrytëzon si shoferë agjentët e policisë, atëherë do të ishte pak më e kursyer në recitime. Por ajo vazhdoi më tej.

Në versionin e Shqipërisë që përshkroi ministrja Albana Koçiu, vendi ynë “tashmë ka dalë nga listat e zeza” të vendeve të pasigurta dhe ku “biznese të huaja hapen çdo ditë”. “Edhe në faqet e medieve më të njohura ndërkombëtare, në portalet e ambasadave të huaja, në çdo raport dhe përditësim zyrtar përsëritet e njëjta fjali, “Shqipëria është një vend i sigurt” tha ministrja.

Vetëm se disa kilometra më tej jashtë Tiranës, teksa sapo Gilmando Dani po dilte nga Rinasi bashkë me Muçi Shaljanin, banditët ia dhanë kallashnikovit me breshëri.

Xhamat e Mercedesit të bardhë mbushën asfaltin, njerëz të tmerruar ia futën vrapit, ndërsa për t’u siguruar se kishte kryer punë, një nga vrasësit doli nga makina, u afrua pranë Mercedesit të bardhe dhe qëlloi disa herë me pistoletë në drejtim të Gilmando Danit.

Brenda në makinë, Dani humbi jetën në vend, ndërsa punonjësi i AMP-së Muçi Shaljani ende po lufton me vdekjen në spitalin e traumës, pasi ka një plumb në kokë.

Atentatorët ishin kujdesur që ta qëllonin mjetin nga dy anë. Në këtë mënyrë do të amortizonin një kundërpërgjigje me armë nga brenda makinës. Pasi kryen vrasjen u larguan me shpejtësi.

Në komisionin e çështjeve të brendshme vazhdonte e njëjta muzikë. Pohimet e Albana Koçiut ishin të tipit “Lajm i mirë është ulja numrit të krimeve të rënda, përfshi dhe numrin e vrasjeve me dashje”, “luftë frontale dhe pa kompromis kundër krimit të organizuar” apo “95% e zbulueshmërisë sa i përket veprave penale”.

Për recitimin që ka bërë sot në komision, Albana Koçiu as nuk do skuqet, as nuk do zverdhet dhe as do japë dorëheqjen. Ato pak turistë që zbritën në Rinas këtë të martë nëntori janë shumë pak në krahasim me 12 milion që mbërrijnë gjithë vitin. Gjasat janë që askush të mos mbajë përgjegjësi për faktin e rëndë se një nga emrat më të njohur të krimit shoqërohej nga një agjent i Aagjencisë së Mbikqyrjes Policore, as se autorët e krimit “u larguan pa lënë gjurmë”, shkruan Lapsi. 

Në fund të fundit, një “ministre që dorëhiqet” është koncept i një Shqipërie tjetër. Shqipëria e Albana Koçiut ngjan më shumë me shkrimet e gazetarëve të “Lonely Planet”, atje ku flitet për bukuritë e natyrës tonë të mrekullueshme, për miliona të huaj që ngrohen indiferentë nën rrezet e diellit dhe për ata që shijojnë të kënaqur kulinarinë shqiptare. Në këtë Shqipëri, vrasjet mafioze janë thjesht lajme sporadike që ulin mesataren e statistikave, ndërsa plumbat që marrin jetë njerëzish nuk e prishin dot imazhin e bukur ekzotik të Lonely Planet. Ose ndryshe, siç u shpreh Albana Koçiu në Komisionin e Çështjeve të Brendshme “Mjafton t’i referohemi fakteve dhe shifrave, që janë më shumë kokëforta se çdo lloj perceptimi apo aludimi”.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan