Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Në GJKKO është mbajtur ditën e sotme seanca ndaj kopshtarit të kompleksit “Golden”, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar 2020 në zonën e Kamzës. Rigjykimi vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi dënimin e përjetshëm dhe urdhëroi rihapjen e procesit.
Bëhet e ditur se gjatë seancës, prokurorja e çështjes, Elida Kaçkini, kërkoi shtyrjen e gjykimit dhe paraqiti një kërkesë të re për pranimin e provave shtesë, të siguruara përmes letërporosive nga autoritetet franceze, ku në fokus janë komunikimet e koduara përmes aplikacionit SKY ECC mes të pandehurve kryesorë, përfshirë Dritan Rexhepin, Altin Hajrin dhe Gentjan Funiqin. Sipas prokurorisë, këto komunikime janë të lidhura drejtpërdrejt me rrëmbimin dhe vdekjen e Jan Prengës dhe janë marrë në përputhje me procedurat ligjore ndërkombëtare.
"Kemi një kërkesë tjetër, duke qenë se në kuadër të procedimit penal 62/3, 2022 janë kthyer përgjigje dhe janë dërguar letërporosi. Konkretisht komunikimet SKY mes të pandehurve, proces që po ndiqet edhe në GJKKO. Janë në interes të këtij procesi, referuar edhe vendimit të GJL për rikthimin e çështjes këtu. Është kryer procesverbali i identifikimit të PIN të Dritan Rexhepit, Gentjan Funiqit, Altin Hajrit. Komunikimet lidhen me ngjarjen për të cilën akuzohet dhe Festim Bexhili. Ne vlerësojmë se këto komunikime janë në interes të këtij procesi. Janë marrë akte, 75/2022 është marrë praktika përkatëse për ndihmë juridike autoriteteve franceze për Dritan Rexhepin.
Është marrë dhe letërporosia për të pandehurin Altin Hajri, i bashkëpandehur në një gjykim në GJKKO. Dhe njëkohësisht është marrë edhe praktika që është dërguar nga autoritetet franceze, që tregon mënyrën se si janë marrë komunikimet SKY dhe janë bërë pjesë e procesit. Pra, mënyra e ndërhyrjes për marrjen e komunikimeve. Janë komunikime që janë marrë konform rregullave. Aktet i kemi të listuara, informacion shtesë mbi hetimet e kryera për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës më 17 janar 2020, në Kamëz. Komunikime SKY ECC mes Dritan Rexhepit dhe të tjerëve për rrëmbimin e këtij shtetasi. Komunikimet e Altin Hajrit, Gentjan Funiqit dhe shkresa që janë dërguar nga Ministria e Drejtësisë për marrjen e akteve," tha Prokurorja Elida Kaçkini.
Në reagimin e tij, avokati i të pandehurit, Ilir Murati, kundërshtoi kërkesën për provat e reja duke theksuar se, sipas tij, ato nuk duhet të pranohen në këtë fazë të procesit. Ai kërkoi gjithashtu që prokuroria të bëjë të ditur nëse do të ketë prova të tjera në seancën e ardhshme. Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes për t’u njohur me aktet e reja të paraqitura nga prokuroria dhe caktoi seancën e radhës për datën 13 maj, ora 09:00.
Avokati Ilir Murati: Kërkohet rihapje tjetër, me sa kuptuam, për të paraqitur prova të reja. Në bindjen time, nuk duhet të pranohen provat. Nëse ka mundësi prokuroria të na thotë nëse do të ketë prova të tjera në seancën e radhës apo jo.
Behar Dibra: Kjo është kërkesë vazhduese.
Gjyqtari: Gjykata pranon kërkesën e avokatëve për t’u njohur me aktet e prokurorisë. Seanca e radhës do të mbahet më 13 maj, ora 09:00.
Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020. Urdhri për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga dyshohet se ka ardhur nga një burg në Ekuador, ku vuante dënimin shqiptari Dritan Rexhepi. Ky i fundit është një emër i njohur nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet për vrasjen e disa policëve në Krujë ndërsa pas krimit u arratis. Gjithashtu në 2014-n ai u arrestua me 240 kg kokainë në Ekuador.
Ndërkohë që për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 17 janar në Kamzë, hetuesit shqiptarë zbuluan përgjimet telefonike nga Ekuadori, lidhur me sasinë e kokainë që do të transportohej nga Amerika Latine në Britani. Kokaina u mor për t’u transportuar nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga, i cili nuk e dorëzoi kurrë dhe në formë hakmarrje u vendos rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës.
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një personi të Tiranë, konkretisht një apartament dhe dy makina, pas...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje marrjen peng të 68-vjeçarit në Tiranë. Bëhet e ditur se 68-...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e 17 prillit ne Lunder, ku u qëllua me brershëri plumbash ndaj ...
VLORA- Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e Renato Hoxhajt më 27 prill në Vlorë teksa dyshohet ...
TIRANË- Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë marrë peng një 68-vjeçar në një ...
TIRANA- Marrëveshja për lëvizjen e lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të rikthehet në funks...
TIRANA- Personi në foto është Erlis Mehmeti i arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato ...
LEZHË- Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi dyshohen se vodhën me dhunë shtëpinë e një 66-vje&cce...
VLORA-Erlis Mehmeti është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato Hoxhajt në Vlorë. ...
KORÇË- Dy persona janë vënë pranga dhe dy të tjerë janë shpalluar në kërkim, pasi dyshohet se tentuan t&eu...