Bomba e përgjimeve nga Arben Ahmetaj, Qyno: SPAK dje hodhi një shashkë me vilën e sekuestruar të Ballukut
Veprimet e fundit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) kanë marrë një kthesë të papritur, t...
Veprimet e fundit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) kanë marrë një kthesë të papritur, t...
Prej dy ditësh, aktiviteti gjyqësor është pezulluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të ...
Thellë në ujërat e Arktikut pranë arkipelagut të largët Svalbard këtë pranverë, aleatët e NATO-s kapën ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kritikuar ashpër Meksikën për atë që e cilësoi si masa të pamjaftueshme kund&...
Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 të mëngjesit të së die...
Rritja e çmimit të karburanteve që nga fillimi i muajit mars, pas përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, ka g...
Zjarret që po shkatërrojnë pyjet dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk janë dukuri natyrore, por një skemë e pastë...
Deti i Zi po përballet me një zonë të re të vlerësuar me rrezik të lartë, pas goditjes ukrainase ndaj infrastruktur&eu...
Rrjetet energjetike, rrjetet e të dhënave, tregjet e aksioneve: sa e lehtë është të paralizohet bota moderne duke sulmuar sistem...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.6 lekë, në shitje me 79.6 lekë. Euro do të blihet me 91...

Qeveria shqiptare e ka konsideruar sektorin e transportit ndër më të ekspozuarit ndaj rreziqeve klimatike, sipas Planit Kombëtar të Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike (NAP) për periudhën 2026–2036, një dokument strategjik që synon të mbrojë ekonominë dhe infrastrukturën nga rreziqet në rritje të klimës, në të cilin ndryshimet klimatike tashmë po rrisin presionin mbi infrastrukturën ekzistuese.
Përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe erozioni kërcënojnë rrugët dhe hekurudhat, ndërsa rritja e nivelit të detit paraqet rrezik për portet dhe objektet bregdetare. Valët e të nxehtit po shtojnë gjithashtu presionin mbi infrastrukturën e vjetruar.
Transporti rrugor mbetet forma dominuese e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në vendin tonë aktualisht, pasi rrjeti hekurudhor ka pësuar rënie drastike dhe aktualisht përfaqëson më pak se 1% të trafikut të pasagjerëve.
Plani parashikon shtatë masa prioritare për transportin, me një kosto të vlerësuar rreth 2,3 miliardë dollarë, ose 21% të buxhetit total që nevojitet për të zbutur pasojat e klimës. Këto masa fokusohen në vlerësime të rregullta të rrezikut për rrugët, përdorimin e zgjidhjeve bio-inxhinierike për të parandaluar përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave, si dhe zhvillimin e mobilitetit urban të qëndrueshëm.
Plani synon jo vetëm mbrojtjen nga rreziqet klimatike, por edhe krijimin e një sistemi modern transporti dhe zhvillimi ekonomik më të qëndrueshëm. Kërkohen investime në infrastrukturë rezistente ndaj klimës, të cilat pritet të rrisin sigurinë, të përmirësojnë lidhshmërinë dhe të mbështesin rritjen ekonomike në afat të gjatë.
Në vitin 2021 ishin funksionale vetëm 224 kilometra hekurudhë, me shërbime të kufizuara dhe shpejtësi të ulëta. Megjithatë, projekte të reja si linja Tiranë–Durrës me lidhje me aeroportin dhe projektet e propozuara drejt Kosovës dhe Greqisë synojnë rigjallërimin e këtij rrjeti dhe zhvillimin e transportit me emetime të ulëta.
Transporti detar mbetet jetik për tregtinë, pasi realizon rreth 70% të eksporteve dhe mbi gjysmën e importeve. Porti i Durrësit përpunon 92% të mallrave të vendit, ndërsa portet e Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës mbeten pika strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit.
Por, teksa Shqipëria ka tashmë një plan për mbrojtjen nga rreziqet klimatike, institucionet ndërkombëtare kanë vënë në dukje se vendi ynë ka probleme të mëdha në zbatimin e strategjive dhe planeve në praktikë.
Me këtë plan, Shqipëria synon të harmonizojë prioritetet kombëtare me objektivat globale të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, në një kohë kur presioni i klimës mbi ekonominë dhe infrastrukturën po bëhet gjithnjë e më i dukshëm./Monitor
Dy procedura prokurimi, njëra e nisur në prill 2025 dhe tjetra në gusht 2025, të lidhura me sistemin e fiskalizimit në Tatime dhe me ...
Shembja e ndodhur në aksin kombëtar të rrugës Librazhd–Përrenjas, në afërsi të fshatit Dragostunjë, pritet ...
Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra shqiptarë të ardhur në qytete dhe rrethe të ndrys...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82.1 lekë. Ndërk...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti paras...
Baroni i drogës në arrati, Sani "Shade" Al-Murdaa, është dënuar me 15 vjet burg nga gjykata në Dendermonde. Sipas Gazet van Antwer...
Durim Bami është ekstraduar nga Dubai, teksa këtë pasdite ka mbërritur në vendin tonë. Durim Bami u nis nga Dubai drejt Stamb...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë ...
Gjykata e Posaçme dëgjoi nëntë dëshmitarë të thirrur nga SPAK në procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Va...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 26 shkurt të pranojë kërkesën e drejtuesit të SPAK, pë...