AKTUALITET

Saga kriminale e Elbasanit/ Zbardhet përplasja Alikaj-Çaka dhe misteri i Nel Çamit: Vrasja në Spanjë që solli serialin tragjik

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Maj 2026, 21:39
Saga kriminale e Elbasanit/ Zbardhet përplasja Alikaj-Çaka dhe

Elbasani është një qytet ku kanë operuar disa prej bandave më të fuqishme në vend të cilat kanë prodhuar disa armiqësi dhe intriga të ashpra që kanë sjellë përplasje gjakatare.

Një prej historive më të rënda është ajo mes familjeve Alikaj dhe Mahmuti nga njëra anë, përballë familjeve Çaka dhe Spahiu nga ana tjetër.

Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story sjell sagën e përplasjeve që nisi nga një pazar i prishur në fushën e trafiqeve në Spanjë thuajse 2 dekada më parë.

Për herë të parë, dëshmi ekskluzive nga familja e vëllezërve të eliminuar Alikaj, si dhe nga familja e Nel Çamit që u shfaros totalisht.

Çfarë thonë të afërmit për sagën e konfliktit dhe cilët janë personat që ata akuzojnë…?

A ka të tjerë pjesëmarrës të akuzuar veç të fortëve që kanë humbur jetën?

Pikëpyetjet që ngrenë familjarët për drejtësinë, dëshmitarët e dyshimtë të ngjarjeve si dhe misteri i zhdukjes së Nel Çamit…

Deri atë ditë, Everest Çaka kishte ruajtur një profil të ulët në Elbasan edhe pse në zonë, e njihnin si një prej të fortëve me të shkuar të errët. Një personazh misterioz i dyshuar për vrasje dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar droge në Spanjë e më gjerë…

41-vjeçari, u eliminua në një atentat të mirëorganizuar që nisi me inskenimin e një aksidenti. Vetura e tij u përplas nga pas në çastet që tentoi të nisej. Në ato momente, drejt Çakës u lëshua një breshëri plumbash që e lanë të vdekur në vend. Dëshmitare ishte bashkëshortja e tij e cila u plagos me një plumb në krahë.

“Pashë një burrë që u afrua tek xhami i shoferit dhe mbante në duar një armë. Ai qëlloi disa herë në drejtim të Everestit, në qafë dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah”.

5 vite më vonë, ngjarja ka mbetur ende e pazbardhur dhe autorët nuk u zbuluan kurrë.

Viktima, ishte kushëri i Arjan alias Ardit Spahiut, i njohur me nofkën “Arjani i vogël”. Spahiu ishte ekzekutuar në Belgjikë në 27 nëntor të vitit 2020, në lagjen “Molenbek” në Bruksel.

Por, përpos armiqësive të shumta, viktimat Arjan Spahiu dhe kushëriri i tij Everest Çaka prej vitesh kanë qenë të përfshirë në një konflikt për të cilin është folur pak ose aspak.

Një konflikt që në Elbasan, e njihnin mirë hasmërinë e vjetër mes familjeve Alikaj - Mahmuti nga njëra anë, dhe Çaka – Spahiu nga ana tjetër. Kjo ishte arsyeja që pas vrasjes së Everest Çakës, u thirrën në polici të afërm të familjes Alikaj. Ky është Vladimir Merxhani, dhëndër në familjen Alikaj së cilës i janë vrarë të dy djemtë në këtë përplasje. Vladimiri rrëfen për herë të parë historinë e krimeve që kanë mbetur të pazbardhura teksa, përmend edhe emra konkretë që sipas tij mund të shkojnë tek e vërteta e plotë.

Një histori që fut në vorbullën e informacioneve edhe të penduarin e drejtësisë Erjon Alibej, një prej njerëzve më të afërt të kushërinjve të ndjerë Everest Çaka dhe Arjan Spahiu.…

“Unë kam qenë në shtëpi, me 3 çunat e më morën mua me 3 çunat, nuk dija gjë pse po shkoja në polici, llogarite. Me kan mbajtur afro 21 orë në polic, pse të merresh unë për Everest Calën ata e njihnin Ladin dhe Cunat e Ladit, pse dyshonin te unë. Ndaj i kërkoj vetëm një gjë policisë e prokurorisë që vetëm drejtësia të shkojë atje ku duhet dhe Erjon Alibej të dali me ato deklaratat e veta…”, u shpreh Vladimir Merxhani, kunati i vëllezërve Alikaj.

“Kam përshtypjen që përherë bëhen pyetje të përgjithshme nga prokuroria ca di nga ngjarja apo personi që mos ti japë shkak atij më vonë që të thotë se s”më keni pyetur për këto, këto janë teknika hetim për të ezauruar këtë aspekt procedural”, u shpreh Ermal Yzeiri, avokat.

“Deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë s’mund të jenë selektive, nëse janë selektive s’ka më marrëveshje, nëse s’ka më marrëveshje ai humbet statusin. Elementi bazë mbi të cilin vendoset marrëdhënie, pra, një person përfiton disa benefite nga marrëdhënia është fakti që duhet jetë i vërtetë dhe jo selektiv”, u shpreh Florian Bonjaku, ish-Prokuror.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan