Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

TIRANË- Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në Egjipt apo Marok bënë që agjencitë e huaja të “zbulonin” vendin e shqiponjave me bukuri të larmishme natyrore dhe trashëgimi kulturore e historike. Bumi i vërtetë u shënua pas pandemisë, me hyrjet e shtetasve të huaj që e kaluan për herë të parë shifrën 10 milionë në 2023 dhe 11.7 milionë në 2024.
Turizmi i ndryshoi tërësisht imazhin Shqipërisë, që tashmë në mediat e huaja u etiketua si “Maldivet e Europës”, me kosto të lirë. Parablerjet e agjencive të huaja nxitën investimet e hoteleve që nisën të zbatonin modelin të gjitha të përfshira. Në fund të vitit 2023, “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor” arriti në 3.6% të PBB-së, me një rritje të shpejtë nga 2016, kur treguesi ishte 1.54%.
Të ardhurat nga udhëtimet e të huajve në 2024-n arritën në rekordin e 5 miliardë eurove, sipas Bankës së Shqipërisë, me një bilanc (duke hequr shpenzimet e shqiptarëve jashtë) që mbetet pozitiv prej 2.3 miliardë eurosh.
Të nxitura nga interesi për turizmin, investimet u shtrinë me shpejtësi vitet e fundit, por në pjesën më të madhe janë në fshatra turistikë, të cilat sjellin kthim të shpejtë për investitorët, por më pak vlerë të shtuar për ekonominë.
Në strategjinë e fundit të turizmit, qeveria pranon se aktualisht, projektet e investimeve në shkallë të gjerë po e bazojnë fizibilitetin e tyre financiar kryesisht në shitjet e pasurive të paluajtshme/rezidencave, ose në kapitalin e tyre, pasi kushtet e financimit tregtar në këtë fazë nuk ofrojnë një burim të përshtatshëm financimi për projekte të tilla, si në aspektin e periudhave të shlyerjes, po ashtu edhe të normave të interesit.
Për rrjedhojë, projektet e zhvillimit të turizmit në shkallë më të vogël kanë opsione financimi të kufizuara, ndërsa projektet në shkallë të gjerë janë të fokusuara më së shumti në komponentin rezidencial, çka do të thotë se perspektiva për zhvillim është e orientuar drejt ndërtimit masiv të pronave të paluajtshme si “resorte” dhe jo në zhvillimin profesional të resorteve turistike të shfrytëzimit të miksuar.
Çmimet ende më të lira në krahasim me rajonin po tërheqin të huaj për blerjen e pasurive të paluajtshme. Në tre vitet e fundit (2022-2024) të huajt kanë blerë gati 1 miliard euro pasuri të paluajtshme në vend, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.
Turizmi ka nxitur dhe biznesin e qiradhënies ditore. Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, bëjnë të ditur se në vitin 2024, nga qiradhënia në Shqipëri u gjeneruan gjithsej 85 milionë euro, një nivel rekord i regjistruar ndonjëherë në vend. Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me 85%.
Në dhjetor 2024, jepeshin me qira përmes Airbnb 21.3 mijë njësi banimi, me rekordin e shënuar në shtator 2024, me gati 24 mijë. Ky numër përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend (rreth 1.08 milionë) sipas INSTAT, apo 5.5% të apartamenteve në pallate (432 mijë). Çmimi mesatar ditor në Shqipëri për një njësi banuese me qira luhatet nga 43 euro në shkurt në 81 euro në gusht, përfshirë pastrimin, por pa kostot e tjera të shërbimit.
Zgjerimi i shpejtë i turizmit mbart dhe rreziqet e veta. Infrastruktura nuk po i përgjigjet këtij ritmi, duke krijuar vonesa në trafik. Çmimet po rriten me shpejtësi, duke dëmtuar si vendasit, sidomos për qiratë afatgjata, ashtu dhe turistët, që u tërhoqën nga Shqipëria për koston e lirë.
Rreziku më i madh është që vendi po humb avantazhin e bukurive të saj natyrore, me bregdetin, sidomos atë të Jugut që po betonizohet me shpejtësi. Mediat e huaja kanë filluar ta theksojnë këtë tendencë. Gazeta britanike “Telegraph” shkruante së fundmi se Shqipëria mund të jetë në prag të një makthi nga mbingarkesa turistike.
“Maldivet e Europës”, “Plazhe si ato të Tajlandës”. Kisha lexuar shumë fraza të tilla për Ksamilin – një qytet i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë – përpara se të shkoja atje.
Me pritshmërinë për të gjetur një fshat autentik shqiptar buzë detit, u përballa me bare plazhi të shndritshme dhe shishe bosh birre përgjatë shëtitores.
Kur hodha sytë përreth, pamja nuk ndryshonte: çdo copëz plazhi ishte zënë nga bare të dendura, dhe pas tyre ngriheshin hotele shumëkatëshe ose skela ku po ndërtoheshin të reja”, shkruan autorja Rebecca Astill.
Qeveria nuk e ka të qartë as se çfarë modeli turizmi do të shfrytëzojë, teksa po tenton të kalojë drejt turizmit elitar, në një vend që ende nuk ka infrastrukturën e përshtatshme, ka probleme me menaxhimin e mbetjeve dhe ka mungesa të forcës së punës së kualifikuar.
Por, një gjë është e dukshme, interesi turistik për Shqipërinë po shfrytëzohet si një motiv apo mjet për “Golemizimin” e gjithë bregdetit shqiptar, gjë që mund të kthehet në një bumerang në një të ardhme afatmesme. Rreziku është i ngjashëm dhe për zonat malore, që pritet të kenë një hov tjetër ndërtimesh nga projekti i fundit për “paketën e maleve”./ Monitor
TIRANË- Shqipëria ka kaluar tre valë të mëdha emigracioni. Kur vendi doli nga diktatura në fillim të viteve ’90 ishte...
TIRANË- Sot do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites Por orët e p...
TIRANË- Florenc Çapja është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai në Shqipëri. Policia ka ndarë pamje nga momenti kur &Cc...
kampi i gjadrit ITALI- Ndalimi i disa dhjetëra migrantëve në qendrën e ndalimit të riatdhesimit (CPR) të ndërt...
dojna mema TIRANË- Dikur, sapo njiheshe me dikë, të pyeste: Ku punon? Cfarë shkolle ke berë? Sot, nuk të pyet më kush. ...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria është renditur në vendin e 80-të në Indeksin Botëror të Lirisë së...
TIRANË- 44-vjeçari i shumëkërkuar i drejtësisë, Florenc Çapja është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai dre...
RINAS- Florenc Çapja ka mbërritur pasditen e sotme në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Policia e S...
anija SHËNGJIN- Anija italiane "Guardia Costiera" ka mbërritur pasditen e sotme në portin e Shëngjinit. 15 emigrantë të ...
elona lalaj TIRANË- Një grua do të marrë drejtimin e Policisë Bashkiake të Tiranës. Elona Lalaj do të jetë dre...