
Dita e zgjedhjeve lokale në pesë bashki të vendit nuk ka kaluar pa incidente. Raportime të shumta nga terreni tregojnë për shkelje të hapura të rregullave zgjedhore, ndërhyrje politike dhe pengim të punës së mediave në disa qendra votimi.
Në Vlorë, qytet që konsiderohet bastion i socialistëve, janë regjistruar raste ku komisionarë të Partisë Socialiste janë kapur duke shpërndarë informacione mbi personat që kishin kryer votimin – një veprim që përbën shkelje të rëndë të rregullave dhe cenon drejtpërdrejt sekretin dhe sigurinë e votës.
Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha ka qenë pjëse e një incidenti të ndodhur pak më parë këtë të diel në Berat në një nga qendrat e votimit në Berat. Gazetari është parë të debatojë me një nga komisionerët që ka bërë tentativë për mos të lejuar gazetarin të raportojë, i cili është në përputhje të plotë me ligjin zgjedhor për qenë pranë qendrave të votimit për raportim. Pothuajse në çdo qendër votimi të qytetit, janë vërejtur situata ku të dhëna të ndjeshme për identitetin e votuesve janë bërë publike.
Ndërkohë, ministri Taulant Balla, i njohur për ndërhyrjet e tij të mëparshme në procese zgjedhore, theu heshtjen zgjedhore, duke bërë thirrje publike për votim në favor të kandidatëve të Partisë Socialiste. Një veprim që u cilësua i papranueshëm edhe nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili theksoi se thirrjet elektorale gjatë ditës së votimit janë të ndaluara me ligj. Në disa qendra votimi janë raportuar persona të paautorizuar që kanë hyrë brenda ambienteve zgjedhore.
“Kemi komunikuar me Policinë e Shtetit për verifikimin e dokumentacionit që disponon secili nga ata individë. Me përjashtim të 2–3 rasteve, nuk rezulton të ketë pasur problematika serioze,” deklaroi Celibashi.
Ai shtoi se nuk ka pasur raportime zyrtare për prani të personave të paautorizuar në qendrat e votimit, ndërsa për rastin e Matit u sqarua se disa prej lokaleve pranë qendrave nuk ishin zyra partie, por biznese private. Megjithatë, në Bashkinë e Matit, procesi i votimit është shoqëruar me tensione dhe shkelje të transparencës, pasi gazetarët e Syri TV nuk janë lejuar të futen në qendrat e votimit për të raportuar mbi ecurinë e procesit.
Sipas ekipit të terrenit, punonjës të administratës zgjedhore dhe persona të lidhur me strukturat e pushtetit lokal kanë penguar hyrjen e mediave, duke tentuar t’u mbyllin derën përpara se gazetarët të mund të hynin për të filmuar./piranjat.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Nëntor17:53
Politikë e qëllimshme? Turqia hyn, Perëndimi del/ Ekonomia shqiptare në kthetrat e klientelizmit
Largimi i kompanive perëndimore dhe zëvendësimi i tyre me kompani vendase e turko-arabo-kineze favorizon ekonominë klienteliste dhe kontro...
AKTUALITET
9 Nëntor17:47
VIDEO/ Incident në Berat, gazetari ndalohet të raportojë zgjedhjet
Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha ka qenë pjëse e një incidenti të ndodhur pak më parë këtë të diel në...
AKTUALITET
9 Nëntor17:40
Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme vendore, KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 18.20 % e qytetarëve
Në përditësimin e tij të radhës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhje...
AKTUALITET
9 Nëntor17:22
Vendoret në 5 bashki/ Nesho: Pjesëmarrja e ulët, votë proteste ndaj kryeministrit e Rilindjes!
Për diplomatin Agim Nesho, zgjedhjet e pjesshme vendore që mbahen në 5 bashki të vendit, po tregojnë një pjesëmarrje të...
AKTUALITET
9 Nëntor17:13
VIDEO/ Qendrat e votimit nën ujë në zemër të bastionit socialist
Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur sot disa zona të Vlorës, duke krijuar kaos në rrugë dhe në disa qe...
AKTUALITET
9 Nëntor17:06
Edhe në 5 bashki njëlloj si me 11 maj, Celibashi e pranon: Komisionerët kanë raportuar për votuesit!
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në daljen e radhës për mediat, ka deklaruar deri më tani, janë shfaqur vetëm dy problematik...
AKTUALITET
9 Nëntor17:01
Aeroporti i Vlorës, ngrehina pa operim!
Koncensioni i aeroportit të Vlorës është i formës BOT ( build operate transer ) ose ndërto , opero, transfero. Sipas frymës...
AKTUALITET
9 Nëntor16:35
Ja sa është numri i votuesve për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 16:00
Në 5 bashki të vendit po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore. 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryeba...
AKTUALITET
9 Nëntor16:25
Procesi zgjedhor, Celibashi: Votimi mbyllet në orën 18:00
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në daljen e radhës për mediat, ka deklaruar se deri më tani, janë shfaqur vetëm dy problematika g...
AKTUALITET
9 Nëntor16:15
Celibashi pranon dështimin e procesit të votimit: Pjesmarrja është e dobët!
Rezultati përfundimtar për 5 bashkitë që kanë shkuar në zgjedhje të pjesshme pritet të dalë të hënë...